Thirrje për pjesëmarrje në Trajnimin për pjesëmarrje dhe avokim rinor
HERA – Asociacioni për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim, në partneritet me Këshillin Kombëtar Rinor të Maqedonisë, shpallin thirrje për pjesëmarrje në Trajnim për të rinj në suaza të projektit Youth Connect: Building Inclusive Participation through Local Partnerships të mbështetura nga Regional Youth Cooperation Office (RYCO).
Për se bëhet fjalë?
Projekti ka për qëllim t’i fuqizojë kapacitetet e të rinjve për pjesëmarrje aktive dhe thelbësore në proceset demokratike, krijimin e politikave publike dhe vendimmarrjen lokale, si dhe ta avancojë rolin e tyre në ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimit në komunitete.
Çfarë do të fitojnë pjesëmarrësit?
Përmes trajnimeve të strukturuara dhe interaktive, pjesëmarrës do të fitojnë:
- njohuri për politikat publike dhe pjesëmarrjen e të rinjve;
- shkathtësi për avokim dhe angazhim qytetar;
- kapacitete për ndërtimin e paqes dhe vendosjen e dialogut dhe bashkëpunimit;
- vetëbesim i rritur dhe gatishmëri për pjesëmarrje aktive në procese lokale dhe institucionale.
Kur dhe ku ?
Trajnimi do të realizohet në Veles, në datat:
19 – 22 Shkurt.
Trajnimi do të zbatohet me aplikimin e metodave joformale të mësuarit, punë interaktive dhe punë në grupe të vogla, me fokus në avokim, krijimin e politikave, demokraci pjesëmarrjeje dhe procese të ndërtimit të paqes.
Kush mund të paraqitet?
- Të rinjtë e moshë nga 18 deri në 29 vjeç;
- Të rinjtë të cilët jetojnë dhe verojnë në territorin e Shkupit (komunat Kisella Vodë), Tetovë dhe Strugë;
- Të rinj nga komunitete të ndryshëm sociale, etnike dhe lokale;
- Veçanërisht inkurajohen të marrin pjesë gratë e reja, si dhe të rinjtë nga grupet e
Për pjesëmarrësit të cilët jetojnë jashtë qytetit ku mbahet trajnimi, shpenzimet e udhëtimit do të mbulohen tërësisht.
Gjithsej të do të përzgjidhen 60 të rinj, të cilët do të avancojnë njohuritë dhe shkathtësitë e tyre në fushën e politikave publike, pjesëmarrjes qytetare, avokimit dhe ndërtimit të paqes.
Si të paraqitesh ?
Për pjesëmarrje është e nevojshme ta plotësosh online aplikacionin në linkun në vijim:
https://docs.google.com/forms/d/1fkUkyjVffn53v7zHaRkHlQYH9thM8WctlD60SwvJBrw/preview
Afati i regjistrimit: 10.02.2026 (e martë)
This post was originally published on this site




![[Aggregator] Downloaded image for imported item #42780](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2025/12/plarforma.jpg)



