насловна

Civika mobilitas nxit komunikim dhe dukshmëri më të mirë të organizatave civile

Më 27 gusht 2024, në ambientet e Qendrës së Burimeve Qytetare në Shkup, u mbajt një punëtori kushtuar komunikimeve të Civika mobilitas dhe organizatave civile.

Gjithsej 34 përfaqësues nga 33 organizata civile, fitues aktualë të granteve për angazhim qytetar, diskutuan për sfidat e komunikimit dhe si të ndjekin më lehtë rregullat për raportim të suksesshëm të arritjeve.

Të gjithë ranë dakord se është e rëndësishme të vihet një theks më i madh në ndarjen e arritjeve nga angazhimet në vend të informimit vetëm për realizimin e aktiviteteve. Edhe pse informimi për aktivitetet mbetet i rëndësishëm, është thelbësore të përcillen rezultatet dhe efektet e angazhimeve të tyre, gjë që mund të ndihmojë në përmirësimin e ndërgjegjësimit publik dhe perceptimit për veprimtarinë e organizatave civile.

Gjatë punëtorisë, disa nga pjesëmarrësit ndanë përvojat e tyre për komunikimin me mediat dhe përdorimin efektiv të platformave mediatike për të rritur dukshmërinë dhe ndikimin e aktiviteteve të tyre. U diskutuan gjithashtu çështjet e dukshmërisë, përdorimit të logove, procesit të raportimit për ngjarje dhe të ngjashme. Ekipi i Civika mobilitas prezantoi burimet që janë në dispozicion të përfituesve të granteve, duke theksuar përdorimin e hashtagëve dhe përmendjet (mentions) të profileve të Civika mobilitas dhe SDC për të rritur shtrirjen e informacionit. Gjithashtu, u prezantua edhe platforma e re elektronike ose uebfaqja e Civika mobilitas, e cila ofron shumë opsione për të mbështetur përpjekjet e komunikimit të përfituesve të granteve. Megjithatë, nëse këto opsione do të përdoren apo jo, varet tërësisht nga përfituesit e granteve dhe përdorimi i tyre aktiv.

Pjesëmarrësit u nxitën të kuptojnë zakonet e komunikimit të grupeve të tyre të synuara dhe të përshtatin strategjitë e tyre për të arritur rezultate më të mira. Edhe pse postimi në rrjetet sociale është i shpejtë dhe i thjeshtë, është e rëndësishme edhe postimi i rregullt në faqet e internetit. Përveç kësaj, u shqyrtuan dhe u krahasuan shembuj nga fotografi, duke shpjeguar rëndësinë e përzgjedhjes së mirë të fotografive cilësore për një histori të mirë ose imazh pozitiv në media.

Në fund të punëtorisë, pjesëmarrësit shprehën pajtim për të forcuar komunikimin dhe bashkëpunimin mes tyre, ndërsa ekipi i Civika mobilitas do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për përmirësimin e strategjive të komunikimit të organizatave civile.

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…