Lorik idrizi 1536x1024 1 1230x767

RRËFIME URBANE: KUFIJTË E PADUKSHËM TË DIJES

Shkruan: Lorik idrizi

Në këtë kohë fushate, pa dashur ta amnistoj politikën, e cila sigurisht mban një pjesë të madhe të fajit për ngecjet e shoqërisë, duhet pranuar se jo gjithçka është në duart e saj. Politika nuk i ka as të gjitha zgjidhjet dhe as nuk mund të mbajë mbi supe të vetme shpresat për ndryshim. Shumë probleme në Maqedoninë e Veriut janë më tepër shoqërore sesa politike.

Shpesh i gjykojmë partitë politike për punësimet klienteliste që i përdorin për të ruajtur votën, por rrallë e kemi diskutuar pse qytetarët kanë aq shumë lakmi për një vend pune në administratë.

Është e çuditshme si shumë të rinj me tituj magjistrature, madje edhe me ambicie për doktoraturë, vazhdojnë të ëndërrojnë për një vend pune në administratë. Kjo ndodh në një kohë kur mjafton një kërkim i thjeshtë në rrjete sociale për të gjetur dhjetëra mundësi bursash, programesh shkëmbimi apo mobiliteti studimor jashtë vendit. Në epokën e “Facebook-ut” dhe algoritmeve, mungon jo mundësia, por ëndrra dhe dëshira për të dalë jashtë, për të prekur dijen e botës dhe për ta sjellë më pas në vend si shkëndijë për ndryshime shoqërore.

Asgjë nuk do të ndryshojë pa u arritur diversifikimi i dijes. Përveç programeve si Erasmus, shumë mundësi të tjera ndërkombëtare mbeten të pashfrytëzuara, jo sepse të rinjtë nuk janë të aftë t’i plotësojnë kërkesat teknike, por sepse mungon aspirata, kurioziteti dhe pasioni për të marrë përsipër këto sfida.

Dija dhe mobiliteti i dijes, që shpesh lidhen me testime të ndryshme si PISA dhe me konceptin e dijes universale që nuk njeh kufij, kërkojnë të rinj që dinë të manifestojnë atë që dinë dhe ta funksionalizojnë në çdo rrethanë dhe kontekst, jo duke e lokalizuar në kuptime të ngushta apo provinciale.

Çdo shoqëri që nuk hyn në interaksion me botën e jashtme, me module të mobilitetit dhe shkëmbimeve akademike, mbetet në këneta e improvizimeve. Për ndryshime të vërteta nuk mjafton politika dhe as reformimi i ligjeve. Nevojitet një energji rinore disidente, e përbërë nga individë me ëndrra të vërteta, që duan të sfidojnë status quo-në përmes dijes, kurajos dhe veprimit.

Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Zbatimi i inteligjencës artificiale po ndodh me ritme më të shpejta sesa krijimi i kornizave rregullatore ose miratimi i standardeve minimale për krijimin dhe përdorimin e saj të përgjegjshëm. Ekspertët e kësaj lëmie gjatë diskutimit në kuadër të konferencës vjetore ‘E-shoqëri’ nxorën në pah rreziqet e “rregullimit […]
    The post “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb first appeared on Metamorphosis.