Shoqata MEDIA Plus – Shtip

Buxheti i përgjithshëm: 1.797.800 denarë

Kohëzgjatja: 1.6.2019-30.11.2020

Partner

Shoqata tregtare radio difuzive Radio KANALI 77 DOOEL Shtip

Konstituentët

Së paku 24 organizata qytetare, tetë Këshilla lokale për parandalim, së paku 400 qytetarë nga tetë komuna të zgjedhura, opinioni i gjerë.

 

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

Тë bashkuar jemi më të sigurt

Pse është i nevojshëm aksioni

Autoritetet lokale udhëhiqen nga politikat partiake, ndërsa agjendat partiake ndikojnë në masë të madhe gjatë vendimmarrjeve. Qëllimet e partive në shoqërinë tonë janë të lidhura me kënaqësinë e nevojave dhe interesave të anëtarësisë së tyre (që gjithmonë nuk nënkupton shumicë). Qytetarët, me shpresë për plotësimin e interesave afatshkurta personale, janë më shumë të organizuar në suaza të partive politike dhe përfaqësojnë qëndrime partiake, ndërsa shumë pak janë neutral ose besojnë në fuqinë e organizatave qytetare dhe aktivizmin qytetar si mundësi për arritje deri te ndryshimet pozitive. Në fund, organizatat qytetare lokale janë të kufizuara me resurse, ndërsa varen nga financimi i jashtëm që sigurohet në bazë konkurruese, e mungon vazhdimësia në punë, ndërsa rezultatet dhe efektet nga angazhimi i tyre janë me sukses të kufizuar.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Sektori civil bashkëpunon me autoritet lokale dhe kontribuon në mënyrë aktive drejt ndryshimeve pozitive shoqërore dhe udhëheqjen sociale-inkluzive në nivel lokal.

Qëllimi specifik: Organizatat qytetare dhe aktivistët në tetë komuna nga tetë regjione janë inkurajuar për bashkëpunim me autoritetet lokale dhe pjesëmarrje në proceset e krijimit dhe vendimmarrjes përmes promovimit të ndryshimeve pozitive dhe inicimin e aksioneve të reja të përbashkëta.

Rezultatet

  • Komunikim dhe bashkëpunim i vendosur me tetë Këshilla lokale për parandalim dhe së paku 24 organizata qytetare në regjione të ndryshme.
  • Analizë e përgatitur dhe e ndarë për aktivitetin e tetë Këshillave lokale për parandalim dhe inkuadrimin e organizatave qytetare në krijimin dhe vendimmarrjen.
  • Qytetarë të informuar me vetëdije të ngritur për rolin në parandalimin dhe sigurinë përmes analizës së përgatitur dhe të promovuar të prioriteteve qytetare dhe problemeve në fushën e parandalimit të tetë komunave të zgjedhura.
  • Kapacitete të fuqizuara të tetë Këshillave lokale për parandalim dhe 24 organizata qytetare për sigurimin e pjesëmarrjes dhe sundimin e drejt.

Aktivitetet

  1. Vendosja e ekipit funksional të projektit dhe përzgjedhja e tetë komunave/ Këshilla komunale për parandalim dhe 24 organizata qytetare.
  2. Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim me tetë komunat e zgjedhura.
  3. Hulumtimi i aktivitetit të Këshillave të sapo vendosur lokal për parandalim dhe inkuadrimi i qytetarëve dhe organizatave qytetare në vendimmarrje, dhe ndarja e analizës.
  4. Detektimi i problemeve/prioriteteve të qytetarëve nga fusha e sigurisë dhe parandalimi në tetë komuna, përmes zbatimit të anketës dhe fokus grupeve.
  5. Përgatitja dhe ndarja e analizës për komunat e hulumtuara.
  6. Prodhimi, emetimi në radio dhe ndarja e tetë kontributeve gazetareske për prioritetet e qytetarëve në tetë komunat.
  7. Hulumtimi i shembujve pozitiv nga bashkëpunim i organizatave qytetare dhe pushtetit lokal në fushën e krijimit dhe vendimmarrjes dhe rrëfime të suksesshme në zgjidhjen e problemeve.
  8. Përgatitja, promovimi dhe ndarja e tetë vizuelizimeve.
  9. Organizimi dhe zbatimi i tetë punëtorive informative-edukative për Këshillat lokale për parandalim dhe organizatat qytetare në tetë komunat e zgjedhura.
  10. Organizimi dhe zbatimi i evenimentit përfundimtar për rrjetëzim dhe ndarja e përvojave për aktorët nga tetë komunat.

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…