Shoqata e punëtorëve social të Qytetit të Shkupit

Buxheti i përgjithshëm: 1.798.950 denarë

Kohëzgjatja: 1.6.2019-31.8.2020

Partner

– Shoqata e klubeve të alkoolistëve të mjekuar të Republikës së Maqedonisë

Konstituentët

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut me fokus të veçantë të autoriteteve lokale të tetë komunave.

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

MOS VË BAST ME JETËN

Pse është i nevojshëm aksioni

Në Maqedoninë e Veriut fenomeni i “bastit në bastore” është i shpërndarë anembanë. Sipas analizës së bërë nga Asociacioni i bastoreve sportive në vend në vitin 2013, 46$ të qytetarëve ose 61% të meshkujve vënë bast. Pothuaj tre të katërtat e bastvënësve kanë të ardhura mesatare. Të rinjtë, e veçanërisht gjinia mashkullore e popullatës është më e infektuar me fenomenin e quajtur bast sportiv. Për dallim nga vendet më të zhvilluara ku pokeri dhe lojërat e fatit kuptohen si zbavitje, n[ vendet me standard të ulët jetësor bixhozi kuptohet edhe si varësi e rrezikshme, që duhet të mjekohet. Varësia nga lojërat e fatit paraqet ngarkesë e shoqërisë për shkak të statusit të vet të çrregulluar ekonomik, por ky problem drejtpërdrejtë e prek edhe familjen e tij. Problemet e varësisë transferohen edhe te shprehitë e tij të punës dhe e sjell ekzistencën e tij në pyetje. Varësia nga lojërat e fatit është problem global që në Maqedoni nuk është trajtuar në mënyrë adekuate. Numrat flasin se bastet dhe lojërat e fatit janë problem i hidhur dhe në qytetet e vogla ku burimet e zbavitjes janë të kufizuara.

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm – Zvogëlimi i numrit të personave të varur nga bastet sportive dhe lojërat tjera të fatit me fokus të veçantë të parandalimit te të rinjtë përmes ngritjes së vetëdijes për problemin dhe involvimin e shoqërisë civile.

Qëllimi specifik – Ndërtimi i infrastrukturës, kuadrit profesional dhe fushatës mediatike për parandalim, ndihma e drejtpërdrejtë dhe integrimi n[ shoqëri të personave të varur nga bastet sportive, klubet me automate dhe bixhozi.

 

Rezultatet

  • 4.000 nxënës të anketuar në shkollat e mesme në tetë qytete;
  • Angazhimi i rritur i komuniteteve lokale në bashkëpunim me shoqërinë civile;
  • Fushatë e realizuar në drejtim të ngritjes së vetëdijes për parandalimin dhe ndihmë personave të varur nga lojërat e fatit;
  • Profesionistë të trajnuar për zbatimin e punëtorive edukative vullnetare në shkolla për parandalimin e

Aktivitetet

  1. Hulumtim anketues në shkollat e mesme.
  2. Forume për parandalim dhe ndihmë personave të varur nga bixhozi.
  3. Zbatimi dhe përgatitja e fushatës mediatike.
  4. Punëtori edukative vullnetare dhe këshillimore.

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…