Promovohet “Lista për vetë-vlerësim për hapjen e njësive të vetëqeverisjes lokale”
Hapja e njësive të vetëqeverisjes lokale ndaj qytetarëve është çelësi i qeverisjes së mirë në nivel vendor, pasi inkurajon transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, gjë që çon në vendimmarrje më efikase dhe të përgjegjshme. Një transparencë e tillë është e një rëndësie të veçantë në luftën kundër korrupsionit, pasi mundëson mbikëqyrjen publike dhe e zvogëlon hapësirën për keqpërdorime dhe aktivitete të paligjshme.
Këtë nëntor, përmes katër takimeve online, Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” dhe Koalicioni Rural e promovuan Listën për vetë-vlerësim për hapjen e vetëqeverisjes lokale. Lista bazohet në metodologjinë e Indeksit të Hapjes në nivel lokal dhe paraqet një instrument nëpërmjet të të cilit njësitë e vetëqeverisjes lokale do të mund të vetë-vlerësojnë hapjen e tyre, gjë që do t’u mundësojë atyre të monitorojnë dhe të zbulojnë më lehtë dhe në mënyrë të vazhdueshme dobësitë dhe mangësitë e tyre, si dhe të fitojnë një pasqyrë më të qartë të transparencës proaktive dhe rolit të saj në qeverisjen e mirë. Listën mund ta shkarkoni këtu.
Në takime morën pjesë përfaqësues të vetëqeverisjeve lokale nga të tetë rajonet planifikuese, të cilët patën mundësinë të njihen me gjetjet e fundit nga Indeksi i Hapjes së Vetëqeverisjes Lokale për vitin 2024 dhe “Listën për vetë-vlerësim për hapjen e vetëqeverisjes lokale”, dhe më pas u ofrua hapësirë për diskutim dhe pyetje nga pjesëmarrësit.
Këto aktivitete janë mundësuar me mbështetjen e Qeverisë së Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas në kuadër të projektit “Transformimi Digjital në Nivel Lokal – Komuniteti i Përfshirë për Rezistencë ndaj Korrupsionit (DIGILOK)” i zbatuar nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorfozis” në partneritet me Koalicionin Rural dhe Qendrën për Inovacione Sociale “Blink 42-21”.
This post was originally published on this site






![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)