Citizens for change

NUMRI I RI I “QYTETARËT PËR NDRYSHIM” ME INICIATIVA TË SHUMTA QYTETARE

Sot Civika mobilitase publikoi numrin e dytë të revistës “Qytetarët për ndryshim”, e cila në fokus e ka angazhimin qytetar si forcë lëvizëse të ndryshimeve shoqërore.

Shfletoni revistën në gjuhën adekuate:

Lexoni për HOPS i cili i edukon të rinjtë në D-Festivalin për zvogëlimin e dëmeve nga drogat; për #TëRinjtënëAksion, i cili me ndihmën e Portës së hapur i mobilizon moshatarët e vet dhe bashkëqytetarët të inkuadrohen në luftën kundër tregtisë me njerëz; për Të premten e së ardhmes (Fridays for future) i cili e shënon “Java për të ardhmen”; për ditëlindjen e shtatë të “Fytyrë më fytyrë” si revistë e vetme rrugore në vend etj.

Në temat tjera të revistës mund të gjeni më shumë informata për iniciativat aktuale të sektorit civil siç është aktualizimi i ligjit për probacion i “Llupës së gjelbër”, për Ditën e hapur të Qeverisë për konsultime me sektorin civil për Programet për zvogëlimin e ndotjes së ajrit, për fillimin e projektit “Vëzhgimi i suksesit të punës të Komisionit shtetëror për pengimin e korrupsionit” të IDSCS, etj.

“Qytetarët për ndryshim” është revistë për shoqërisë civile dhe e shoqërisë civile. Bëhu pjesë e tij, na dërgoni informata për aktivitetet dhe rezultatet Tuaja.

Shkruani, lexoni dhe ndani për sektor më të fuqishëm civil.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…