ЕПИ

Mentaliteti dhe jo informimi si arsye kryesore për shkak të cilave shteti nuk është anëtare e BE-së, konsiderojnë qytetarët

Integrimi i Republikës së Maqedonisë Veriore në strukturat ndërkombëtare nuk është një proces i ri, por një luftë afatgjate e reformave dhe premtimeve. Kushtet që rregullojnë aderimin tonë në Bashkimin Evropian ristrukturohen vazhdimisht duke e komplikuar procesin. Njëokohësisht, ato ndikojnë edhe në perceptimin dhe dëshirën e qytetarëve për integrimin e vendit. Qytetarët besojnë se mentaliteti i njerëzve tanë, si dhe mungesa e informacionit nga institucionet janë një nga arsyet kryesore pse vendi nuk mund të vazhdojë më tej dhe të bëhet pjesë e forcave ndërkombëtare.

Diskutimi “Marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe integrimi në BE: Ku jemi dhe ku po shkojmë?” , I cili u organizua më 15 prill,  kishte për qëllim përfshirjen e qytetarëve në një diskutim debati që do të zbulojë pikëpamjet e tyre mbi procesin e integrimit evropian dhe mundësitë e vendit. Ngjarja u zhvillua në  format të ndarë në dy pjesë, kështu që në pjesën e parë të diskutimit qytetarët pjesëmarrës fillimisht diksutuan pikëpamjet dhe mendimet e tyre. Krahas zgjidhjeve dhe rekomandimeve të propozuara gjatë diskutimit, ata gjithashtu formuan pyetje në pjesën e dytë për të patur mundësinë për t’i bërë pyetje ekspertes të fushës.

Si pjesë e diskutimit, përveç pjesëmarrësve nga rajoni lindor dhe juglindor i vendit, ishte e ftuar si eksperte edhe anëtarja e bordit menaxhues të Institutit për Politikë Evropiane EPI-Shkup, Malinka Ristevska Jordanova, e cila dha drejtpërdrejt shpjegime shtesë të pyetjeve të qytetarëve. Diskutimi u moderua nga Sonja Stojadinoviç.

Pjesëmarrësit theksuan se nuk janë të informuar sa duhet për procesin e integrimit evropian dhe se si ai proces do të ndikojë tek ata dhe shteti. Për shkak të mungesës së komunikimit cilësor nga ana e  institucioneve, të cilat selektojnë aktivitete dhe proceset që i komunikojnë në publik, shoqëria ka humbur besimin në punën e tyre. Ka shumë sektorë ku ka progres të konsiderueshëm në procesin integrues, por që nuk komunikohen mjaftueshëm për publikun. Parregullsia institucionale në nivel shtetëror ndryshon shumë nga institucionet evropiane dhe funksionaliteti i tyre. Gjithashtu, konsiderohet se mentaliteti i shoqërisë nuk është i përgatitur siç duhet për të qenë pjesë e BE-së.

Partizimi masiv në të gjithë sektorët shfaqet si një problem kryesor. Partizim ka në institucionet publike, veçanërisht në administratën publike, por partizimi nuk ka lënë anash as sektorin privat. Sipas pjesëmarrësve, nuk ka konsensus ose vetëdije minimale për çështjen e partizimit dhe një vendosmëri më e madhe është e nevojshme nga subjektet politike për të vendosur partizimin si një përparësi kryesore. Gjithashtu, vetë qytetarët duhet të bëjnë më shumë presion dhe të jenë të zëshëm për realizimin e të drejtave të tyre.

Për më tepër, në lidhje me të rinjtë, një temë e cila u diskutua gjerësisht gjatë ngjarjes, u theksua se atyre duhet t’ju sigurohen më shumë mundësi në mënyrë që të rifitojnë dëshirën për të qëndruar në vend. Niveli i migrimit i të rinjve për shkak të arsimimit, arsyeve ekonomike, por edhe partizimit të vendit po rritet çdo vit. Për t’u siguruar të rinjve një atmosferë të favorshme shoqërore, është e nevojshme të bëhet një analizë e institucioneve. Analiza do të tregojë se cilët sektorë punojnë, çfarë bëjnë mirë dhe ku ka mangësi, në mënyrë që t’i përmirësojmë ato, në vend që të premtojmë vetëm mundësi të reja.

Sa i përket integrimit evropian, përveç mangësive në nivelin shtetëror, si një arsye shtesë që ndikon në proces, është edhe vetë BE-ja. Ekziston euroskepticizëm dhe pakënaqësi sepse BE-ja vazhdimisht bën angazhime deklarative dhe ka kërkesa shtesë që duhet të plotësohen, kurse vendi,  në të gjithë këtë proces, është relativisht pak i përkushtuar ndaj asaj që i nevojitet dhe ndaj përparësive të saja si shtet. Vendi është i gatshëm të bëjë të gjitha reformat e kërkuara nga BE-ja, por e njëjta përpjekje dhe përgjigje nuk është reciproke. Vendi duhet të ruajë integritetin e tij në kuadër të prioriteteve të veta për të qenë në gjendje të vazhdojë të përmbushë prioritetet ndërkombëtare. Lidhur me marrëdhëniet e mira fqinjësore me Greqinë dhe Bullgarinë, nga përvojat personale, pjesëmarrësit treguan bashkëpunimin dhe komunikimin midis qytetarëve, jashtë dokumenteve zyrtare. Qytetet ndërkufitare, të tilla si Gjevgjelia, kanë bashkëpunim ekonomik me qytete në Greqi, dhe para bllokadës Bullgare, për shembull në qytetin e Delçevës, kishte komunikim të favorshëm dhe bashkëpunim në projekte me shkolla në Bullgari. Pjesëmarrësit theksuan se politikat negative nuk duhet të ndikojnë në proceset e integrimit.

Gjatë diskutimit me Malinka Ristevska Jordanova u ngritën pyetje të shumta në lidhje me negociatat aderuese, marrëdhëniet me vendet fqinje dhe progresin e vendit. U theksua se problemi aktual me Bullgarinë ishte një befasi për shumë dhe çoi në prishjen e marrëveshjeve bilaterale dhe prishjen e  besimit, e cila do të ndikojë më tej edhe në sektorë të tjerë të bashkëpunimit. Shkalla e aderimit në BE po bëhet gjithnjë e më e komplikuar, prandaj si vend duhet të shikojmë të përmirësojmë të gjitha fushat në vend e jo vetëm ato që i konsiderojmë të rëndësishme. Мegjithatë, përveç mangësive kemi edhe rezultate të favorshme që shpesh neglizhohen. BE-ja po bën përpjekje për të kapërcyer bllokadën e vendosur nga Bullgaria, por mundësia e një kompromisi nuk është ende e sigurt. Vendi ka fusha në të cilat tregon përparim dhe zhvillim të madh, si dhe fusha ku duhet t’i kushtohet më shumë vëmendje. Sidoqoftë, mbetet nevoja për angazhim më të madh, vullnet politik dhe vigjilencë për të punuar në progresin në shumë fushave të rëndësishme si demokracia, sundimi i ligjit dhe mjedisi.

Diskutimi u organizua si pjesë e projektit “ACT – Veprim Qytetar Aktiv 2.0″, zbatuar nga Instituti për Politikë Evropiane – Shkup me mbështetjen e Qendrës për Demokraci Deliberative në Universitetin Stanford nga ShBA. Projekti është financuar nga National Endowment for Democracy nga ShBA. Ky diskutim, së bashku me 4 diskutime të tjera me qytetarë për tema të ndryshme në të gjithë vendin, do të kontribuojnë në zhvillimin e Debatës Nacionale Demokratike që është planifikuar të mbahet në vitin 2022.

The post Mentaliteti dhe jo informimi si arsye kryesore për shkak të cilave shteti nuk është anëtare e BE-së, konsiderojnë qytetarët appeared first on EPI.

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU