[Aggregator] Downloaded image for imported item #48964

Trajnimi i tretë i projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor” u realizua në Kërçovë

Në Kërçovë u realizua me sukses trajnimi i tretë në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes programit Civica Mobilitas.

Aktivitetin e hapi koordinatori i projektit i cili prezantoi qëllimet, aktivitetet dhe rezultatet e pritshme të projektit, duke falënderuar të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe angazhimin e tyre.

📘 Më pas i angazhuari si ekspert për përgatitjen e programit dhe manualit edukativ të trajnimeve, realizoi një sesion interaktiv me pjesëmarrësit. Përveç prezantimit të materialeve edukative dhe diskutimeve mbi ndotjen e ajrit, profesori i njohu nga afër të pranishmit me instrumentin Klimerko, i cili përdoret për matjen e cilësisë së ajrit dhe është vendosur në pesë komuna të Rajonit Jugperëndimor në kuadër të projektit.

🌱 Trajnimi në Kërçovë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e vetëdijes qytetare dhe përfshirjen e të rinjve në iniciativat për mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e cilësisë së ajrit.

Së bashku po ndërtojmë një rrjet qytetar të informuar, aktiv dhe të përkushtuar për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

#CHinMK#CivicaMobilitas

Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање