Lajme nga organizatat qytetare

  • Letër e hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut nga verifikuesit e fakteve në mbarë botën

    Rrjeti Ndërkombëtar i Verifikimit të Fakteve (International Fact-Checking Network) ka publikuar një letër të hapur drejtuar Mark Zuckerberg-ut, pronarit të kompanisë teknologjike “Meta”, nën të cilën janë rrjetet sociale Facebook, Instagram dhe Threads, në lidhje me deklaratën e fundit të Zuckerberg-ut se për anulimin e programit për verifikimin e fakteve në SHBA,
    Në këtë letër Rrjeti përkujton se qëllimi i programit në të cilin marrin pjesë organizata të pavarura dhe të verifikuara është zvogëlimi i dukshmërisë së përmbajtjeve të rrejshme pa i censuruar ato. Sipas gazetarëve kjo qasje ka kontribuar që përdoruesit të kenë informacion më të besueshëm, i cili është në pajtim me vlerat themelore të lirisë së fjalës.
    Në reagim shtohet se anulimi i programit mund ta rrisë përhapjen e dezinformatave, sidomos në momente politikisht të ndjeshme.
    “Komentet tuaja sugjerojnë se verifikuesit e fakteve kanë qenë përgjegjës për censurimin edhe pse Meta nuk u dha kurrë autorizim për heqjen e përmbajtjeve ose profileve. Njerëzit në internet shpesh i fajësonin dhe keqtrajtonin verifikuesit e fakteve për veprimet e Meta-s. Komentet tuaja të fundit padyshim që do t’i nxisin perceptimet e këtilla. Por realiteti është se punonjësit e Meta-s vendosnin nëse përmbajtja të cilën verifikuesit e fakteve e kanë shënuar si të rrejshme duhet të jetë më pak e arrtitshme apo të etiketohet”, thuhet në letër.
    Fondacioni Metamorfozis, pjesë e të cilit është edhe Agjencia e Lajmeve Meta.mk, është nënshkrues i letrës dhe është pjesë e Rrjetit Ndërkombëtar për Verifikimin e Fakteve.

    I nderuar z. Zuckerberg,
    Nëntë vite më parë ju shkruam për dëmet reale që i shkaktojnë informacionet e rrejshme në Facebook. Si përgjigje të kësaj Meta krijoi një program për verifikimin e fakteve që ndihmoi për mbrojtjen e miliona përdoruesve nga mashtrimet dhe teoritë e konspiracionit. Këtë javë ju njoftuat se do t’i jepnit fund këtij programi në Shtetet e Bashkuara për shkak të shqetësimeve për “censurë të tepërt” – një vendim ky që e kërcënon progresin e pothuajse një dekade të promovimit të informacionit të saktë online.
    Programi i cili filloi në vitin 2016 ishte një hap i rëndësishëm para për nxitjen e saktësisë faktike në internet. I ndihmoi njerëzit që të kenë një përvojë pozitive në Facebook, Instagram dhe Threads duke e reduktuar përhapjen e informacionit të rremë dhe manipulues në përmbajtjet e tyre. Ne besojmë – por këtë e tregojnë edhe të dhënat – se shumica e njerëzve në mediat sociale kërkojnë informacion të besueshëm për të marrë vendime për jetën e tyre dhe për të pasur ndërveprime të mira me miqtë dhe familjarët e tyre. Qëllimi ishte që përdoruesit të informohen për informacionet e rrejshme me qëllim që të ngadalësohet përhapja e tyre, pa i censuruar ato. Verifikuesit e fakteve e mbështesin fuqimisht lirinë e fjalës dhe këtë e kemi thënë disa herë, përfshirë këtu edhe në Komunikatën e Sarajevës vitin e kaluar. Liria për të thënë pse diçka nuk është e vërtetë gjithashtu është liri e fjalës.
    Por, ju po thoni se programi është kthyer në një “mjet censurimi” dhe se “verifikuesit e fakteve kanë qenë shumë të njëanshëm politikisht dhe më shumë e kanë shkatërruar besimin se sa që e kanë krijuar atë, sidomos në SHBA”. Kjo është e pasaktë dhe ne duam ta sqarojmë, si në kontekstin e sotëm, ashtu edhe për shkrimet historike.
    Meta kërkonte që të gjithë partnerët e verifikimit të fakteve t’i përmbushin standardet rigoroze për paanshmëri nëpërmjet verifikimit nga ana e Rrjetit Ndërkombëtar të Verifikimit të Fakteve. Kjo nënkuptonte se ata nuk do kishin të drejtë të kenë asnjë lidhje me partitë politike apo kandidatët politikë, as edhe të avokonin për politika dhe se duhej t’i përmbaheshin paanshmërisë dhe transparencës. Çdo media çdo vit i nënshtrohej një verifikimit rigoroz, përfshirë këtu edhe një vlerësimi dhe verifikimi të pavarur nga kolegët. Meta vazhdimisht i ka vlerësuar këto standarde si rigoroze dhe efektive. Vetëm një vit më parë Meta e zgjeroi programin edhe në Threads.
    Komentet tuaja sugjerojnë se verifikuesit e fakteve kanë qenë përgjegjës për censurën, edhe pse Meta nuk u dha kurrë autorizim për të hequr përmbajtje ose profile. Njerëzit në internet shpesh i fajësonin dhe i keqtrajtonin verifikuesit e fakteve për veprimet e Meta-s. Komentet tuaja të fundit padyshim që do i nxisin perceptimet e këtilla. Por realiteti është se punonjësit e Meta-s janë ato që vendosnin nëse përmbajtja që verifikuesit e fakteve e kanë shënuar si të rrejshme duhet të kufizohet apo të etiketohet. Disa verifikues të fakteve me vite i kanë sugjeruar Meta-s se si t’i përmirësojë këto etiketa që të jenë më pak imponuese dhe ta shmangin edhe censurën në dukje, por Meta nuk i ka dëgjuar kurrë këto sugjerime. Krahas kësaj, Meta i përjashtoi politikanët dhe kandidatët politikë nga verifikimi si masë kujdesi, edhe kur ata përhapnin gënjeshtra të njohura. Verifikuesit, nga ana tjetër, thonin se politikanët duhet të kontrollohen si gjithë të tjerët.
    Gjatë viteve Meta jepte vetëm informacion të kufizuar për rezultatet e programit, edhe pse verifikuesit dhe studiuesit e pavarur vazhdimisht kërkonin më shumë të dhëna. Por nga ajo që mund të shihnim, programi ishte efektiv. Hulumtimet treguan se etiketat e verifikimit të fakteve e zvogëlojnë besimin dhe shpërndarjen e informacionit të rrejshëm. Edhe në dëshminë tuaj para Kongresit, ju u mburrët për “programin për verifikimin e fakteve në industri“ të Meta-s.
    Thatë se keni në plan të filloni një program “Shënime të Komunitetit” (Community Notes) të ngjashëm me atë në X. Ne nuk besojmë se ky lloj programi do të rezultojë me një përvojë pozitive tek përdoruesit, siç tregon edhe X. Hulumtimet tregojnë se shumë “Shënime të Komunitetit” nuk shfaqen kurrë, sepse varen nga një pëlqim e gjerë politik dhe jo nga standardet dhe dëshmitë për saktësinë. Megjithatë, nuk ka asnjë arsye se pse “Shënimet e Komunitetit” nuk mund të koekzistojnë me programin për verifikimin e fakteve të palëve të treta; ato nuk e përjashtojnë njëri-tjetrin. Modeli i “Shënimeve të Komunitetit” që punon në bashkëpunim me verifikuesit profesionistë të fakteve do të kishte potencial të fortë si një model i ri për promovimin e informacionit të saktë. Nevoja për këtë është e madhe: nëse njerëzit besojnë se rrjetet sociale janë plot mashtrime dhe manipulime, ata nuk do të duan ta kalojnë kohë atje apo të bëjnë biznes në to.
    Kjo na sjell deri tek konteksti politik në Shtetet e Bashkuara. Koha e publikimit të kumtesës tuaj është pas konfirmimit të fitores zgjedhore të Donald Trump dhe si pjesë e përgjigjes më të gjerë nga industria e teknologjisë ndaj administratës së re. Vetë z Trump tha se deklarata juaj “mbase” ishte një përgjigje ndaj kërcënimeve që ai bëri ndaj jush. Disa nga gazetarët që janë pjesë e komunitetit tonë të verifikimit të fakteve janë përballur me kërcënime të ngjashme nga qeveritë në vendet ku ata punojnë, prandaj ne e kuptojmë se sa e vështirë është për një person që t’i rezistojë këtij presioni.
    Plani për anulimin e programit për verifikimin e fakteve në vitin 2025 për momentin vlen vetëm për Shtetet e Bashkuara. Por Meta ka programe të ngjashme në më shumë se 100 vende që janë shumë të ndryshme, në faza të ndryshme të demokracisë dhe zhvillimit. Disa nga këto vende janë posaçërisht të ndjeshme ndaj dezinformatave që nxisin destabilitet politik, ndërhyrje në zgjedhje, dhunë të turmave, madje edhe gjenocid. Nëse Meta vendos ta anulojë programin në mbarë botën, kjo pothuajse me siguri do të ketë si rezultat dëme të vërteta në shumë vende.
    Ky moment e thekson nevojën për më shumë financime për gazetarinë në shërbim të interesit publik. Verifikimi i fakteve është i një rëndësie qenësore për mbajtjen e një realiteti të përbashkët dhe diskutimit të bazuar në dëshmi – si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe globalisht. Sektori filantropik ka një mundësi për ta rritur kontributin e tij në gazetari në një moment kritik.
    Më e rëndësishmja është se ne besojmë se vendimi i Meta-s për t’i dhënë fund programit të saj për verifikimin e fakteve nga palët e treta është një hap prapa për ata që duan të shohin një internet që i jep përparësi informacionit të saktë dhe të besueshëm. Shpresojmë që në vitet në vijim do të jemi në gjendje në njëfarë mënyre ta kompensojmë këtë progres të humbur. Ne mbetemi të përgatitur për të punuar përsëri me Meta-n ose me çdo platformë tjetër teknologjike të interesuar për ta përfshirë verifikimin e fakteve si një mjet për t’u ofruar njerëzve informacionin që u nevojitet për të marrë vendime të informuara për jetën e tyre të përditshme.
    Qasja tek e vërteta e përforcon lirinë e fjalës, duke ju mundësuar komuniteteve t’i përafrojnë zgjedhjet e tyre me vlerat e tyre. Si gazetarë mbetemi të përkushtuar ndaj lirisë së shtypit, duke siguruar që kërkimi i së vërtetës të vazhdojë të jetë një themel i demokracisë.
    Me respekt,
    15min – Letoni
    AAP FactCheck – Australi
    AFP – Francë
    AkhbarMeter Media Observatory – Egjipt
    Animal Político-El Sabueso – Meksikë
    Annie Lab – Hong Kong
    Aos Fatos – Brazil
    Beam Reports – Sudan
    BOOM – Indi
    Check Your Fact – SHBA
    Chequeado –Argjentinë
    Civilnet.am – Armeni
    Colombiacheck – Kolumbi
    Congo Check – Kongo, RD e Kongos, Republika e Afrikës Qendrore
    Doğruluk Payı – Turqi
    Dubawa – Nigeri
    Ecuador Chequea – Ekuador
    Ellinika Hoaxes – Greqi
    Estadão Verifica – Brazil
    FactCheckHub – Nigeri
    Fact-Check Cyprus – Qipro
    FactCheck.org – SHBA
    FactCheckNI –Irlandë e Veriut
    Factcheck.Vlaanderen – Belgjikë
    Factchequeado – SHBA
    Factly – Indi
    FactReview – Greqi
    Factnameh – Iran
    Faktisk.no – Norvegji
    Faktograf – Kroaci
    Fakt Yoxla – Azarbajxhan
    Fatabyyano – Јоrdan
    Full Fact – Mbretëri e Bashkuar
    Greece Fact Check – Greqi
    Gwara Media – Ukrainë
    Internews Kosova KALLXO – Kosovë
    Istinomer – Serbi
    Källkritikbyrån – Suedi
    KOMPAS.com – Indonezi
    La Silla Vacía – Kolumbi
    Lead Stories – SHBA
    Les Surligneurs – Francë
    Lupa – Brazil
    Mafindo – Indonezi
    Mala Espina – Kili
    MediaWise – SHBA
    Metamorphosis – Maqedonia e Veriut
    MyGoPen – Tajvan
    Myth Detector – Gjeorgji
    Newschecker – Indi
    Newtral – Spanjë
    Observador – Portugali
    Open – Itali
    Pagella Politica / Facta news – Itali
    Polígrafo – Portugali
    PolitiFact – SHBA
    Pravda – Poloni
    PressOne.PH – Filipine
    Probe – Filipine
    Rappler – Filipine
    RMIT Lookout – Australi
    Snopes – SHBA
    Taiwan FactCheck Center – Tajvan
    Tech4Peace – Irak
    Telugu Post – Indi
    The Stage Media-Liberia– Liberi
    Tirto.id – Indonezi
    The Journal FactCheck – Irlandë
    The Logical Indian – Indi
    VERA Files – Filipine
    Verify – Siri

  • Verifikimi i fakteve është efektiv në luftimin e dezinformatave, nuk është censurë

    Lidhja e verifikimit të fakteve me censurën është e dëmshme sepse pretendime të tilla të rreme janë një nga forcat shtytëse pas ngacmimeve dhe sulmeve ndaj verifikuesve të fakteve, njoftoi EFCSN

    Rrjeti Evropian për Standarde të Verifikimit të Fakteve (EFCSN) është i zhgënjyer nga vendimi i Meta-s për t’i dhënë fund programit të tij të verifikimit të fakteve duke filluar në SHBA, ndërsa dënon fuqishëm deklaratat e themeluesit të Meta-s që lidh kontrollin e fakteve me censurën, thuhet në reagimin e tyre ndaj njoftimit të Mark Zuckerberg se po i jep fund përdorimit të verifikimit të pavarur të fakteve në platformat e tij, duke filluar nga SHBA,
    “Kjo duket më shumë si një lëvizje e motivuar politikisht e bërë në kontekstin e administratës së ardhshme të Donald Trump në Shtetet e Bashkuara sesa një vendim i bazuar në prova”, tha Clara Jimenez Cruz, presidente e EFCSN.
    Rrjeti inkurajon Bashkimin Evropian që t’i rezistojë presionit politik dhe të mos e lejojë atë të minojë përpjekjet e tij për të trajtuar përhapjen e dezinformatave në platformat kryesore online. Siç theksojnë nga atje, verifikimi i fakteve nuk është censurë dhe e njëjta jep kontekst dhe fakte për çdo qytetar në bazë të të cilave më pas merr vendimin e tij. Kontrolli i fakteve është provuar të jetë efektiv në luftimin e dezinformatave.
    “Të barazosh verifikimin e fakteve me censurën është një pretendim i rremë dhe keqdashës. Kontrolluesit e fakteve nuk “censurojnë” askënd. Anëtarët tanë hetojnë dhe publikojnë prova të pretendimeve potencialisht të rreme. Ka qenë gjithmonë vendimi i Metës se çfarë të bëjë me etiketën e kontrollit të fakteve për përmbajtjen, jo i yni”, thuhet në reagimin e FCSN-së.
    Nga atje ata kujtojnë deklaratën e Zuckerberg, i cili tha: “Verifikuesit e fakteve ishin thjesht shumë të njëanshëm politikisht dhe humbën më shumë besim sesa krijuan”.
    “Kjo është gënjeshtër. Kontrolluesit e fakteve udhëhiqen nga standardet më të larta gazetareske të raportimit të paanshëm, transparencës, integritetit dhe llogaridhënies, me organizata si EFCSN që mbështesin këto standarde nëpërmjet recensioneve të kryera në mënyrë të pavarur. Lidhja e verifikimit të fakteve me censurën është e dëmshme sepse pretendime të tilla të rreme janë një nga forcat shtytëse pas ngacmimeve dhe sulmeve ndaj kontrolluesve të fakteve. Për më tepër, këto akuza mund të përkeqësojnë një çështje tashmë të ndezur që prek kontrolluesit e fakteve në mbarë botën”, shtohet në deklaratë.
    Ndërsa disa vende evropiane shkojnë drejt zgjedhjeve në vitin 2025, platformat që tërhiqen nga luftimi i lajmeve të rreme dhe dezinformatave lejojnë dhe madje ftojnë potencialisht ndërhyrje në zgjedhje, veçanërisht nga aktorët e huaj. BE-ja në veçanti duhet të qëndrojë e vendosur në zbatimin e ligjeve të veta, edhe përballë presionit nga vendet e tjera.
    Çfarë thonë faktet (dhe Meta) për ndikimin e programit të kontrollit të fakteve
    EFCSN thekson se njoftimi i Metës e barazon sistemin e shënimit të dezinformatave të verifikuara me censurën, duke thënë se “Programi i destinuar për informacion është kthyer shumë shpesh në një mjet censurimi”.
    “Kjo është në fakt e kundërta e mënyrës se si funksionon sistemi i etiketimit. Raportimi i dezinformatave i lejon përdoruesit të marrin vendim të informuar se çfarë përmbajtje të ndajnë ose komentojnë”, thotë EFCSN.
    Në fakt, shtohet aty, vetëm vitin e kaluar përpara zgjedhjeve parlamentare të BE-së, Meta vuri në dukje efektivitetin e sistemit të tij të etiketimit, duke thënë: “Ndërmjet korrikut dhe dhjetorit 2023, për shembull, mbi 68 milionë përmbajtje të shikuara në BE në Facebook dhe Instagram kishin shenja kontrolli faktesh. Kur vendoset etiketë e kontrollit të fakteve, 95% e njerëzve nuk klikojnë për ta parë atë.”
    Meta gjithashtu e ka festuar më parë Programin e saj të verifikimit të fakteve nga papa e tretë si të suksesshëm dhe të dobishëm për përdoruesit, duke deklaruar, “Ne e dimë se ky program funksionon dhe njerëzit shohin vlerë në etiketat paralajmëruese që shfaqim në përmbajtje pasi faktet e partnerit të kontrollit të fakteve do ta vlerësojë”.
    Në njoftimin e fundit, themeluesi i Metës aludon për “shumë gabime dhe shumë censurë”; por Raporti i fundit i Transparencës i Metës nga DSA tregon se gabimet në përmbajtjen e verifikuar prekën vetëm 3.15 përqind të totalit të ankesave të degradimit në Facebook.
    Për më tepër, EFCSN thekson se modeli i Shënimeve të Komunitetit i propozuar si një alternativë ndaj Programit të Kontrollit të Fakteve nga Pala e Tretë ka gjithashtu dobësi.
    “Vërejtjet e komunitetit mund të jenë më të dobishmet për t’iu kundërvënë pretendimeve të rreme kur ato bazohen në ekspertizën e duhur dhe punën e verifikimit të fakteve. Në kontekstin e zgjedhjeve të vitit 2024 në SHBA, Poynter raportoi se Vërejtjet e komunitetit të X kishin në rastin më të mirë një efekt jashtëzakonisht margjinal në luftimin e dezinformimit zgjedhor. Nga një hetim tjetër, organizata anëtare EFCSN. Science Feedback zbuluan se shumica e përmbajtjes në X (ish Twitter) që kontrolluesit e fakteve zbuluan se ishin të rreme ose mashtruese nuk kishin shenja të dukshme se ishin moderuar”, thuhet në njoftimin e EFCSN-së.
    Rrjeti Evropian për Standardet e Kontrollit të Fakteve është një shoqatë e organizatave që kontrollojnë faktet e përkushtuara ndaj standardeve të pavarësisë, transparencës dhe cilësisë gazetareske të përcaktuara në Kodin Evropian të Standardeve për Organizatat e Pavarura të Kontrollit të Fakteve. Me mbi 50 anëtarë të konfirmuar në të gjithë Evropën, EFCSN është zëri i verifikuesve evropianë të fakteve. Fondacioni Metamorfosis është një nga themeluesit dhe një anëtar i EFCSN që përmbush plotësisht standardet e përcaktuara.

  • Thirrje për oferta Për përzgjedhje trajner

    Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër për realizimin e nismës EmpowerHER! shpall:
    Thirrje për oferta Për përzgjedhjen trajner
    Për realizimin e dy moduleve të trajnimeve për të rinjtë
    Moduli 3: Zhvillimi PersonalDita 1: Vendosja e qëllimeve dhe menaxhimi i kohësPërshkrimi: Përmes punëtorive dhe aktiviteteve, pjesëmarrësit do të vendosin qëllime personale dhe profesionale. Ata do të mësojnë teknika efektive për menaxhimin e kohës për të përparësuar detyrat dhe për të arritur qëllimet.
    Dita 2: Vetëbesimi dhe aftësitë e komunikimitPërshkrimi: Ky aktivitet fokusohet në rritjen e vetëbesimit dhe përmirësimin e aftësive të komunikimit. Pjesëmarrësit do të marrin pjesë në role, ushtrime për të folur në publik dhe aktivitete për ndërtimin e vetëbesimit.
    Dita 3: Menaxhimi i stresit dhe mirëqeniaPërshkrimi: Pjesëmarrësit do të eksplorojnë teknika për menaxhimin e stresit, përfshirë ushtrime për vëmendje dhe relaksim. Ata gjithashtu do të mësojnë për mirëqenien e përgjithshme dhe rëndësinë e kujdesit për veten.
    Moduli 4: Përgatitja për punë dhe avancimi në karrierëDita 1: Shkrimi i CV-së dhe letrës motivuese efektivePërshkrimi: Në këtë punëtori, pjesëmarrësit do të marrin udhëzime për krijimin e CV-ve dhe letrave motivuese tërheqëse. Ata do të kuptojnë si të theksojnë aftësitë dhe përvojat e tyre në mënyrë efektive.
    Dita 2: Aftësitë dhe teknikat për intervistëPërshkrimi: Pjesëmarrësit do të praktikojnë aftësitë për intervista, përfshirë përgjigjen ndaj pyetjeve të zakonshme dhe prezantimin me vetëbesim. Do të organizohen simulime të intervistave dhe sesione për komente.
    Dita 3: Ndërtimi i një rrjeti profesionalPërshkrimi: Do të organizohen ngjarje për rrjetëzim për të ndihmuar pjesëmarrësit të zgjerojnë kontaktet e tyre profesionale. Ata do të mësojnë për rëndësinë e rrjetëzimit për avancimin në karrierë dhe do të marrin udhëzime për krijimin e lidhjeve domethënëse.
    Gjuha e punës gjatë trajnimit do të jetë maqedonisht dhe shqip.
    Periudha e realizimit: Janar-Prill 2025 në Dibër
    Afati i fundit për dorëzimin e ofertave: 15 janar 2025
    Ofertat, së bashku me biografinë, duhet të dërgohen në adresën elektronike Contact@cscd.org.mk, ose me postë apo personalisht në zyrën në adresën:Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër, Rr. Velko Vllahoviq nr. 13, Dibër
    Për më shumë informacione, kontaktoni në:Tel: 070306652, 070972070Email: Contact@cscd.org.mk
    Kjo iniciativë realizohet në kuadër të Aktivitetit të USAID për të rinjtë që krijojnë mundësi aktive, zbatuar nga organizata Avancimi i Ekonomive për Komunitete më të Forta (IESC) në partneritet me Forumin Arsimor Rinor dhe Qendrën për Sipërmarrës dhe Zhvillimin e Menaxherëve Shkup.
    Mendimet e shprehura në formular i përkasin autorëve të Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit Dibër dhe nuk shprehin qëndrimet e USAID apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Related

  • Komente për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Mediat

    Kontribut i Metamorfozis, Agjencisë së Lajmeve Meta.mk, Portalb-it dhe Vërtetmatës-it në ndryshimet e propozuara të Ligjit për Mediat Për të mbajtur një diskutim konstruktiv dhe për të marrë pjesë në procesin konsultativ, e duke marrë parasysh përvojën dhe punën e Fondacionit Metamorfozis, Agjencisë së Lajmeve Meta.mk, Portalb-it dhe Vërtetmatës-it, brenda afatit të paraparë, përmes ENER-it […]
    The post Komente për ndryshimet e propozuara të Ligjit për Mediat first appeared on Metamorphosis.

  • Megafon: konferencë vjetore për aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile

    Megafon është një ngjarje ndërkombëtare vjetore e organizuar nga TechSoup Global si një hapësirë për diskutime dhe mësim për të stimuluar ide të reja midis aktivistëve, grupeve të veprimit dhe OJQ-ve nga Evropa Qendrore dhe Lindore, Azia Qendrore dhe Kaukazi që punojnë në fushën e ndërtimit të narrativeve pozitive dhe parandalimit të dezinformatave. Këtë vit, […]
    The post Megafon: konferencë vjetore për aktivistët dhe organizatat e shoqërisë civile first appeared on Metamorphosis.

  • Promovohet “Lista për vetë-vlerësim për hapjen e njësive të vetëqeverisjes lokale”

    Hapja e njësive të vetëqeverisjes lokale ndaj qytetarëve është çelësi i qeverisjes së mirë në nivel vendor, pasi inkurajon transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve, gjë që çon në vendimmarrje më efikase dhe të përgjegjshme. Një transparencë e tillë është e një rëndësie të veçantë në luftën kundër korrupsionit, pasi mundëson mbikëqyrjen publike dhe […]
    The post Promovohet “Lista për vetë-vlerësim për hapjen e njësive të vetëqeverisjes lokale” first appeared on Metamorphosis.

Нема повеќе содржини

Нема повеќе содржини