Untitled (1920 X 1080 Px)

Gjeni dhe ndani burime për sektorin civil në e-Platformën e Civica Mobilitas

Nëse keni nevojë për burime cilësore për aktivitetet tuaja në sektorin civil, e-Platforma e Civica Mobilitas është vendi i duhur për ju! Keni në dispozicion më shumë se 1,000 materiale falas në gjuhën maqedonase, anglisht dhe shqip.

Çfarë mund të gjeni?

  • Mbi 850 burime në gjuhën maqedonase 🇲🇰
  • Mbi 130 burime në gjuhën angleze 🇬🇧
  • Mbi 70 burime në gjuhën shqipe 🇦🇱

Keni burime për të ndarë?

Çdo burim juaji mund të kontribuoni për komunitetin. Rritni dukshmërinë dhe ndani materialet tuaja duke plotësuar formularin që është në dispozicion në gjuhën maqedonase, anglisht ose shqip. Burimet mund të jenë në formë audio ose video, databaza, infografikë, prezantime, materiale promovuese, publikime, histori që do të jenë të dobishme për qytetarët dhe organizatat qytetare.

Pse është e rëndësishme të ndani burimet tuaja?

  • Mbështetje për organizatat e tjera – Përvoja dhe materialet tuaja mund të ndihmojnë të tjerët në aktivitetet e tyre.
  • Dukshmëri më e madhe – Duke ndarë burimet tuaja, rritni njohjen e punës suaj dhe kontributin tuaj.
  • Promovimi i transparencës dhe bashkëpunimit – Duke ndarë, inkurajoni një kulturë të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të dijenisë në sektorin civil.

Plotësoni formularin dhe mundësoni që materialet tuaja të jenë në dispozicion për të gjithë në sektorin civil.

Shikoni burimet ekzistuese dhe gjeni atë që ju nevojitet.

Продолжи со читање

  • U ndanë njëmbëdhjetë grante partneriteti të Civika mobilitas

    Komiteti i përzgjedhjes së granteve i ka vlerësuar aplikimet e parashtruara nga organizatat në thirrjen e për grante partneriteti të Civika mobilitas (CM-PG-2) e cila ishte e hapur deri më 15 tetor 2025. Në këtë thirrje arritën 111 aplikime prej gjithsej 248 organizata të shoqërisë civile (111 bartës dhe 137 partnerë)….

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…