Screenshot 433 1024x572

Fisnik Xhelili nga Portalb e fitoi çmimin për gazetari hulumtuese ‘Nikolla Mlladenov’

Gazetari i Portalb.mk, Fisnik Xhelili sot e ka marrë çmimin e tretë për gazetari hulumtuese ‘Nikolla Mlladenov’ të ndarë nga Instituti Maqedonas i Mediave.

Xhelili triumfoi në këtë konkurs me storjet:

Duke falënderuar komisionin, Xhelili theksoi se ky vlerësim nuk është vetëm personal, por është edhe konfirmim i rëndësisë së gazetarisë hulumtuese në shoqërinë tonë.

“Ky çmim i dedikohet punës së palodhshme për të kërkuar të vërtetën, për të mbajtur institucionet përgjegjëse dhe për t’u dhënë zë qytetarëve. Gazetaria hulumtuese kërkon përkushtim, guxim dhe integritet. Njëkohësisht, ky çmim është kujtesë se kemi ende shumë punë për të bërë në drejtim të transparencës dhe llogaridhënies. Do të vazhdoj të angazhohem për gazetari që i shërben interesit publik dhe së vërtetës”, tha Xhelili.

Çmimin e parë për storien më të mirë hulumtuese në konkursin e sivjetshëm “Nikolla Mlladenov 2025” e fituan Laboratori për Gazetari Hulumtuese (IRL) për storien “Koçani – kompromisi ynë moral”, ekipi i emisionit “KOD” për serinë e hulumtimeve për zjarrin në diskotekën “Puls” dhe gazetarja e “Fokus”, Irena Mulaçka, për storien mbi pronarin e fshehtë të agjencisë “Rubikon”..

Çmimin e dytë e ndajnë ekipi i BIRN Maqedoni për hulumtimin dhe databazën mbi pronat fetare si dhe gazetarët Aleksandar Metodijev dhe Suzana Miceva për serialin “Qymyri në udhëkryq”.

Vendin e tretë përveç Fisnik Xhelilit e mori edhe Aleksandar Dimitrievski, për storien “Specialcët policorë do të vishen nga një studio mode për gra dhe një kompani e regjistruar para tenderit”, të publikuar në “360 shkallë”.

Mirënjohje për angazhim të veçantë gazetaresk u ndanë për Mirosllava Simonovska dhe Frosina Fakova Serafinoviq, Bjanka Stankoviq, Sllavica Filipovska Ivanova dhe Mihail Milloshevski.

Fisnik Xhelili nga Portalb fitoi çmim për gazetari hulumtuese ‘Nikolla Mlladenov’. Foto: Instituti Maqedonas i Mediave
Fisnik Xhelili nga Portalb fitoi çmim për gazetari hulumtuese ‘Nikolla Mlladenov’. Foto: Instituti Maqedonas i Mediave

Në konkursin e sivjetshëm të ndarjes së çmimeve, të 25-tin me radhë arritën 42 storje të punuara në 122 tekste/video.

Instituti Maqedonas i Medias i ndan çmimet vjetore tradicionalisht që nga viti 2001, ndërsa nga viti 2013 çmimi e mban emrin e gazetarit Nikolla Mlladenov.

Për këtë vit, ky është çmimi i dytë gazetaresk që Portalb.mk e fitoi. Muajin e kaluar, gazetari Ardit Ramadani triumfoi në këtë konkursin vjetor të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë për storjen më të mirë për vitin 2025. Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi Fisnik Xhelili.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање