Në dispozicion është Adresari i ri me mbi 6500 organizata aktive të shoqërisë civile në Maqedoni
A keni ditur për Adresarin e organizatave të shoqërisë civile në Maqedoni? A është organizata juaj tashmë pjesë e këtij adresari apo dëshironi ta shtoni atë? Tani ju keni mundësinë për ta bërë atë! Ju prezantojmë Adresarin e organizatave të shoqërisë civile, një vegël perfekte për këdo që dëshiron të informohet apo të lidhet me organizata aktive në vend.
Çfarë ofron Adresari?
- Të dhëna bazike për më shumë se 6.500 organizata qytetare të cilat janë regjistruar në Regjistrin qendror të RM
- Informacione të azhurnuara për kontakt (e-mail, ueb faqja, mediat sociale)
- Kërkim i lehtë dhe renditja e organizatave sipas sektorëve të veprimit, komunës dhe rajoneve
Çfarë mund të bëni?
Nëse organizata juaj mungon ose ka të dhëna të pasakta, mund ta shtoni ose përditësoni lehtësisht duke plotësuar një formular të thjeshtë.
Pse ta përdorni?
• E përmirëson informimin dhe komunikimin e ndërsjellë ndërmjet organizatave
• E lehtëson rrjetëzimin ndërmjet organizatave
• E rrit dukshmërinë e organizatave
Adresari është i disponueshëm në platformën elektronike të Civica mobilitas. Përdoreni atë dhe lidhuni me mundësi të reja për bashkëpunim dhe zhvillim!