Thirrje për të rinj për operatorë të Qendrës Rinore të Informimit për Ndryshimet Klimatike – Dibër
Thirrje për të rinj për operatorë të Qendrës Rinore të Informimit për Ndryshimet Klimatike – Dibër
Për nevojat e projektit “Të mësojmë për ndryshimet klimatike”, më datë 05.12.2025 shpallet:
Thirrje për të rinj për pozitën Operator i Qendrës Rinore të Informimit për Ndryshimet Klimatike në Dibër
Periudha e realizimit: 1 janar 2026 – 31 gusht 2026
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit: 25.12.2025
- Informacione rreth projektit
1.1 Titulli i projektit
Ndryshimet klimatike / Mjedisi jetësor
1.2 Donatori dhe programi
Projekti mbështetet nga Qeveria e Zvicrës përmes Civica Mobilitas.
1.3 Kërkuesi i shërbimit
Shoqata Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër
1.4 Informacione për projektin
1.4.1 Qëllimi i përgjithshëm
Të kontribuohet në uljen e ndikimeve të dëmshme të ndryshimeve klimatike mbi mjedisin dhe njerëzit, përmes mbështetjes së një qasjeje të orientuar drejt fëmijëve dhe të rinjve.
1.4.2 Qëllimi specifik
Të rritet pjesëmarrja aktive e të rinjve si qytetarë përgjegjës në përballjen me sfidat e ndryshimeve klimatike dhe ndikimin e tyre mbi mjedisin dhe njeriun.
1.5 Informacione të përgjithshme për detyrën
Operatori i Qendrës Rinore të Informimit për Ndryshimet Klimatike në Dibër do të ketë për detyrë të punojë në Qendrën Rinore 56 orë në muaj, përkatësisht 7 ditë pune gjatë muajit.
Detyrat kryesore përfshijnë koordinimin e aktiviteteve të Qendrës, mbledhjen dhe shpërndarjen e informacionit nga bashkëpunëtorët, mbajtjen e evidencës së vizitorëve, trajnimeve, punëtorive dhe aktivitetet e tjera të Qendrës Rinore për Ndryshimet Klimatike, ………………….
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Letër motivimi, Biografi (CV)
Kontakt: Shuip Marku, 070 306 652, s.marku@gmail.com
Përmbajtja e kësaj thirrjeje është përgjegjësi e vetme e Shoqatës Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas apo organizatave që e zbatojnë projektin.
This post was originally published on this site







