Doli numri i parë i “Qytetarët për ndryshime”
Civika mobilitas sor e publikoi numrin e parë të revistës “Qytetarët për ndryshime”, buletin i programit, po edhe i gjithë shoqërisë civile. Revista u kushtohet qytetarëve si shfrytëzues të shërbimeve të organizatave qytetare, por edhe si iniciues dhe pjesëmarrës në ndryshimet shoqërore.
“Qytetarët për ndryshime” ka ambicie të jetë pikë e re në të cilën do të grumbullohen dhe prej të cilës do të distribuohen informata për shoqërinë civile dhe për tema relevante për atë, vend ku do t’i ndajmë analizat, dilemat dhe diskutimet për çështjet e rëndësishme për funksionimin e shoqërisë civile.
Numri i parë përfshinë një periudhë prej gjashtë muajve, ndërsa botimet vijuese do të jenë çdo tre muaj. Revista do të përgatitet dhe do të publikohet në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze dhe do të ketë vetëm version elektronik.
Ky lajmërim, por edhe thirrje deri te të gjithë kolegët nga sektori civil dhe më gjerë, do të jetë pjesë e “Qytetarëve për ndryshime”. Lexoni dhe komentoni. T’i ndajmë informatat sepse ato ndonjëherë vlejnë vetëm atëherë kur do të arrijnë atje ku është e nevojshme.
Lexoni revistën në gjuhën adekuate: