мониторинг 2

Mbi 30 organizata ishin pjesë e diskutimeve për ecurinë e granteve

Gjatë muajit shkurt, ekipi i Civica mobilitas monitoroi gjithsej 34 organizata të shoqërisë civile, përfituese të 10 granteve për angazhim qytetar, të cilat filluan zbatimin e aktiviteteve të tyre në korrik të vitit 2024.

Qëllimi i vizitave ishte të kontrollohej se si po shkon zbatimi i projekteve, të mblidheshin informacione për sfidat me të cilat përballen organizatat dhe partnerët e tyre, si dhe të shqyrtoheshin mundësitë për përmirësim.

Përfituesit folën për aktivitetet aktuale dhe të planifikuara që përfshijnë menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve organike dhe marrjen e njohurive praktike për zhvillim të qëndrueshëm, zhvillimin e një platforme “Mjeku i aksesueshëm” për personat me aftësi të kufizuara, themelimi i një trupi rajonal të promovuesve gjinorë dhe një Shkollë për barazi gjinore në rajonin e Pellagonisë. Në rajonin verilindor aktualisht është duke u zhvilluar edukimi në terren i grave rurale, mobilizimi i tyre, edukimi buxhetor, mënyra e hyrjes në tregun e punës etj. Ndër organizatat që fokusohen në rininë dhe arsimin, u përmend edhe vegla digjitale “Busulla ekonomike”, e cila filloi me një nga projektet e mëparshme të Civica mobilitas , dhe tani është duke u përmirësuar, siç është Rrjeti rinor për edukim financiar Juglindjes. Për më tepër, është planifikuar të organizohen dy kampe pesë-ditore për të mbështetur ekipet e projektit të udhëhequra nga të rinjtë për të zhvilluar idetë e tyre të projektit në veprime të zbatueshme.

Një aspekt i rëndësishëm i këtyre vizitave ishte diskutimi për analizën Political Economic Power Analysis (PEPA), e cila u prezantua në Takimin për rrjetëzim. Pothuajse të gjitha organizatat ndanë se ishin të frymëzuara nga ajo dhe njohuritë e reja nga analiza (përsa i përket aktorëve, hapësirave, burimeve dhe rregullave të lojës). Me ndihmën e analizës, ata zhvillojnë një rrjet të përbashkët në nivel projekti, i cili do të shërbejë si bazë për aktivitetet e ardhshme dhe arritjen e objektivave të grantit.

Gjatë vizitave ekipi i Civica mobilitas gjithashtu foli me organizatat për disa nga praktikat dhe risitë e mira. U diskutua për Kodin e OSHC-ve, nëse nënshkruesit i respektojnë dispozitat e tij dhe arsyet pse disa prej tyre nuk janë ende nënshkrues. Gjatë diskutimeve, ekipi ishte i interesuar aplikimin e rregullave nga The Climate, Environment and Disaster Risk Reduction Integration Guidance (CEDRIG) dhe u ofroi rekomandime përfituesve për reduktimin e përdorimit të shisheve prej plastike, përdorimin e më pak letrës në ngjarjet që ata organizojnë, etj.

Shumë nga përfituesit ndanë se mbështetja nga Civica mobilitas ishte e rëndësishme për zhvillimin e tyre, veçanërisht në drejtim të forcimit të kapaciteteve. Punëtoritë si “Praktikat e mira për qëndrueshmërinë e organizatave të shoqërisë civile” dhe “Ishujt e Integritetit” u theksuan veçanërisht si vendimtare për përparimin e organizatave.

Gjatë vizitave u diskutua edhe për gjendjen aktuale me ndërprerjen e mbështetjes së USAID-it dhe ndikimin e saj në to, dhe në organizatat e sektorit në përgjithësi. Mbështetja është një faktor kryesor si në qëndrueshmëri ashtu edhe në zbatimin e iniciativave. Ata ranë dakord që platformat e bashkëpunimit rajonal dhe tematik mund të jenë mekanizma efektivë, por vetëm nëse ofrohet mbështetje e vazhdueshme, në të kundërtën, këto platforma nuk do të mund të mbijetojnë.

Vizitat monitoruese tek përfituesit e granteve janë një aktivitet i rregullt i ekipit të Civica mobilitas që ndodh të paktën një herë në vit.

Продолжи со читање

  • Mbështetje praktike për raportim më të lehtë financiar

    Më 30 prill 2026, në ambientet e Qendrës së Resurseve Civile (QRC) në Shkup, ekipi i Civica Mobilitas mbajti një punëtori për raportim financiar. Punëtoria ishte e dedikuar për përfituesit e granteve partnere nga thirrja CM-PG-2. Gjithsej 19 pjesëmarrës nga të 11 përfituesit e granteve, përfshirë koordinatorë projektesh dhe persona…

  • Kontributi i organizatave të shoqërisë civile në lirinë e medias

    “Formësimi i një të ardhmeje në paqe” është mesazhi global nën të cilin festohet 3 Maji i këtij viti – Dita botërore e lirisë së shtypit, kushtuar rolit të gazetarisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, proceseve demokratike dhe interesit publik. Dita festohet që nga viti 1993, pas një…

  • Fuqia jonë, planeti ynë: Sektori civil prijës i ndryshimeve

    Çdo vit, 22 prilli na kujton se planeti nuk mbrohet vetëm nga premtimet madhështore, por nga puna e përditshme, vendimet, zgjidhjet praktike dhe komunitetet që e dinë se kanë fuqinë për të bërë një ndryshim. Motoja e Ditës së Tokës e këtij viti, “Fuqia jonë, planeti ynë”, është veçanërisht e…

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…