EVROTINK – Qendra për strategji evropiane
Buxheti i përgjithshëm: 1.800.000 denarë
Kohëzgjatja: 1.6.2019-30.11.2020
Partner
Fondacioni OJQ Info qendra Shkup
Konstituentët
Grupet primare qëllimore janë përfaqësuesit e organizatave qytetare, gazetarët, vendimmarrësit dhe të rinjtë.
Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas
MK&BE – MËSO, NDAJ, INKUADROHU!
Pse është i nevojshëm aksioni
Aderimi në Bashkimin Evropian është qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa vendi tashmë përgatitet për fillimin e negociatave. Vetë procesi i aderimit do të jetë i gjatë, i ndërlikuar dhe gjithëpërfshirës, e gjatë kësaj do të jetë e nevojshme inkuadrimi i aktorëve të ndryshëm në shoqëri (përfaqësuesve të institucioneve, organizatat qytetare, mediat etj.) në rolin e pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë, vëzhguesve të proceseve, grupeve për avokim etj. Veçanërisht është i rëndësishëm roli i organizatave qytetare dhe mediave të cilët duhet të bëjnë monitorimin dhe presion mbi Qeverinë për proces transparent, të përgjegjshëm dhe inkluziv të negocimit. Në të njëjtën kohë, është e nevojshme që organizatat qytetare dhe mediat të trajnohen rreth asaj se si më mirë ta shfrytëzojnë procesin e aderimit në BE që të ndikojnë mbi përmirësimin thelbësor të gjendjeve në fushën ku veprojnë.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm: Të kontribuohet drejt përfshirjes më të madhe, më reprezentative dhe më thelbësore të shoqërisë civile dhe organizatave të tyre në procesin e aderimit drejt BE-së.
Qëllimi specifik:
Të rritet informimi dhe njohuritë e shoqërisë civile për procesin aderimit në BE përmes promovimit të tij dhe demistifikimit.
Rezultatet
- Krijimi i veglës gjithëpërfshirëse digjitale për edukim, vëzhgim dhe ndarjen e njohurive dhe informatave lidhur me procesin e aderimit
- Kapacitete të përmirësuara të organizatave qytetare, gazetarëve, vendimmarrësve dhe të rinjve për ta kuptuar procesin e aderimit dhe përfitimet tjera
- On-line resurse të krijuara dhe njohja me procesin e aderimit të RMV në BE
Aktivitetet
- Stock-taking, grumbullimi, përpunimi i informatave.
- Përpunimi i zgjidhjes digjitale në komunikim të ngushtë me realizuesit.
- Ngritja e zgjidhjes digjitale.
- Eveniment promovues për veglën.
- Eveniment përfundimtar.
- Organizimi/realizimi i të paktën 12 evenimenteve edukative dhe/ose informative të orientuara drejt katër grupeve qëllimore (organizatat joqeveritare, vendimmarrësit, gazetarët dhe të rinjtë).
- Përgatitja dhe publikimi i të paktën 50 shkrimeve edukative dhe/ose informative të orientuara drejt demitologjizimit të aderimit të shtetit në BE.
- Prodhimi i video info grafikëve.
- Prodhimi i rrëfimeve digjitale.
- Prodhimi i përmbajtjeve tjera multi-mediale.