[Aggregator] Downloaded image for imported item #47913

Në Strugë u realizua me sukses trajnimi i parë për ajër të pastër

Dje në Strugë u realizua me sukses trajnimi i parë në kuadër të projektit “Rrjeti Qytetar për Ajër të Pastër në Rajonin Jugperëndimor”, i mbështetur nga Qeveria Zvicerane përmes Civica Mobilitas.

Ngjarjen e hapi koordinatori i projektit, Bardhyl Tushi, i cili dha një shpjegim të shkurtër mbi qëllimet dhe rëndësinë e projektit, duke i falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen dhe mbështetjen e tyre.

Më pas, profesori universitar Prof. Dr. Musah Fejzullov, i angazhuar si ekspert për përgatitjen e programit dhe doracakut për trajnimet, prezantoi në mënyrë të detajuar doracakun edukativ dhe realizoi detyra interaktive me nxënësit që morën pjesë në trajnim.

Në ngjarje mori pjesë edhe znj. Besa Tateshi – udhëheqëse sektori në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në Shkup, e cila theksoi rëndësinë e iniciativave të tilla për ngritjen e vetëdijes publike dhe përfshirjen e të rinjve në mbrojtjen e mjedisit jetësor.

Përkthimin gjatë trajnimit e realizoi profesoresha Selpi Poshka.

Përmes aktiviteteve të tilla vazhdojmë të ndërtojmë një komunitet më të informuar, më aktiv dhe më të përgjegjshëm për ajër më të pastër dhe mjedis më të shëndetshëm.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Bashkësisë së ekologëve “Natyra” dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë Zvicerane, Civika Mobilitas ose organizatave që e zbatojnë atë”

#CHinMK#CivicaMobilitas

Civica MobilitasEmbassy of Switzerland in North MacedoniaИзвиднички одред “Мирко Милески” / Scout group “Mirko Mileski”

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање