EVROTINK – Qendra për strategji evropiane

Buxheti i përgjithshëm: 1.800.000 denarë

Kohëzgjatja: 1.6.2019-30.11.2020

Partner

Fondacioni OJQ Info qendra Shkup

Konstituentët

Grupet primare qëllimore janë përfaqësuesit e organizatave qytetare, gazetarët, vendimmarrësit dhe të rinjtë.

Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas

MK&BE – MËSO, NDAJ, INKUADROHU!

Pse është i nevojshëm aksioni

Aderimi në Bashkimin Evropian është qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendi tashmë përgatitet për fillimin e negociatave. Vetë procesi i aderimit do të jetë i gjatë, i ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës, e gjatë kësaj do të jetë e nevojshme inkuadrimi i aktorëve të ndryshëm në shoqëri (përfaqësuesve të institucioneve, organizatat qytetare, mediat etj.) në rolin e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë, vëzhguesve të proceseve, grupeve për avokim etj. Veçanërisht është i rëndësishëm roli i organizatave qytetare dhe mediave të cilët duhet të bëjnë monitorimin dhe presion mbi Qeverinë për proces transparent, të përgjegjshëm dhe inkluziv të negocimit. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme që organizatat qytetare dhe mediat të trajnohen rreth asaj se si më mirë ta shfrytëzojnë procesin e aderimit në BE që të ndikojnë mbi përmirësimin thelbësor të gjendjeve në fushën ku veprojnë.

 

QËLLIMET DHE REZULTATET

Qëllimi i përgjithshëm: Të kontribuohet drejt përfshirjes më të madhe, më reprezentative dhe më thelbësore të shoqërisë civile dhe organizatave të tyre në procesin e aderimit drejt BE-së.

Qëllimi specifik:

Të rritet informimi dhe njohuritë e shoqërisë civile për procesin aderimit në BE përmes promovimit të tij dhe demistifikimit.

Rezultatet

  • Krijimi i veglës gjithëpërfshirëse digjitale për edukim, vëzhgim dhe ndarjen e njohurive dhe informatave lidhur me procesin e aderimit
  • Kapacitete të përmirësuara të organizatave qytetare, gazetarëve, vendimmarrësve dhe të rinjve për ta kuptuar procesin e aderimit dhe përfitimet tjera
  • On-line resurse të krijuara dhe njohja me procesin e aderimit të RMV në BE

Aktivitetet

  1. Stock-taking, grumbullimi, përpunimi i informatave.
  2. Përpunimi i zgjidhjes digjitale në komunikim të ngushtë me realizuesit.
  3. Ngritja e zgjidhjes digjitale.
  4. Eveniment promovues për veglën.
  5. Eveniment përfundimtar.
  6. Organizimi/realizimi i të paktën 12 evenimenteve edukative dhe/ose informative të orientuara drejt katër grupeve qëllimore (organizatat joqeveritare, vendimmarrësit, gazetarët dhe të rinjtë).
  7. Përgatitja dhe publikimi i të paktën 50 shkrimeve edukative dhe/ose informative të orientuara drejt demitologjizimit të aderimit të shtetit në BE.
  8. Prodhimi i video info grafikëve.
  9. Prodhimi i rrëfimeve digjitale.
  10. Prodhimi i përmbajtjeve tjera multi-mediale.

 

Продолжи со читање

  • SHOQATA EKOLOGJIKE ZDRAVEC 2002

    Në partneritet me Shoqatën ZËRI I BARAZISË dhe Shoqatën e pensionistëve të Makedonska Kamenicë Buxheti i përgjithshëm: 2.599.400 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Persona të moshuar nga Makedonska Kamenica të cilët jetojnë në zona rurale, përkatësisht në fshatrat malore Sasa, Moshtica, Kosevicë, Kostin Dol, Lukovicë, Todorovci, Dulica dhe Cera. PËR…

  • FONDACIONI SHKENCOR SPIROSKI

    Në partneritet me Shoqatën e qytetarëve Asociacioni maqedonas studentor mjekësor – AMSM, Shkup dhe Asociacioni mjekësor studentor i organizuar – AMSO, Shtip Buxheti i përgjithshëm: 2.550.000 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Dhurues vullnetarë të palcës kockore: qytetarë të rinj (studentë) dhe qytetarë të rritur të moshës 18-60 vjeç nga komunitetet…

  • FONDACIONI OJQ INFOQENDRA SHKUP

    Në partneritet me Shoqatën për demokraci lokale Qendra e komunitetit të Komunës së Strugës – Strugë dhe Shoqata Qendra rajonale për bashkëpunim SPEKTAR Kriva Pallankë Buxheti i përgjithshëm: 2.570.530 denarë Kohëzgjatja: 15 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët kryesorë: inspektorët lokalë nga 80 komuna dhe Qyteti i Shkupit, Këshilli i inspektimit, të paktën…

  • Shoqata e qytetarëve “NEKSUS Koncep qytetar”, Shkup

    Në partneritet me Shoqata për zhvillim dhe aktivizëm AKVA Strugë dhe Shoqata për aktivizëm qytetar dhe nxitjen e përgjegjësisë shoqërore HORIZOB CIVITAS Shkup Buxheti i përgjithshëm: 2.593.579 denarë Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Gjimnazistët (gjithsej 50 nxënës) të moshës prej 15-18 vjeç nga Struga dhe Shkupi (Çair, Butel dhe Gazi Babë)….

  • Shoqata Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut Shkup

    Në partneritet me Shoqatën HOPS – Opsione për jetë të shëndetshme Shkup dhe Shoqata për edukim ligjor dhe transparencë STACIONI P.E.T. Prilep Buxheti i përgjithshëm: 2.599.154 denarë Kohëzgjatja: 13 muaj KONSTITUENTËT Konstituentët janë të ndryshëm për sa i përket disa karakteristikave socio-demografike si statusi social, mosha, arsimi, përkatësia etnike dhe…

  • Shoqata për inovacione digjitale dhe transformime HAB Shkup

    Në partneritet me Qendrën për analize ekonomike Shkup, BANKA PËR USHQIM MK dhe Asociacioni i specializantëve dhe mjekëve të rinj të Maqedonisë (ASMR) Shkup. Buxheti i përgjithshëm: 2.597.500 muaj Kohëzgjatja: 16 muaj KONSTITUENTËT Organizatat qytetare janë grupi kryesor i synuar i projektit, veçanërisht ata që nuk kanë qasje te donatorët…