Magazin (1080 x 720 px) (1920 x 1080 px)

Besimi në shoqërinë civile – qëndrimet e qytetarëve

Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) kreu një anketë të rregullt mbi besimin në shoqërinë civile. Në vitin 2024, indeksi i besimit të shoqërisë civile arriti në 42.9%, që paraqet një rënie prej 8.2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021. Besimi në organizatat e shoqërisë civile është 38.4%, me dallime të theksuara midis grupeve të ndryshme. Besimi më i lartë vërehet te të rinjtë e moshës 18 deri në 29 vjeç (51,8%) dhe te shqiptarët etnikë (45,6%), ndërsa besimi më i ulët është tek personat mbi 65 vjeç (18,6%) dhe banorët e rajonit të Shkupit (25,2%). Nivelin më të lartë të besimit në shoqëri e gëzojnë kishat dhe komunitetet fetare (70.8%), ndërsa besimi tek aktorët e tjerë të shoqërisë civile ndryshon, nga 41.7% në grupet joformale në 30.0% në organizatat e punëdhënësve.

Hulumtimi tregon se të anketuarit kanë qëndrime të ndara në raport me rolin në organizatave të shoqërisë civile. Çdo i katërti i anketuar (25.1%) i sheh organizatat si faktorë që punojnë për interesin publik, ndërsa 60.4% e konsiderojnë për arritje të interesave personale të individëve. Për më tepër, 58.3% e të anketuarve besojnë se organizatat e shoqërisë civile janë organizuar dhe financuar nga vendet e huaja dhe fondacionet e tyre me qëllim që t’u shërbejnë interesave të huaja, ndërsa 24.2% mendojnë se janë themeluar për realizimin e të mirës së përgjithshme të përbashkët. Perceptimi për marrëdhënien ndërmjet politike partive dhe organizatat e shoqërisë civile është kryesisht kritike. 49.5% e të anketuarve mendojnë se partitë i përvetësojnë qëndrimet e organizatave kur atyre u pëlqen, ndërsa 33.4% besojnë se partitë themelojnë organizata që i përdorin si zëdhënës të tyre.

Për sa i përket kontributit të tyre në shoqëri, përqindja më e madhe e qytetarëve besojnë se organizatat e shoqërisë civile kanë rol në hartimin e politikave publike (45.1%) dhe ndikim në shoqëri (44.8%). Megjithatë, shumica nuk e njeh rolin aktiv të organizatave të shoqërisë civile në informimin, edukimin, ofrimin e shërbimeve apo plotësimin e nevojave urgjente sociale. Besimi në organizatat e shoqërisë civile gjithashtu ndryshon sipas fushave tematike. Besimi më i lartë është tek ato aktive në fushat e grave dhe barazisë gjinore (46.5%), kujdesit social (44.1%) dhe arsimit (43.0%) , ndërsa besimi më i ulët vërehet te organizatat që punojnë në demokraci dhe sundim të ligjit (27.2%) dhe marrëdhëniet ndëretnike (29.3%). Krahasuar me vitin 2021, besimi në të gjitha fushat është ulur, me rënien më të madhe në fushën e demokracisë dhe shtetit ligjor, ku besimi ra nga 48.1% në 27.2%.

Hulumtimi u krye përmes një ankete në terren të një kampioni reprezentativ kombëtar prej 1000 të anketuarve. Korniza e mostrës së popullsisë ishte popullata mbi 18 vjeç dhe kriteret për përfaqësim ishin: gjinia, përkatësia etnike, mosha, vendbanimi dhe rajonet. Të dhënat e mbledhura u përpunuan sipas shpeshtësisë dhe proporcionit të përgjigjeve. Të dhënat kanë një nivel besimi prej 95% dhe një gabim prej +/- 3%. Anketa është kryer nga data 20 prill deri më 25 maj 2024. Për MCMS, anketa është realizuar nga M-Prospect.

Besimi shoqërinë civile 2024 SHKARKO

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…