
THIRRJE PËR KONKURS ARTISTIK
“Shpresa që Ringjallet”
Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër fton nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të marrin pjesë në konkursin artistik kushtuar mbrojtjes së kafshëve të rrezikuara dhe ruajtjes së natyrës sonë të përbashkët.
Tema e konkursit: “Gjallesat e rrezikuara – Shpresa që ringjallet!”
KATEGORITË E PJESËMARRJES:
• Poezi, Ese, Pikturë, Vizatim, Fotografi e natyrës (vetëm fotografi origjinale), Maskë / Figurë artistike nga materiale të riciklueshme, Postera ndërgjegjësues, Video e shkurtër (maksimum 1 minutë), Këngë / Tekst kënge me temë ekologjike, Modele 3D / punime dore (dru, letër, qelq, argjilë ose materiale të kombinuara)
KUSHTET E PJESËMARRJES:
• Punimet duhet të jenë origjinale dhe të krijuara nga vetë nxënësi.
• Çdo punim duhet të përmbajë këto të dhëna:
Emri dhe mbiemri, shkolla, klasa dhe kategoria e konkursit.
• Punimet dorëzohen deri më 12 dhjetor 2025 në zyrat e CSCD – Dibër.
EKSPOZITA DHE CEREMONIA E NDARJES SË SHPËRBLIMEVE:
Punimet e përzgjedhura do të ekspozohen Në dhjetor ne ekspoziten qe do te mbahet në Qendrën e Kulturës – Dibër, ku do të mbahet edhe ceremonia solemne e ndarjes së çmimeve.
ÇMIMET:
Do të ndahen 10 çmime me vauçerë (nga një për secilën kategori), si dhe mirënjohje për të gjithë pjesëmarrësit.
QËLLIMI:
Të përfshihen të rinjtë në mbrojtjen e kafshëve të rrezikuara dhe në kuptimin se natyra është përgjegjësi e përbashkët, ndërsa çdo zë, sado i vogël, ka rëndësi të madhe.
Aktiviteti është pjesë e projektit “Të mësojmë për ndryshimet klimatike”, i cili implementohet nga Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër, në partneritet me I.O. “Krste JON” nga Struga dhe “Qendra e Gjelbër” nga Ohri, dhe është mbështetur financiarisht nga Ambasada e Zvicrës, përmes programit Civica Mobilitas.
“Përmbajtja e këtij thirrje është përgjegjësi e vetme e Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo organizatave zbatuese.”
This post was originally published on this site







