Mbi 110 shoqata dhe ndërmarrje sociale u bashkuan për një shoqëri më të fuqishme
“Ky Festival e feston shoqërinë civile dhe kontributin e saj për shoqërinë dhe qytetarët”, tha ambasadorja e Zvicrës në vend, ES Veronik Ullman, në hapjen zyrtare të Ditës së organizatave qytetare dhe ndërmarrjeve sociale, i cili u mbajt më 24 shtator 2022, para Shtëpisë së ARM-së, prapa shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza” në Shkup. “Një shoqëri civile e fuqishme, e larmishme dhe dinamike është një dimension i rëndësishëm për një demokraci funksionale”, shtoi ajo. Për ambasadoren Hullman, sfidat mbeten dhe vlerat thelbësore janë nën presion. “Polarizimi mes qytetarëve, rreziqet e korrupsionit, përdorimi joefikas i burimeve, diskriminimi, varfëria, kriza energjetike dhe ndryshimet klimatike. Në kohë të tilla të trazuara, roli i shoqërisë civile bëhet edhe më i rëndësishëm jo vetëm në ofrimin e shërbimeve për njerëzit, por edhe në ndihmën e politikëbërësve për të gjetur zgjidhje për problemet aktuale dhe të ardhshme”, tha ajo.

“Përmbajtja e këtij Panairi flet për ecurinë e sipërmarrjes sociale. Tema është shumë e rëndësishme për BE-në, po ashtu është e afërt dhe e dashur për mua”, tha në fjalimin e tij ambasadori i BE-së në RMV, ET David Gir. Duke folur për shifrat, ai theksoi se ekonomia sociale në BE është 10% e të gjitha bizneseve, dhe 13 milionë njerëz ose 6% e njerëzve në BE punojnë në ndërmarrje sociale, ndërmarrje të qëndrueshme. “Por më e rëndësishmja, ata e ndajnë ambicien për të ndikuar pozitivisht në shoqëri në tërësi, duke vënë njerëzit në radhë të parë dhe duke përdorur fitimet për të arritur qëllimet sociale”, shtoi ambasadori Gir.

Zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi fjalimin e filloi me përvojën e tij personale në sektorin civil para më shumë se 20 viteve. “Atëherë panairet që i kemi organizuar kanë qenë vetëm për organizatat qytetare, tani jemi një hap më tej dhe në manifestime janë përfshirë edhe ndërmarrjet sociale”, tha ai. Sipas tij, simbolik është edhe lokacioni ku mbahet Festivali i Civica mobilitas, pranë shtëpisë përkujtimore “Nënë Tereza”. “Ajo nuk aspironte për çmimin Nobel në ekonomi, por merrej me njerëzit që gjente para shtëpisë së saj. Organizatat qytetare dhe ndërmarrjet sociale e bëjnë të njëjtën gjë – ata kujdesen për njerëzit me më pak mundësi” tha Bytyqi. Ai bëri apel edhe për solidaritet, që të mos bëhen fitime të mëdha në kurrizin e qytetarëve, jo vetëm se nuk është solidaritet, por do të prekë brezat e ardhshëm. Forca lëvizëse janë njerëzit me idetë e tyre, pa ju nuk ka asgjë me ju!” tha ai.

Programi filloi me disa shfaqje, me të cilat organizatat do të tërheqin vëmendjen për çështjet e mbrojtjes së mjedisit, veçanërisht për zhdukjen e bletëve, për nevojën për përfshirje më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe do të përcjellin një mesazh paqeje.

“Festivali është një vend ku ne, organizatat, kemi mundësinë të bëjmë miq, të njihemi dhe pse jo të hapim një mundësi për bashkëpunim në të ardhmen. Sepse së bashku jemi më të fortë dhe sa më të fortë të jemi, aq më i madh është presioni ndaj qeverisë dhe institucioneve për funksionimin e tyre sa më efikas dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve”, thonë nga Qendra për menaxhimin me ndryshime (CUP), pjesëmarrës të rregullt të Festivalit, fokusi i tyre këtë vit ishte puna me gratë sipërmarrëse dhe mbështetja e bizneseve të tyre gjatë pandemisë së shkaktuar nga Covid-19.

Në Festivalin Civica mobilitas për herë të parë morën pjesë Shoqata për edukim juridik dhe transparencë “Stacioni pesë” nga Prilepi dhe Shoqata për mbrojtjen e të drejtave të shfrytëzuesve të kredive konsumatore Kredit protekt nga Shkupi. Për ta, kjo është një mundësi e mirë për të promovuar punën e tyre para organizatave, dhe në të njëjtën kohë për të takuar kolegët dhe bashkëpunëtorët e tyre të ardhshëm.

Tema kryesore e festivalit të këtij viti është “Kthimi i hapësirës qytetare” dhe është organizuar në bashkëpunim me Qendrën për ndërmarrje sociale. Pak ditë para Festivalit, aktivistët civilë e pastruan hapësirën ku do të zhvillohet manifestimi, restauruan bankat dhe vendosën shportat e plehrave. Të organizuar kështu, organizatorët ua lënë hapësirën qytetarëve që të jenë një vend ku ata mund të bisedojnë, debatojnë, shkëmbejnë përvoja dhe ide. Hapësirat qytetare janë gurët e themelit të çdo shoqërie të hapur dhe demokratike. Kur kjo hapësirë është e hapur, qytetarët dhe organizatat e shoqërisë civile mund të organizohen, të marrin pjesë dhe të komunikojnë pa pengesa. Kështu, ata mund të mbrojnë të drejtat e tyre dhe të ndikojnë në strukturat politike dhe shoqërore që i rrethojnë. Prandaj së bashku apelojmë për kthimin e hapësirës qytetare të qytetarëve.

Programi ishte i pasur dhe i larmishëm. Mjedisi dhe ndryshimet klimatike do të përfaqësohen këtë herë përmes prezantimeve dhe kuizeve, ndërsa disa nga organizatat do t’i kushtojnë aktivitetet e tyre shëndetit përmes prezantimeve të ndryshme, testimi i HIV, aktiviteteve për mbrojtjen e shëndetit mendor dhe terapisë së artit. Ngjarjet speciale debatuan mbi rëndësinë e programit të parandalimit të HIV-it, konfliktet midis prindërve dhe ndikimin e tyre tek fëmijët, si dhe njohjen dhe përballimin e stresit dhe reduktimit të dëmit nga përdorimi i drogës dhe puna seksuale dhe komunitetet e margjinalizuara.

Festivali i Civica mobilitas e pati edicionin e pestë, ndërsa programi filloi në orën 10.00 dhe zgjati deri në orën 16.00. Më shumë se 110 organizata qytetare dhe ndërmarrje sociale nga i gjithë vendi mbërritën për të prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e tyre para qytetarëve të interesuar.

Festivali është pjesë e projektit Civika mobilitas të Ambasadës Zvicerane në vend.
