Shoqata për hulumtime, analiza dhe zhvillim “Zelena lupa”, Shkup
Buxheti i përgjithshëm: 1.799.600 denarë
Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 31.10.2020
Partner
Organizata e Grave të Komunës së Strumicës
Konstituentët
Qytetarët nga territori i Komunës së Strumicës dhe regjioni, mbi 120 persona të dënuar nën 29 vjet, me përkatësi të ndryshme etnike dhe fetare të cilët e vuajnë dënimin me burg në burgun e Strumicës, përfaqësues të institucioneve publike lidhur me procesin e probacionit: Burgu Strumicë, APRM Strumicë, Shërbimi i probacionit Strumicë, Gjykata themelore Strumicë, Prokuroria publike Strumicë, NP Komunalec Strumicë, Komuna e Strumicës, ndërmarrjet publike dhe private.
Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas
Jetësimi i ligjit për probacion në nivel lokal përmes partneriteteve efektive në Komunën e Strumicës
Pse është i nevojshëm aksioni
Sanksionet dhe masat alternative edhe pse janë rregulluar me Kodin penal prej vitit 2004 nuk mbijetuan në praktikë. Për këto arsye në vitin 2016 u soll Ligji i veçantë për probacion. Gjatë viteve 2017-2018, Drejtoria për kryerjen e sanksioneve (DKS) hapi zyra probacioni për rajonet e gjykatave themelore në: Shkup, Veles, Strumicë, Shtip, Tetovë, Manastir, Prilep, Kumanovë dhe Ohër. DKS në vazhdimësi zbaton aktivitete dhe masa për probacion, por implementimi i Ligjit në realitet vazhdon të ecë me vështirësi.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm: Risocializimi i suksesshëm dhe adaptimi social i personave të dënuar në komunitet përmes zbatimit praktik të sanksioneve dhe masave alternative, si dhe afrimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut deri te standardet penale të Bashkimit Evropian.
Qëllimi specifik: T’i jepet ndihmë zbatimit të suksesshëm të Ligjit për probacion përmes aktivizmit qytetar në nivel lokal përmes vendosjes së bashkëpunimit dhe forcimit të besimit të gjitha institucioneve dhe palëve të prekura për zbatim efikas të sanksioneve dhe masave alternative, si dhe lirimi me kusht.
Rezultatet
- Rrjet i zhvilluar i bashkëpunëtorëve dhe partneriteteve të institucioneve relevante dhe organizatave në nivel lokal, përmes formimit të trupit koordinues lokal;
- Personat e dënuar të informuar dhe të motivuar të cikët e vuajnë dënimin me burg për të drejtat dhe mundësitë e tyre;
- Persona të dënuar të rikualifikuar, të trajnuar dhe të përgatitur me profesione për vende pune, në përputhje me nevojat e tregut të punës;
- Ndihma e ofruar në zbatimin e ligjit në pjesën e shqiptimit ë masës së probacionit, lirim me kusht për personat e dënuar të cilët e kanë vuajtur dënimin me burg;
- Kontribut i mundësuar në forcimin e sistemit arsimor në temën probacioni;
- “Koalicioni për probacion” i formuar, i cili do të veprojë në territor në nivel kombëtar në të ardhmen.
Aktivitetet
- Formimi i trupit koordinues lokal me përfaqësuesit e institucioneve kompetente, sektorin afarist dhe sektorin civil – Zhvillimi i rrjetit të bashkëpunëtorëve dhe partneriteteve;
- Zbatimi i punëtorive informative në INK Burgu Strumicë nga ana e sektorit për risocializim të INK dhe APRM. Anketimi, matja e interesimit për mësimin e zejeve dhe motivimi i personave të dënuar për shfrytëzimin e të drejtave të tyre dhe mundësitë për risocializim dhe integrim në shoqëri;
- Realizimi i trajnimeve praktike në burg për mësimin e zejeve për përpunimin e elemente të betonit. Përgatitja për tregun e punës të 30 personave të dënuar si kontribut në plotësimin e kritereve për masën alternative liri me kusht;
- Informimi i Odës së zejtarëve dhe sektorit afarist në Strumicë – mundësitë për punësim të personave të cilët e kanë vuajtur dënimin ke burg. Organizimi i takimeve mes kompanive dhe personave të dënuar në INK, realizimi i intervistave për punë, zgjedhja e personave për të cilët kompanitë kanë shprehur interesim për punësim. Përgatitjet dhe parashtrimi i propozimeve për liri me kush për ata persona të cilët janë kërkuar nga ana e kompanive;
- Ligjërata dhe prezantime të realizuara në temën probacioni në universitetin FON në Komunën e Strumicës;
- Formimi i “Koalicioni për probacion” prej së paku dhjetë organizatave qytetare, e cila do të veprojë në nivel kombëtar në të ardhmen.