Tematki forum

FORUM TEMATIK “QYTETARËT – PJESËMARRËS NË POLITIKAT LOKALE”

Civika mobilitas e lajmëron forumin tematik me titull “Qytetarët – pjesëmarrës në politikat lokale”, që do të organizohet më 13 nëntor (e mërkurë) me fillim në ora 16, në gjimnazin SHMK “Koço Racin” në Sveti Nikole.

Në fokus të diskutimit do të jenë shembujt regjional të bashkëpunimit të pushtetit lokal me organizatat qytetare dhe për pjesëmarrjen në politika në nivel lokal nga ana e qytetarëve. Gjatë forumit do të prezantohen shembuj të bashkëpunimit dhe mbështetje për çështjet si: buxhetimi sensitiv gjinor, politikat rinore dhe politikat për mbështetje të personave me handikap, si dhe perspektivat e ardhshme për inkuadrimin e qytetarëve dhe organizatave qytetare në proceset e vendimmarrjes.

Shkarko AXHENDA

Facebook event

Pjesëmarrës:

· Sasho Velkovski, kryetar i Komunës së Sveti Nikoles

· Eli Çakar, Ministria e Vetëqeverisjes Lokale

· Gjuner Nebiu, Antiko

· Brankica Dimitrovska, Hendikep plus, Kriva Pallankë

· Dragana Mitroviq, Media plus, Shtip

Civika mobilitas do t’i mbuloje shpenzimet e rrugës për pjesëmarrje në këtë eveniment me vlerë të buletës së autobusit nga vendi adekuat deri në Sveti Nikole.

Ngjarja është e hapur dhe pa pagesë për të gjithë qytetarët, ndërsa prezencën tuaj mund ta konfirmoni në helpdesk@civicamobilitas.mk

Продолжи со читање

  • Dita Ndërkombëtare e Romëve përmes prizmit të shoqërisë civile

    Dita Ndërkombëtare e Romëve është një mundësi tjetër për të shqyrtuar progresin e shoqërisë në adresimin e sfidave me të cilat përballen bashkëqytetarët tanë, por është gjithashtu një mundësi për të njohur kontributin e të gjithë atyre që punojnë çdo ditë për t’i kapërcyer ato. Në këtë proces, organizatat e…

  • Takim me udhëheqësen e Sektorit të Evropës Lindore në SDC

    Më 5 mars ekipi i Civika mobilitas u takua me Severin Done-Dekart (Séverine Donne-Descartes), udhëheqëse e Sektorit të Evropës Lindore në Agjencinë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Ajo ishte e interesuar për sfidat në shoqërinë civile, si dhe për mundësitë që ofron programi për organizatat e shoqërisë civile në…

  • Ambasadori zviceran Zomer viziton familjet nga Koçana dhe iniciativat qytetare

    Më shumë se dhjetë prindër dhe anëtarë të familjeve të prekura nga tragjedia në diskotekën në Koçanë u takuan me ambasadorin e Zvicrës në vend, SH.T. Kristof Zomer. Përfaqësues nga Ambasada e Zvicrës dhe ekipi i Civika mobilitas morën pjesë në takim me shoqatën e tyre – Shoqatën e qytetarëve…

  • Interesi publik mbi pronësinë e fshehur

    Bota ka kohë që di për ekzistencën e të ashtuquajturave kompani “guaska” ose të zbrazëta, të cilat pa një pronar të njohur dhe pa të punësuar, transferonin shuma të mëdha parash midis tyre për shërbime fiktive, me qëllim që të fshihnin gjurmët e këtyre parave, të cilat më shpesh vinin…

  • Organizatat e shoqërisë civile diskutuan se si t’i promovojnë më mirë arritjet e tyre

    Komunikimi dhe dukshmëria e Civika mobilitas dhe organizatave të shoqërisë civile ishin tema e punëtorisë së mbajtur më 11 shkurt 2026 në Qendrën e Burimeve Qytetare. Gjithsej 21 përfaqësues nga 20 organizata të shoqërisë civile, përfitues aktualë të granteve për partneritet (CM-PG-2), diskutuan rreth sfidave të komunikimit dhe si t’i…