Interes i madih për grantet e Civica mobilitas
Më shumë se 160 përfaqësues të interesuar nga organizatat qytetare morën pjesë në tri seanca informative të dedikuara thirrjes për grantet partnere të Civica Mobilitas, të cilat u mbajtën në Shkup, Gostivar dhe Shkup. Këto seanca ofruan mundësinë për të dëgjuar orientimet kryesore për përgatitjen e koncepteve për këtë thirrje, temat dhe mënyrat e aplikimit, si dhe për të bërë pyetje dhe shfrytëzuar ngjarjet për rrjetëzim me kolegët nga organizatat e tjera.
Organizatat duhet të sigurojnë se aktivitetet e tyre janë në përputhje me qëllimet dhe rezultatet e Civica Mobilitas dhe përputhen me temat e shpallura në këtë thirrje: antikorrupsioni, decentralizimi, mbrojtja e mjedisit, barazia gjinore/integrimi social, arsimi, shëndetësia dhe rinia.

Shumica e pyetjeve u përqendruan në përshtatshmërinë e aplikantëve potencialë, bartësve dhe partnerëve; demonstrimin e përvojës së mëparshme në menaxhimin e projekteve, kapacitetet financiare etj. Në lidhje me financat, interesi ishte i orientuar drejt shumës minimale dhe maksimale që mund të kërkohet, ndarjen e buxhetit mes partnerëve, alokimin e fondeve për audit të pavarur, etj. Gjithashtu, ata shprehën interes për përhapjen e aktiviteteve në aspektin gjeografik dhe tematik, duke pyetur nëse aktivitetet mund të përfshijnë më shumë tema.
Një risie në këtë thirrje është regjistrimi i plotë online, për të cilin është krijuar një platformë e veçantë www.grants.mk (Shkarkoni Udhëzuesin për krijimin e profilit). Para se të dorëzojnë konceptet, organizatat do të regjistrohen në këtë platformë dhe do të krijojnë profilin e tyre.

Aktivitetet e propozuara duhet të zgjasin nga 30 deri në 36 muaj. Shuma maksimale e grantit është 14.500.000 denarë, ndërsa shuma totale e disponueshme për këtë thirrje është 1.800.000 franga zvicerane.
Pyetjet dhe përgjigjet nga seanca informative e mbajtur në Shkup më 31 korrik 2023, si dhe ato që do të arrijnë në helpdesk@civicamobilitas.mk deri më 31 korrik 2023, do të publikohen në ditët në vijim. Pyetjet dhe përgjigjet nga seancat informative të mbajtura në Shkup (20 korrik) dhe Gostivar (25 korrik) si dhe ato të pranuara përmes postës elektronike deri më 28 korrik 2023 (në orën 14:00) janë tashmë publikuar dhe mund të shihen në https://civicamobilitas.mk/cm-pg/.

Pyetjet që lidhen me aplikimin online, nga një këndvështrim teknik, mund të dërgohen në support@grants.mk duke treguar EMBS-në e organizatës dhe një përshkrim të shkurtër të problemit.
Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 30 gusht 2023, deri në orën 13:00.
Civica Mobilitas është programi për mbështetje të shoqërisë civile i Ambasadës së Zvicrës, i zbatuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS), NIRAS nga Danimarka, dhe FCG nga Suedia.