Qytetarët për ndryshim #5

MAJ - GUSHT 2020  

“Le të zbutet kjo çudia pak, e do të shohim” – kjo ishte një nga replikat e shpeshta gjatë muajve të kaluar, zakonisht e thënë në fund të bisedës telefonike. “Çudia”, gjegjësisht Covid-19, nuk kaloi, por na solli një verë të çuditshme. Përfundoi gjendja e emergjencës, disa masa u lehtësuan, disa qytetarë u relaksuan e “çudia” mori hov dhe në vend të pushimit mes valës së parë dhe të dytë, na solli një “valë të vazhduar të parë”, që sipas numrave ishte më intensive se gjatë kohës kur në orën 4 pasdite mbylleshim në shtëpi. U dorëzuam nga ndjekja e fiksuar e pres konferencave të ministrit të Shëndetësisë, dhe e zëvendësuam me pyetjen: “Sa janë sot?”, duke menduar në numrin e infektuarve të ri me Covid-19. Trinia e rekomanduar, maska, dezinfektim të duarve dhe distancë, për një pjesë të njerëzve u bë praktikë e rregullt, ndërsa “protokollet” e institucioneve, literaturë e detyrueshme.

Cover Sq

Një pjesë e madhe e organizatave, ngadalë u kthyen në aktivitetet e rregullta të planifikuara. U intensifikua koordinimi i ndërsjellë, u përdorën përvojat nga muajt paraprak, kur i “vendosnim themelet” e punës online dhe u përshtatën aktivitetet për të ashtuquajturin normalitet i ri. Konferencat, debatet, trajnimet, mbledhjet u transferuan në Zum (ZOOM), Tims (Teams) dhe platformat tjera të ngjashme. Megjithatë diçka duhej, mund dhe zhvillohej “drejtpërdrejtë”, duke i respektuar masat për kujdes dhe siguri. Të tilla ishin aktivitetet e organizatave qytetare të cilat ndaj sfidës të quajtur Covid-19 u përgjigjën me distribuimin e ushqimit dhe produkteve higjienike, të dedikuara para së gjithash për mbështetje të kategorive të rrezikuara sociale të qytetarëve. Ata janë heronjtë e vërtetë të kësaj kohe.

Grantistët e Civika mobilitas nuk ishin përjashtim nga trendët. Grantet ad hok, të dedikuara për tejkalimin e kushteve emergjente të shkaktuara nga Covid-19 mundësuan përgjigje të shpejtë të organizatave për grupet qëllimore të tyre. “Edna moze”, Romalitiko, HOPS dhe “Eden” punuan në gjetjen e nevojave, koordinimin dhe distribuimin e ndihmës humanitare për familjet me një prind, familjet nga komuniteti rom, personave që përdorin droga, punëtorët seksual, fëmijët të cilët përdorin droga, të familjeve të tyre etj. Pandemia intensifikoi nevojën nga mbështetja psiko-sociale, e kështu Interaktiv dhe Vej kap realizuan aktivitete për qasjen e të rinjve dhe qytetarëve tjerë deri te mbështetja e këtillë përmes veglave digjitale. Qendra e krizës “Nadezh” punoi me gratë viktima të dhunës familjare, që u intensifikua gjatë gjendjes së emergjencës, ndërsa Sumnal punoi me nxënësit deri në klasën e pestë dhe u ndihmonte t’i tejkalojnë problemet e shkaktuara nga mësimi në distancë. Me përshtatjen në kushtet e reja u realizuan edhe aktivitetet e grantistëve tjerë.

Rezultatet nga aktivitetet e grantistëve të Civika mobilitas dhe në përgjithësi të organizatave qytetare, nuk maten vetëm me tonë ushqim, produkte higjienike ose orë të kaluara në mësim, diskutime dhe inkurajimin e shfrytëzuesve. Ato maten në kënaqësinë e prindërve të cilët kanë çka t’ju japin për të ngrënë fëmijëve të tyre, në barrën e hequr nga kurrizi i tyre, në ndjenjën se ka dikush që ka menduar për ata dhe u ndihmon kohë pas kohe, në mirëqenien e atyre të cilët kanë arritur t’u shmangen dhunuesve dhe kanë gjetur strehim të sigurt, në perspektivat e reja që u janë hapur njerëzve dhe vetëbesimin që e kanë fituar. Ndoshta nuk flasim aq shpesh për këtë, por jemi krenar se jemi pjesë e zgjidhjeve të problemeve të tyre pa dallim nëse janë lidhur me Covid-19 ose me gjendjet e shkaktuara nga diçka tjetër.

Në numrin e pestë të Qytetarët për ndryshim e mund të gjeni përmbajtje interesante për fushatën “Mos vendos bast në jetën tënde” të Shoqatës së punëtorëve social, për modelin e suksesshëm për mobilizimin e mjeteve me të cilat ndërtohen shtëpi për bashkëqytetarët e varfër të shoqatës “Projekti lumturi”, për hulumtimet e “Megjashi” lidhur me qëndrimet e prindërve për organizimin e mësimit në vitin e ri shkollor, për betejën e qytetarëve të Gostivarit për ajër të pastër dhe shumë të tjera.

Lexim të këndshëm!

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…