662642608 1346101630883741 6049153685240349019 n 800x450

Drejtori i “Metamorfozis”-it, Bardhyl Jashari u dekorua me titullin Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Meritës në emër të presidentit francez Makron

Në emër të presidentit të Francës, Emanuel Makron, ambasadori francez në Maqedoninë e Veriut, Kristof Le Rigoler, ia dorëzoi titullin “Kalorësi i Urdhrit Kombëtar të Meritës”, drejtorit ekzekutiv të Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari, njofton Portalb.mk.

Siç informojnë nga Ambasada franceze, me këtë çmim i jepet respekt përkushtimit të jashtëzakonshëm të Jasharit për vlerat demokratike, të cilat nga viti 2005 ai pandërprerë i promovon përmes formimit të Fondacionit “Metamorfozis”.

“Lufta kundër dezinformatave dhe angazhimi për bashkëjetesë të përbashkët i përfaqësojnë dy shtyllat e veprimtarisë së tij. Dërgoj urime të sinqerta për z. Bardhyl Jasharin për këtë titull prestigjioz, me të cilën vlerësohet rruga e tij shembullore e deritanishme dhe roli i tij thelbësor për forcimin e vlerave demokratike evropiane në Maqedoninë e Veriut”, thuhet në postimin nga Ambasada.

Jashari e falënderoi sinqerisht Republikën e Francës, Shkëlqesinë e Tij, ambasadorin e Francës në Shkup, si dhe të gjithë ata me të cilët ka pasur privilegjin të bashkëpunojë gjatë këtyre viteve.

“Jam veçanërisht mirënjohës ndaj kolegëve të mi në ‘Metamorfozis’, miqve të mi dhe mbi të gjitha familjes sime. E pranoj këtë mirënjohje me falënderim, përulësi dhe një ndjenjë të fortë përgjegjësie. Falënderoj ambasadorin për fjalët e tij bujare dhe për ceremoninë, e cila do të mbetet përgjithmonë në kujtesën time”, tha drejtori i Fondacionit “Metamorfozis”, Bardhyl Jashari.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање