20171206 vest civica

Forum regjional “Minierat – po ose jo?”: Më shumë se e qartë, të gjithë janë për ЈО!

Katër kryetar të komunave, përfaqësuese e iniciativës qytetare dhe udhëheqëse e Qendrës për Zhvillim të Rajonit Planor Juglindor ishin panelistët e forumit regjional “Minierat – Po ose Jo?”, që u organizua më 5 dhjetor 2017 në Strumicë, ndërsa kishte të bëjë me situatën aktuale me tashmë minierat e hapura, si dhe koncesionet e dhëna për hapjen e minierave të reja në Maqedoninë Lindore. Salla në Shtëpinë e ARM në Strumicë ishte plot me qytetarë dhe aktivistë.

Debati u bë dinamik që nga vetë fillimi. Të gjithë panelistët thanë qartë se janë kundër minierave dhe se do të luftojnë që minierat ekzistuese të mbyllen, e të rejat kurrë mos hapen.

Kryetari i Komunës së Vallandovës, Pero Kostadinov, ishte kategorik në përgjigjen e pyetjes së moderatores Lupevska Sozen, nëse do të japë dorëheqje nëse nuk zgjidhet problemi me minierat në komunën e tij: “Në rast të mossuksesit në mbylljen e minierave, të gjitha opsionet janë të hapura – dorëheqja, mosbindja qytetare, çdo gjë që është e nevojshme do të bëjmë”. Kostadinov, i cili paraprakisht ishte aktivist kundër minierave, ishte kategorik se edhe tani, si kryetar komune, qëndrimi i tij aspak nuk ka ndryshuar. “Obligimi ynë është që të luftojmë me të gjitha mekanizmat që minierat ta ndërpresin punën”, tha kryetari i Komunës së Bogdancit. “Miniera të tilla nuk duhet të ekzistojnë”, vazhdoi kryetari i Komunës së Dojranit, Ango Angov, ndërsa kryetari i Komunës së Gjevgjelisë, Sasho Pockov, tha se mesazhi i referendumit që u mbajt në Gjevgjeli është i qartë dhe mendon se tashmë në këtë fazë do të zgjidhet ky problem. Zhulieta Gjurkova, udhëheqëse e Qendrës për zhvillim të rajonit planor juglindor, tha se ky regjion është fabrikë prej të cilës ushqhet e gjithë Maqedonia. Nëse në afërsi prej 50 kilometra ka industri të rëndë, nuk do të ketë më prodhimtari organike të prodhimeve bujqësore. Simona Getova, nga Iniciativa “Juglindja kundër minierave”, deklaroi se më shumë se 40.000 qytetarë kanë thënë jo për minierat dhe se kjo dilemë tashmë është tejkaluar. “Tani duhet të bisedohet se si të ndërpriten këto miniera”, tha ajo dhe shtoi “Ne qytetarët të cilët u deklaruam kundër minierave do të bëjmë çdo gjë që është në fuqinë tonë, edhe atë që nuk është në fuqinë tonë, të mos ketë miniera në Maqedoninë Juglindore”.

Në këtë debat u inkuadruan edhe të pranishmit në sallë. U tha se këto 86 licenca për miniera të reja, të cilat u ndanë nga ana e Qeverisë paraprake në një ditë, janë kërcënim i madh për shëndetin e njerëzve dhe për bujqësinë si degë kryesore ekonomike në regjion. Qytetarët dhe aktivistët ishin kategorikë në qëndrimet e tyre, duke thënë se ky është problem serioz dhe se “ky është gjenocid mbi 400.000 qytetarë të Republikës së Maqedonisë” sipas një, “jo vetëm për këtë regjion, por edhe për gjithë Maqedoninë, si edhe për Bullgarinë dhe Greqinë”, sipas një tjetri. I vetmi në sallë i cili pati qëndrime ndryshe nga të tjerët ishte Nikollajço Nikollov, drejtor ekzekutiv i minierës Buçim nga Radovishi dhe kryetar i Asociacionit maqedonas për miniera, i cili tha se ky reagim për minierat është shumë i vonuar dhe se shumica me lehtësoi i shfrytëzojnë fjalët “helmim”, “liqene me cianid” etj. Ai i ftoi të pranishmit ta vizitojnë minierën Buçim dhe të binden vetë se si punon kompania. Shumica prej të pranishmëve reaguan me zë ndaj qëndrimeve të tija për këtë çështje. Mes të pranishmëve ishte edhe Liljana Popovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, e cila konstatoi se minierat Ilovica dhe Kazandol mund të mbyllen tash, sepse shumë afat në marrëveshjet nuk janë respektuar. Ajo deklaroi se më vonë është konstatuar se disa i kanë fituar koncesionet që t’i shesin, pa filluar aspak me ndonjë investim. Deri tani në këtë regjion u organizuan gjashtë referendume për ndalimin e minierave, prej të cilave tre ishin të suksesshme.

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…