Shoqata HOPS – opsione për jetë të shëndetshme Shkup

Buxheti i përgjithshëm: 1.671.110 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 31.07.2020

Partner

Shoqata PETKAMEN – Qendra për zhvillim të komunikimeve sociale Shkup

Konstituentët

Njerëzit të cilët përdorin ose të cilët kanë përdorur droga; fëmijët dhe të rinjtë në rrezik social; pushteti lokal; opinioni i gjerë

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

aksion kreativ për ndryshime shoqërore: angazhimi qytetar i njerëzve në rrezik social

 

Pse është i nevojshëm aksioni

Në mungesë të mjedisit mbështetës, njerëzit të cilët përdorin/kanë përdorur droga i shmangen paraqitjes publike dhe në pëlqim me të drejtat dhe masat e garantuara me kushtetutë dhe ligj, ta përmirësojnë pozitën në mjedisin e tyre. Fëmijët dhe të rinjtë në rrugë ose të vendosur në institucione ballafaqohen me shumë sfida jete se sa moshatarët e tyre të cilët jetojnë me familjet e tyre. Një pjesë e këtyre fëmijëve dhe të rinjve kanë prindër të cilët përdorin droga dhe/ose merren me punë seksuale, ndërsa një pjesë prej tyre edhe vetë përdorin droga ose gjenden në rrezik të rritur të fillojnë të përdorin droga. Gjatë punës së vet HOPS ka realizuar kontakte me më shumë se 100 fëmijë dhe të rinj në rrugë ose në institucione, të cilët përdorin rroga. Kjo është një nga shkaqet pse HOPS filloi të realizojë aktivitete për shprehi të shëndetshme jete dhe për zhvillim të shkathtësive jetësore në shtëpitë e fëmijëve në Shkup. Vërehet nevoja për rritjen e vëllimit të përmbajtjeve nga fusha e arsimit joformal, të cilët do t’i përgatisin fëmijët dhe të rinjtë për të bërë zgjedhje të shëndetshme për veten dhe për komunitetin, tani edhe në moshën madhore.

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Integrimi shoqëror dhe fuqizimi socio-ekonomik i njerëzve në rrezik social në Shkup përmes përfshirjes së tyre aktive në aktivitete të bazuara në aktivizmin kreativ-artistik dhe përmes afirmimit të punës së tyre në komunitetin lokal.

Qëllimi specifik:

Fuqizimi i kapaciteteve për kontribut shoqëror të njerëzve nga bashkësitë shoqërore të margjinalizuara dhe pasurimi i përmbajtjeve për zbavitje dhe arsim joformal në bashkësitë lokale, veçanërisht të fëmijëve dhe të rinjve.

Rezultatet

  • Risocializimi, riintegrimi, inkluzioni social dhe zhvillimi i shprehive të punës dhe shkathtësive të njerëzve të cilët përdorin droga, përmes përfshirjes së tyre aktive në krijimin e instalimeve kreative-artistike në hapësirë.
  • Inkluzioni social dhe zhvillimi i shkathtësive jetësore për forcimin e vetëbesimit te fëmijët me rrezik social, përmes inkuadrimit të tyre aktiv në zhvillimin e ideve dhe në përgatitjen e instalimeve kreative-artistike në hapësirë.
  • Dukshmëria e kontributit të njerëzve në rrezik social në jetën aktive në komunitetet lokale, sensibilizimin e komunitetit lokal dhe më gjerë dhe sigurimi i qëndrueshmërisë të aksioneve.

Aktivitetet

  1. Identifikimi dhe zgjedhja e pesë personave të cilët përdorin/kanë përdorur droga, krijimi i planeve individuale të punës dhe hyrje në përgjegjësitë e punës.
  2. Dizajni dhe përpunimi i tre instalimeve kreative-artistike në hapësirë.
  3. Prezantim i një instalimi i D-festivalit për nxitjen e aktivizmit rinor dhe destigmatizimi i njerëzve në rrezik social.
  4. Identifikimi i lokacioneve adekuate për vendosjen e instalimeve kreative-artistike n[ë hapësirë në bashkëpunim me pushtetet lokale të komunave ose me Qytetin e Shkupit
  5. Vendosja e dy instalimeve në hapësira publike në Shkup dhe prezantimi i tyre solemn për mediat dhe opinionin.
  6. Organizimi i 25 punëtorive kreative – edukative me fëmijët në rrezik social, nga pesë në çdo prej shtëpive të identifikuara.
  7. Përpunimi i pesë instalimeve kreative-artistike në hapësirë.
  8. Vendosja e instalimeve në hapësirë të zgjedhur në shtëpitë për fëmijë.
  9. Informimi i mediave dhe opinionit për aksionet e zbatuara.
  10. Përgatitja e videos dokumentare për gjithë aksionin.
  11. Përgatitja e tre videove me rrëfime nga përvoja e pjesëmarrësve në aksion.
  12. Përgatitja e videos promovuese për tërheqjen e mjeteve për vetë qëndrueshmëri të aksionit.

Продолжи со читање