Bashkëpunim i fortë për një shoqëri civile të fortë
Civika mobilitas organizoi takimin e parë të një pjese të përfituesve të saj të granteve me Ambasadoren e Zvicrës.
Përveç prezantimit të projekteve të mbështetura, qëllimi i takimit ishte edhe nxitja e dialogut për sfidat, forcimi i bashkëpunimit dhe shqyrtimi i sinergjisë me projektet e tjera të mbështetura nga Zvicra, me qëllim rritjen e ndikimit dhe mbështetjes.

“Ne mbështesim dhe punojmë aktivisht për përmirësimin e shoqërisë civile për pothuajse 20 vjet,” tha ambasadorja Sh.S. Véronique Hulmann dhe shtoi se organizatat e shoqërisë civile duhet të imponohen si aktorë të qeverisjes së mirë përmes avokimit për transparencë, llogaridhënie dhe pjesëmarrje të qytetarëve.
Përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile folën për projektet e tyre aktuale, ndanë arritjet e tyre dhe theksuan nevojën për bashkëpunim të shtuar me institucionet shtetërore. Ata gjithashtu iu referuan aktiviteteve që zbatohen në nivel lokal, llogaridhënies së partive politike, mundësive për digjitalizim, zbatimit të ligjeve tashmë të miratuara, veçanërisht përdorimit të informacionit për pronarët e vërtetë, etj.

Në takim morën pjesë përfaqësues të katër konsorciumeve që punojnë në qeverisjen e mirë dhe luftën kundër korrupsionit dhe arsimit, përkatësisht përfaqësues të organizatave: Forumi për Politika të Arsyeshme, Instituti Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal, Qendra për Komunikime Qytetare, Shoqata e Këshilltarëve Tatimorë të Republikës së Maqedonisë, Fondacioni Metamorfozis, Qendra për Inovacione Sociale Blink 42-21, Finance Think dhe Qendra Maqedonase për Edukim Qytetar.
Takimi u mbajt më 24 shtator 2024 në ambientet e MCMS-së. Ambasadorja Hulmann do të takohet me përfituesit e tjerë të granteve në takime të veçanta tematike në periudhën e ardhshme.