Beige & Grey Minimalist Aesthetic Simple Grid Photo Collage

Përfunduan takimet informuese për thirrjen e re të granteve nga Civica Mobilitas

Nga 5 deri më 20 mars 2024, ekipi i Civica Mobilitas përshkoi mbi 2000 kilometra, vizitoi tetë rajone planore dhe mbajti nëntë takime informuese dedikuar thirrjes për Grantet për Angazhim Qytetar. Mbi 130 përfaqësues të interesuar të organizatave qytetare morën pjesë në takimet e mbajtura në Kriva Pallankë, Shtip, Strumicë, Gostivar, Veles, Strugë, Bitolë dhe Shkup.

Image

Pjesa më e madhe e sesioneve informuese iu kushtua pyetjeve të pjesëmarrësve. Përveç interesit për të sqaruar disa nga kriteret për dorëzimin e aplikacioneve dhe mënyrën e plotësimit të dokumenteve të detyrueshme, takimet u shfrytëzuan gjithashtu për të ndarë përvojat nga partneritetet e mëparshme, për të diskutuar mbi problemet e ngutshme të organizatave në rajonet përkatëse, si dhe për të shkëmbyer idetë fillestare për projekte.

Sipas Risto Kamov, anëtar i organizatës “ChangeMakers” dhe i SWAM nga Gjevgjelia, ky qasje që ndihmon në ndërtimin e bashkëpunimeve afatgjata mes organizatave nga rajonet është shumë i mirë. “Deri tani kemi pasur përvojë të punojmë së bashku për realizimin e aksioneve, por asnjëherë nuk kemi pasur mundësi të punojmë së bashku në një projekt afatgjatë. Mendoj se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të bashkuar forcat dhe për të bërë diçka më shumë,” tha ai.

Pjesëmarrësit shprehën kënaqësinë që sesionet informuese u mbajtën në secilin nga rajonet, duke lehtësuar qasjen dhe duke u dhënë mundësi për t’u mbledhur, për t’u rrjetëzuar dhe për të diskutuar çështjet e rëndësishme për organizimin qytetar në rajonin specifik.

Në lidhje me dokumentet e nevojshme për dorëzimin e aplikacioneve, pjesëmarrësit shprehën interes për shtojcën që ka të bëjë me ndikimin në mjedisin jetësor (Cedrig light), që shërben si një filtër për vlerësimin e rreziqeve të mundshme që projekti mund të shkaktojë në mjedisin. Ata që tashmë kishin pasur mundësi të punojnë me të, theksuan se mosrespektimi i këtyre rreziqeve e zgjat kohëzgjatjen e aksioneve.

Të gjithë të interesuarit që nuk patën mundësi të marrin pjesë në sesionet informuese, mund të dërgojnë pyetjet e tyre me shkrim në: helpdesk@civicamobilitas.mk më së voni deri më 2 prill 2024, në orën 13:00.

Të gjitha sesionet informuese u mbajtën në hapësira publike. Falënderojmë kolegët nga zyrat e Europe House në Kriva Pallankë, Veles dhe Strumicë, American Corner në Strugë, Mladihub në Bitolë dhe Qendrën Burimore Qytetare në Shtip, Gostivar dhe Shkup për hapësirën e dhënë dhe për mikpritjen.

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…