Civika mobilitas kremtoi një dekadë nga ekzistimi
“Në fillim të fazës paraprake të Civika mobilitas, shoqëria civile ishte e vendosur si dru me kurorë të madhe, por me rrënjë të dobëta. Sot, kjo situatë ka ndryshuar mjaft, falë Civila mobilitas dhe insistimit të saj që të përtërihen lidhjet e organizatave qytetare me qytetarët, që kontribuojë rrënjët e këtij druri të jenë më të thella, ndërsa shoqërisë civile të bëhet aktor i rëndësishëm në ndryshimin e shoqërisë. Këtu shoh sukses të Civika mobilitas në këtë dekadë të ekzistimit”, tha Ibrahim Mehmeti nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) në Takimin e sivjetmë për rrjetëzim, që u mbajt nga 25 deri 27 nëntor 2019.
Pjesëmarrja e ministres për Punë dhe Politikë Sociale, Mila Carovska, në një nga debatet, në vete e thekson rolin e komunitetit të Civika mobilitas dhe të sektorit civil në dialogun me institucionet. Ajo bisedoi me pjesëmarrësit, mes tjerash edhe për çështjen e financimit shtetëror, për të cilën, organizatat qytetare presin se do të zbatohet sipas metodologjisë së re, më transparente, por nuk i fshehu as pritjet për rritjen e vlerës, gradualisht në vitet e ardhshme deri në vlerën prej rreth 30 milionë euro.
Krahas kësaj, organizatat qytetare e pyetën ministren Carovska nëse ka ndryshime në mënyrën e financimit të organizative invalidore, çfarë bën Ministria për Punë dhe Politikë Sociale për vendosjen e besimit në sistemin e udhëheqjes me rast, gjegjësisht si do ta ndryshojë raportin në trajtimin e shfrytëzueseve, për decentralizimin në sferën sociale, por gjithashtu edhe për çështjen e emigrimit, mjedisit jetësor etj.
Një pjesë e debatit ishte edhe lidhur me funksionimin e Këshillit për bashkëpunim me organizatat qytetare. Në pyetjet e shumta të pranishmëve u përgjigj Zoran Ilievski, anëtar i Këshillit.
Gjatë Takimit treditor për rrjetëzim, 97 përfaqësues të organizatave qytetare si dhe një pjesë e komunitetit të Civika mobilitas, punuan në rritjen e bashkëpunimit të ndërsjellë, gjetjen e prioriteteve të përbashkëta dhe vendosjen e themeleve për veprim të ardhshëm të bashkuar. Ata punuan në avancimin e shkathtësive komunikuese përmes të mësuarit të veglave të reja dhe interesante, e po ashtu i vizualizuan arritjet e tyre në 10 vitet e fundit dhe në këtë mënyrë e prezantuan fuqinë kolektive të cilën e kanë ndërtuar përmes aksioneve individuale.
Gjatë këtij takimi përsëri u vendosën Platformat për bashkëpunim, qëllimet e tyre, ndërsa u bënë edhe propozim planet për aktivitetet e ardhshme të cilat do të ndërmerren dhe do të jenë me interes të përbashkët të anëtarëve prej secilës prej tyre.
Pjesëmarrësit shprehën kënaqësi nga mundësia që të njoftohen me organizatat e reja, t’i ndajnë përvojat e tyre, si dhe t’i dëgjojnë dhe të mësojnë nga të huajat. Mënyrën e këtillë e rrjetëzimit e përshëndetën anëtarët e ri të Komunitetit, të cilët për herë të parë morën pjesë në takim të këtillë dhe u inspiruan nga kolegët e tyre për hapat e ardhshëm të cilat do t’i ndërmarrin.
Takimi për rrjetëzim mbetet tubimi më i madh vjetor i organizatave qytetare dhe i njëjti paraqet mundësi unike për pjesëmarrësit, të gjithë bashkë në një vend t’i ndajnë përvojat, të diskutojnë për problemet dhe të bashkuar të punojnë në zgjedhjen e tyre.