SHGM-Lindje ndanë shpërblimet për gazetarët më të mirë
Të premten në mbrëmje, në amfiteatrin e Universitetit sllav ndërkombëtarë “Gavrillo Romanoviq Derzhavin” në Sveti Nikollë, gazetarët e Qendrës rajonale në Shtip, ndanë shpërblimet për njerëzit më të suksesshëm nga lëmi i gazetarisë, ekonomisë, shëndetësisë, kulturës, arsimit, sportit, humanizmit etj.

Mirënjohjen e lartë për të arritura të veçanta në gazetari e fituan Daniela Takeva, gazetare në Televisionin rajonal TV Star, e shpallur si reportere më e mirë për vitin 2016, si dhe gazetari Goran Lefkov, nga rrjeti hulumtues Skup, për gazetari hulumtuese. Shpërblimi në fushën e humorit dhe satirës iu nda Mile Gjorgjijoskit, i cili poashtu është anëtarë i SHGM.
Shpërblimet i dorëzuan kryetari i SHGM, Naser Selmani dhe koordinatori i Qendrës rajonale në Shtip, Ivan Bojaxhiski.
Ky maniferstim mbahet për herë të tretë, ku Qendra rajonale shpërblen njerëzit më të suksesshëm të rajonit.


![[Aggregator] Downloaded image for imported item #52152](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/FD2A3429-scaled-1-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51804](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/833241697_1549313317235025_4872257272150207793_n-768x576.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51808](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/825266975_1544017001097990_1917492501596776851_n-768x512.jpg)
![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51794](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/10/WhatsApp-Image-2026-10-09-at-23.51.48-2-768x1024.jpg)

![[Aggregator] Downloaded image for imported item #51368](https://civicamobilitas.mk/wp-content/uploads/2026/09/Краток-документ-за-политики_alb-pdf-1-724x1024-1.webp)