Shoqata për zhvillim regjional BALKAN EKONOMIK FORUM SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 1.100.000 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 31.05.2020

 

Konstituentët

Mbi 1200 fëmijë nga mosha katërvjeçare deri në gjashtëmbëdhjetë vjet, të cilët mësojnë në çerdhet e Komunës së Çairit, si dhe të gjithë fëmijët në nivel kombëtar.

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

Të pastre dhe të shëndetshëm

Pse është i nevojshëm projekti

Në përputhje me të dhënat e Raporteve të ndërmarrjes për higjienë komunale, prej të gjithë komunave në suaza të Qytetit të Shkupit, grumbullohen mbi 161.388 t/m3 mbeturina komunale nga amvisëritë dhe hapësira publike (burim: Qyteti i Shkupit). Megjithatë, fotografia vizuale si dhe e çdo komune individualisht as pak nuk e ilustron pastërtinë. Hapësira publike është e vërshuar me mbeturina të hedhura në të gjitha anët, e duket sikur qytetarët të mos jenë të vetëdijshëm për kujdesin dhe avancimin e mjedisit jetësor. Nga të gjitha mbeturinat komunale që grumbullohen nga të gjitha komunat në suaza të Qytetit të Shkupit, 14% është mbeturinë të cilën e gjeneron komuna me dendësi më të madhe të popullsisë _ Çairi, ku në përputhje me të dhënat nga Qyteti i Shkupit dhe Enti Shtetëror për Statistikë jetojnë 64.823 banorë. Sipas vlerësimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ngarkesa ekologjike e sëmundjeve në vendin tonë është 3,370 raste të vdekjes, të cilat kanë të bëjnë me rreziqet nga mjedisi jetësor ose 166 në 100.000 banorë. Ekzistojnë dëshmi se ndikimi i mjedisit të papastër kanë efekte të dëmshme mbi shëndetin, para së gjithash te fëmijët (Korniza strategjike për avancimin e shëndetit dhe mjedisit jetësor në RMV deri në vitin 2020).

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm – Zhvillimi i vetëdijes për mjedis të pastër jetësor te popullata e re përmes ndërtimit të sistemit të vlerave për formimin e gjeneratave të ardhshme me vetëdije ekologjike.

Qëllimi specifik – Edukimi i fëmijëve nga mosha parashkollore nga Komuna e Çairit për mjedis të pastër jetësor.

Rezultatet

  • Fëmijët janë njoftuar me termet për mjedis të pastër jetësor;
  • Fëmijët e kuptojnë se mbeturinat hidhen në vende të caktuara të shënuara;
  • Fëmijët i nxitin prindërit që të inkuadrohen në procesin e përmirësimit të vetëdijes së tyre për mjedis të pastër jetësor;
  • Programi arriti të kontribuojë që të zhvillohet interesim për kujdes dhe vetëdije te popullata e re, përmes qasjes interaktive dhe mënyrës zbavitëse të komunikimit;
  • Nxitet bashkëpunimi mes çerdheve, komunës, mediave dhe sektorit afarist për kujdes të përbashkët për hapësirë të përbashkët të jetës dhe veprimit.

Aktivitetet

  1. Përgatitja e 3 librave me ilustrime;
  2. Prodhimi i një video klipi për mjedisin jetësor;
  3. Zhvillimi i aplikacionit për celular (lojë) për nxitjen dhe përmirësimin e vetëdijes dhe kujdesit ndaj mjedisit jetësor;
  4. Vizitë të gjitha çerdheve në Komunën e Çairit, prezantim i librave me ilustrime dhe sqarimi për kujdesin ndaj ambienti jetësor, informimi për aplikacionin për celular që mund ta luajnë bashkë me prindërit;
  5. Eveniment përfundimtar dhe eko aksion i përbashkët.

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…