Viber image 2025 05 20 12 11 38 220

Pjesëmarrja qytetare, vullnetarizmi dhe përfshirja lokale janë të rëndësishme si për organizatat evropiane ashtu edhe për ato afrikane

Përfaqësuesit e Civika mobilitas, PACT nga Tunizia dhe FAMOK nga Mali morën pjesë në punëtorinë për shkëmbimin e përvojave të organizuar nga organizata partnere NIRAS nga 14 deri më 16 maj 2025 në Danimarkë.

Prezantimet e tre programeve ishin një bazë e mirë për diskutimin në lidhje me pjesëmarrjen qytetare, zhvillimin e komuniteteve lokale, si dhe mbështetjen dhe bashkëpunimin me autoritetet. Pika e përbashkët e të tre programeve janë aktivitetet për të inkurajuar pjesëmarrjen qytetare, për të forcuar vullnetarizmin dhe përfshirjen në nivel lokal.

Kolegët nga NIRAS organizuan gjithashtu vizita në dy organizata të shoqërisë civile. Ishte e dobishme të dëgjohen përvojat e Fondacionit për Përgjegjësi Sociale (Foundation for Social Responsibility), një shembull interesant ku gratë emigrante luajnë një rol udhëheqës dhe funksionojnë si një rrjet mbështetës për gratë e tjera emigrante që kanë nevojë për ndihmë. Ndihma mund të shkojë nga socializimi i thjeshtë deri te mbështetja në aksesin në arsim, mundësitë e punësimit ose kërkimin/marrjen e shërbimeve nga institucionet publike. Angazhimi është vullnetar dhe ka disa qendra të tilla në të gjithë vendin. Në organizatën e dytë, Shtëpia e qytetit (Byens Hus), selia e së cilës ndodhet në komunën e Roskilde , u prezantuan mundësitë që u ofrojnë qytetarëve, si përdorimi i hapësirave për aktivitete të ndryshme ku janë në dispozicion mjete, libra, kënde krijuese etj. U shpjegua edhe metoda e mirëmbajtjes, së bashku me mbështetjen nga komuna dhe kontributin që ata japin për qytetin dhe komunitetin.

Kolegët nga NIRAS prezantuan disa nga aktivitetet e tyre, siç është Platforma për klientët (NIRAS SDC Client Platform) dhe Udhëheqja e mekanizmit operacional për shoqërinë civile të BE-së (Leading the EU Civil Society Operational Facility), ndërsa pjesëmarrësit patën mundësi të dëgjonin dhe diskutonin mënyrat më të mira për të angazhuar qytetarët dhe komunitetin, si dhe shembuj të avokimit publik ndaj autoriteteve lokale.

Përfaqësuesit e tre organizatave ndanë mësimet e nxjerra. Përvojat e të tjerëve, megjithëse nga kontekste të ndryshme, mund të jenë gjithmonë një frymëzim në planifikimin e hapave të mëtejshëm.

Продолжи со читање