Инфографик

Vetëm 4% është pjesa e financimit shtetëror në të ardhurat e organizatave qytetare për vitin 2022

Të ardhurat e organizatave qytetare nga shteti për vitin 2022. 

Në vitin 2022, të ardhurat e organizatave qytetare nga buxheti qendror kanë qenë 307.999.072 denarë. Nga këto mjete, 213.882.847 denarë janë ndarë me anë të shpalljes publike, ndërsa 94.116.225 nuk janë shpallur. Duke pasur parasysh të gjitha të ardhurat e organizatave qytetare, financimi shtetëror, ose paratë nga buxheti qendror, përbëjnë 4%. Krahasuar me vitin e kaluar, pjesa e financimit shtetëror mbetet e njëjtë dhe arrin rreth 5 milion euro. Sipas përdoruesve të buxhetit, ka një rënie të veçantë në fondet e ndara për Agjencinë për Rini dhe Sport. Në vitin 2021 ishin ndarë rreth 88 milion denarë, ndërsa në vitin 2022, 5,3 milion denarë. Një novitet në vitin 2022 janë fondet e ndara nga Ministria për Sistem Politike dhe Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve (14.528.000 denarë), një shumë që është më e vogël se sa ishte planifikuar fillimisht (20.000.000 denarë) në buxhetin e miratuar për atë vit. Duhet theksuar se Ministria e Drejtësisë për herë të parë ndau fonde për shtatë organizata qytetare përmes shpalljes publike. Shuma është 1.050.000 denarë ose 150.000 denarë për organizatë.

Për fat të keq, pas më shumë se 10 vjetësh, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitin 2022 nuk ndau fonde në një thirrje publike, megjithëse programi për mbështetje të organizatave qytetare ishte miratuar më parë nëpërmjet një procesi participativ. Vitin e kaluar, nga Sekretariati i Qeverisë u ndanë gjithsej 17.840.000 denarë pa shpallje publike, prej të cilave 15 milion për Kryqin e Kuq të RM dhe 2,8 milion denarë për gjashtë organizata qytetare.

Në kushte stagnimi të procesit të reformës në financimin shtetëror për organizatat qytetare dhe bojkoti i vazhdueshëm të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile, nuk krijohen kushte për përmbushjen e obligimit të Qeverisë për rritjen graduale të fondeve për organizatat. Sipas Planit të Veprimit për zbatimin e Strategjisë për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil 2022-2024, Qeveria e angazhoi pjesëmarrjen e financimit shtetëror në të ardhurat e organizatave qytetare të jetë 20% në vitin 2022, 25% në vitin 2023 dhe 30% në vitin 2024.

Granti më i lartë dhe më i ulët i ndarë nga financimi shtetëror në nivel qendror për vitin 2022.

Në vitin 2022, granti më i ulët i ndarë për një organizatë qytetare nga buxheti qendror ishte 13.760 denarë dhe u nda nga Ministria e Kulturës. Granti më i lartë i ndarë ishte 12.180.000 denarë dhe u nda nga Ministria e Punës dhe Politikat Sociale. Të njëjtat shuma, nga të njëjtat ministri, për të njëjtat organizata ishin ndarë edhe në vitin 2021. Në vitin 2022, nga ndihma 463 – transferet për organizatat joqeveritare, u nda një grant për Kryqin e Kuq të RM në shumë prej 15 milion denarë.

Mjetet e planifikuara për organizatat qytetare për vitin 2023.

Në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2023, nga ndihma 463 – transferet për organizatat joqeveritare janë planifikuar 886.250.000 denarë. Në këto mjete nuk janë marrë parasysh fondet që ndahen nga Ministria e Drejtësisë, pasi më së shpeshti fondet nga ndihma 463 ndahen për partitë politike dhe për Ministrinë e Kulturës, pasi nuk ka mjete të planifikuara në këtë ndihmë. Mbetej të shikohet nëse këto mjete do të pësojnë ndryshime me ristrukturimet e buxhetit që do të ndodhin në periudhën e vjeshtës dhe lartësia e realizimit të këtyre fondeve sipas planit. E inkurajueshme është fakti që në vitin 2023 planifikohen ndihma dukshëm më të larta në krahasim me vitet e kaluara, por mungesa e vullnetit politik për të miratuar një sistem të financimit shtetëror sipas modelit të vendeve të Bashkimit Evropian e bën procesin të paparashikueshëm dhe të prirur për ndryshime ad-hoc gjatë vitit.

Mbështesim reformën në financimin shtetëror të organizatave qytetare!

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…