2
|

“Nga diversiteti te drejtësia – të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë”

Më 16 qershor 2025, në Europe House Shkup u mbajt forumi tematik “Nga diversiteti te drejtësis – Të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, i organizuar nga organizatat partnere Qendra për Aktivizëm Rinor KRIK, Qendra për Iniciativë Sociale NADEZH dhe Shoqata e Punëtorëve Social të Maqedonisë. Eventi ishte pjesë e projektit “Së bashku për avokim të gjelbër për mbrojtjen e mjedisit (ZZZ)” , i mbështetur nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica mobilitas, dhe e theksoi rëndësinë e krijimit të politikave mjedisore gjithëpërfshirëse, të barabarta dhe të informuara nga të rinjtë.

Eventi u hap nga koordinatorja e projektit, Angella Zdravkovska, me një fjalim ku prezantoi të dhëna shqetësuese nga analiza e fundit kombëtare. Ajo i theksoi përfundimet kryesore të hulumtimit, siç është fakti se më shumë se 90% e të rinjve nuk dinë se ku dhe si ta raportojnë ndotjen, si dhe fakti se 77.4% do të dilnin vullnetarë për mbrojtjen e mjedisit – nëse do t’u jepej mundësia.

Forumi u pasua nga një diskutim në panel me titull “Rinia, drejtësia klimatike dhe institucionet”, i moderuar nga Ana Zafirova. Paneli lidhi zërat e të rinjve, institucioneve dhe sektorit të shoqërisë civile me qëllim hapjen e një dialogu mbi drejtësinë klimatike, pabarazinë mjedisore dhe nevojën për përfshirje sistematike të të rinjve në politikat mjedisore.

Në panel morën pjesë Dushica Perishiq, Drejtoreshë ekzekutive e BNJVL; Andrijana Gjelevska, eksperte e hulumtimit veprues dhe autore e një pjese të analizës kombëtare; Filip Ivkovski, ish-president i Këshillit Kombëtar Rinor të Maqedonisë; Aleksandra Dimitrievska Avramovska, Drejtoreshë e Departamentit për inspektim komunal dhe inspektim mjedisor në Komunën e Gazi Babës.

Ngjarja ishte gjithashtu prezantimi i parë zyrtar i dokumentit “Nga diversiteti te drejtësia – Të barabartë në të drejtën për një mjedis të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm për të gjithë”, i cili është një analizë gjithëpërfshirëse kombëtare e kryer në tetë rajonet planifikuese të vendit. Analiza është rezultat i një hulumtimi të gjerë veprimi që përfshinte: një anketë me më shumë se 1200 të rinj nga të tetë rajonet planifikuese, 18 grupe fokusi me 148 pjesëmarrës të rinj, tetë tryeza të rrumbullakëta me 128 pjesëmarrës – përfaqësues të komunave, këshillave rinore, shërbimeve sociale dhe organizatave të shoqërisë civile, si dhe 11 intervista individuale me palët e interesuara.

Hulumtimi tregon se problemet klimatike dhe mjedisore nuk i prekin të gjithë në mënyrë të barabartë – të rinjtë nga Rajoni i Pollogut, nga zonat rurale, nga komunitetet rome ose të rinjtë me aftësi të kufizuara përjashtohen më shpesh nga proceset, por preken më drejtpërdrejt nga pasojat. Në të njëjtën kohë, ata kanë edhe gatishmërinë më të madhe për t’u angazhuar – nëse u jepet hapësirë dhe mbështetje.

Projekti ZZZ synon të mbushë pikërisht këtë boshllëk – të bashkojë ekologjinë me atë sociale, rininë me atë politike dhe të ndërtojë një model të ri të avokimit të gjelbër në të cilin të rinjtë janë krijues, jo vetëm audiencë. Forumi tematik ishte vetëm hapi i parë – do të pasojnë aktivitete, punëtori lokale, iniciativa avokimi dhe prezantime në nivel lokal, të gjitha me qëllimin e një dukshmërie më të madhe të analizës, por edhe një nxitje për veprim.

Продолжи со читање

  • Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk”

    Më 10 dhjetor 2025 në Hotelin “Holiday Inn” (Shkup),do të mbahet edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.mk në temën “Integriteti në Thelb të Transformimit Digjital”. Këtë vit, Konferenca do të fokusohet në mënyrën se si përparimi i shpejtë teknologjik po i riformëson qëndrueshmërinë demokratike, të drejtat e njeriut dhe besimin shoqëror në një botë […]
    The post Save the date: Fondacioni Metamorfozis njofton edicionin e 21-të të Konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri.mk” first appeared on Metamorphosis.

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025

    Fondacioni Metamorphosis, përmes “Disinfo Radar”-it të tij, është përzgjedhur mes 30 zgjidhjeve që prezantohen në Forumin e Paqes në Paris 2025 — një platformë globale që vë në pah inovacione konkrete për paqen dhe reziliencën demokratike. Kjo përzgjedhje përfaqëson një njohje të fortë ndërkombëtare për lidershipin afatgjatë të Metamorphosis në përballjen me dezinformimin në Ballkanin […]
    The post “Disinfo Radar” i Fondacionit Metamorphosis është prezantuar në Forumin e Paqes në Paris 2025 first appeared on Metamorphosis.