Impulsi qytetar #1: Pasqyrë mujore e aktiviteteve të përfituesve të granteve
Dhjetor 2024 - Janar 2025
Në dhjetor, përfituesit e granteve të Civica mobilitas vazhduan të tregojë përkushtim dhe angazhim në çështje të rëndësishme që pasqyrojnë jetën e përditshme. Iniciativat që ata nisin jo vetëm që i inkurajojnë qytetarët që të jenë pjesëmarrës aktivë në krijimin e ndryshimeve pozitive, por gjithashtu e rrisin ndërgjegjësimin për rëndësinë e barazisë gjinore, fuqizimin ekonomik të grave, qëndrueshmërinë ekologjike dhe kulturën, si dhe luftën kundër korrupsionit.
Në rajonin e Pellagonisë, Qendra për Iniciativa Qytetare nga Prilepi, së bashku me partnerët, STACIONI PET dhe Shoqatën Multietnike për të gjitha moshat , organizuan një Shkollë për barazi gjinore ku morën pjesë 20 pjesëmarrës. Shkolla u mundësoi atyre të fitojnë njohuri dhe burime të rëndësishme për të drejtat e grave dhe vajzave, si dhe pjesëmarrjen e tyre aktive në komunitet. Organizatat punuan me zell dhe përkushtim edhe në Prilep, Krivogashtan dhe Dollnen. Aty ata realizuan ligjërata me temën “Parandalimi për shëndet më të mirë“, në të cilat të paktën 90 pjesëmarrës zgjeruan njohuritë e tyre për rëndësinë e shëndetit dhe parandalimit. Në Tetovë, megjithatë, ka pasur një ceremoni të ndarjes së çmimeve për arritjet e mëparshme. Tetë certifikata u ndanë solemnisht për pjesëmarrëset që e përfunduan me sukses trajnimin për “Kozmetikë-Estetikë”, si pjesë e programit për fuqizimin ekonomik të grave. Ky është vetëm një nga shembujt e grantistëve të Civica mobilitas të orientuara drejt angazhimit dhe krijimit të mundësive të reja për gratë, të cilat me aftësi të reja të fituara hyjnë në tregun e punës dhe krijojnë stabilitet ekonomik për veten dhe familjet e tyre.
Dita ndërkombëtare kundër korrupsionit u shënua edhe më 9 dhjetor, kur Qendra për Komunikim Qytetar, Shoqata e Këshilltarëve Tatimorë dhe Aktivo e publikuan Analizën e përdorimit të të dhënave të pronarëve të vërtetë në luftën kundër korrupsionit në Maqedoninë e Veriut. Hulumtimi tregon se institucionet kompetente në vend përdorin pak të dhëna për pronarët e vërtetë, të cilat mund të jenë vendimtare në parandalimin e krimit dhe korrupsionit.



Ndërkaq, interesimi i qytetarëve të rajonit të Pollogut ishte i dukshëm. Asociacioni për Iniciativa Demokratike i prezantoi gjetjet e Hulumtimit mbi shkaqet dhe statusin e migrimit të të rinjve paramë shumë se 180 pjesëmarrësve, përfaqësuesve të organizatave të shoqërisë civile, këshillave rinore, përfaqësuesve të pushtetit vendor, kryetarëve të komunave, komunitetit të biznesit, qytetarëve dhe të rinjve.
Në rajonin Lindor është nënshkruar Memorandumi i bashkëpunimit në kuadër të projektit “Përmes aktivizmit dhe iniciativave të grave deri te komunat gjinore dhe përgjegjëse” ndërmjet Shoqatës Iniciativa e Intelektualëve të Papunë “INI” nga Vinica dhe komunës. Me mbështetjen e pushtetit vendor do të ofrohen zgjidhje praktike për ndryshime transformuese në komunitet. Dhe një nga qëllimet që duam t’jua zbulojmë është: përfshirja e grave dhe vajzave nga komuniteti në krijimin e programeve dhe projekteve komunale, dhe besoj se do të dëshironit të njiheshit edhe me të tjerat.
Inovacionet ekologjike vazhduan të jenë në qendër të ngjarjeve edhe në muajin dhjetor përmespunëtorive për “Teknikat për transformimin e mbetjeve biologjike “ nga REC, Eko Logik dhe Florozon , në laboratorin e bio-teknologjisë në SHMQSH “Maria Kiri – Skllodovska” – Shkup. Kësaj radhe me pjesëmarrjen e nxënësve të SHFK “Vojdan Çernodrinski” nga Komuna e Karposhit. Në dhjetor, të frymëzuar nga rezultatet e tyre, ne përgatitëm një histori për angazhimin e këtyre të rinjve entuziastësh. Në punëtorinë edukative në muajin janar morën pjesë edhe nxënësit e SHF “Dimitar Pop Georgiev – Berovski” nga komuna e Gjorçe Petrovit. Nëpërmjet eksperimenteve demonstruese, ata mësuan se si mbetjet organike nga amvisëritë mund të përpunohen në produkte të dobishme për industrinë farmaceutike, kozmetike dhe ushqimore dhe se si mbetjet mund të bëhen burim dhe të përdoren për të krijuar një të ardhme të gjelbër të qëndrueshme.



Nxënësit e SHMK “28 Nëntori”, në kuadër të projektit “Të mësojmë për ndryshimet klimatike”, e vizituan kapacitetin më të njohur dhe më të madh ekonomik në Komunën e Dibrës – fabrikën e gipsit dhe produkteve të gipsit “Knauf“ . Ata mësuan për historinë dhe proceset e punës së fabrikës, si dhe ndikimin e funksionimit të saj në mjedis, duke theksuar rëndësinë e reduktimit të gazrave të dëmshme dhe kalimit në gaz natyror për proceset e punës.
Në këtë drejtim, Qendra për Ndryshimet Klimatike ndau edhe të dhënat nga analiza e tyre “Sfidat në zbatimin e politikave që lidhen me Agjendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor”, e cila nxjerr në pah mangësitë serioze në zbatimin e detyrimeve ligjore nga komunat për mbrojtjen e mjedisit. Vetëm 31% e komunave kanë zhvilluar një Program për pastërti publike dhe nga 81, vetëm 11 komuna me më shumë se 35,000 banorë kanë një Plan për përmirësimin e cilësisë së ajrit të ambientit.
Qendra për Ndryshime Klimatike, përmes një punëtorie në rajonin e Pellagonisë, në janar prezantoi me sukses se si komunat nga ai rajon po ndërtojnë rrugën drejt revolucionit të gjelbër. Në këtë punëtori, pjesëmarrësit punuan për të identifikuar problemet që lidhen me Agjendën e Gjelbër dhe propozuan hapat e ardhshëm për adresimin e tyre me theks në edukimin e qytetarëve, dekarbonizimin dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.



Koalicioni Rural, me mbështetjen nga Fondacioni për Internetit dhe shoqëri Metamorfozis dhe Qendra për Inovacion Social Blink 42-21, në janar e organizoiTakimin e parë të përbashkët mentorues për forcimin e kapaciteteve të komunave për rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, i cili është pjesë e projektit “Transformimi digjital në nivel lokal – Komunitet i angazhuar për rezistencën ndaj korrupsionit”. Kjo iniciativë, e cila përfshin tetë komuna nga tetë rajone, synon të forcojë kapacitetet e nëpunësve publikë dhe të avancojë punën e tyre për të përmirësuar transparencën dhe llogaridhënien. Mbështetja e mentorimit është çelësi për zhvillimin e mjetit mKomuniteti, i cili do të ndihmojë në hapjen e komunave ndaj qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies së tyre, dhe do të zbatohet gjatë janarit dhe shkurtit 2025.
Një hap tjetër është bërë për zhvillimin e politikës arsimore të vendit me formimin e rrjetit joformal të ekspertëve, “KLUSTER 3 dhe reformat në arsimin e lartë”. Forumi për politika të ndjeshme (FRP) në bashkëpunim me Institutin për Shkenca Shoqërore dhe Humane-Shkup (ISHSHH-SH) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRS) kanë filluar përgatitjen e analizave, raporteve të monitorimit dhe propozimeve të politikave që do të harmonizojnë politikat e arsimit të lartë të Maqedonisë së Veriut me Procesin e Bolonjës.
Vazhdoni të ndiqni me ne lajmet e përfituesve tanë të granteve dhe iniciativat e tyre të suksesshme.