Shoqata HENDIKEP PLUS – grupi për mbështetje të personave me handikap

Buxheti i përgjithshëm: 1.797.189 denarë

Kohëzgjatja: 01.06.2017 – 31.08.2018

Partner

Shoqata për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara JETË AKTIVE Tetovë

Konstituentët

Grupet qëllimore të këtij projekti janë organizatat e personave me handikap (OPH) dhe vetëqeverisja lokale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut.

 

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

Politikat regjionale për handikap

 

Pse është i nevojshëm aksioni

Personat me handikap, si dhe OPH në nivel lokal ballafaqohen me sfida të aspektit të mos posedimit të njohurive adekuate dhe njohje për krijimin participativ të politikave në bashkësi dhe nuk e njohin rolin e tyre sa duhet, në pëlqim me nenin 29 nga Konventa për të drejtat e personave me handikap (KDPH). Nga ana tjetër, pushtetet lokale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut, në përgjithësi nuk kanë kurrfarë strategjie për bashkëpunim me OPH dhe mekanizma për inkuadrimin e personave me handikap, e as dokumente strategjike dhe politika që t’i adresojnë çështjet me rëndësi për personat me handikap. Po ashtu politikat e tyre nuk janë harmonizuar me Konventën, që sjell deri te vetë veprimet në nivel lokal të mos jenë të kapshme dhe të kenë qasje për personat me handikap.

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm – Avancimi dhe harmonizimi i politikave regjionale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut me Konventën për të drejtat e personave me handikap (KDPH).

Qëllimi specifik – Parashtrimi i iniciativave për harmonizimin e politikave regjionale me KDPH dhe promovimin e pjesëmarrjes së organizatave të personave me handikap (OPH) në krijimin dhe vendimmarrjen në nivel lokal dhe regjional.

Rezultatet

  • Iniciativa të parashtruara dhe rekomandime për avancimin e politikave regjionale në regjionin Verilindor dhe të Pollogut me KDPH;
  • Kapacitete të fuqizuara të 15 organizatave të personave me handikap për pjesëmarrje të këtyre personave në pëlqim me nenin 29 të KDPH;
  • Vetëdija e ngritur te aktorët në dy regjionet për nevojën e aplikimit të KDPH.

Aktivitetet

  1. Shqyrtimi i gjendjes në terren dhe analiza e politikave në dy regjionet;
  2. Përgatitja dhe shtypi i publikimit në 1000 kopje;
  3. Fuqizimi i kapaciteteve të aktorëve publik për nevojën nga harmonizimi i politikave të tyre me KDPH;
  4. Fuqizimi i kapaciteteve të organizatave të personave me handikap për pjesëmarrje në jetën publike dhe politike;
  5. Shtypi i etiketave dhe shënimi i 100 objekteve (publike dhe private) në dy regjionet me etiketa për qasje dhe dinjitet;
  6. Prodhimi dhe emetimi i filmit dokumentar.

 

 

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…