Qendra për zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit, Dibër
Buxheti i përgjithshëm: 1.800.000 denarë
Kohëzgjatja: 01.06.2019 – 31.05.2021
Konstituentët
Bashkësitë lokale dhe qytetarët e Komunës së Dibrës – 10 bashkësi ekzistuese lokale dhe vendbanime tjera më të vogla, shkollat fillore, shkollë e mesme, NKP, NJVL – Inspektorati për higjienë, Këshilli i Komunës së Dibrës, organizatat qytetare ekologjike, mediat.
Për projektin e mbështetur nga Civika mobilitas
Bashkë për dibrën e pastër (BDP)
Pse është i nevojshëm aksioni
Dibra ka një numër të madh të problemeve ekologjike: deponitë jolegale; alokim i gabuar dhe jo i standardizuar i qytetit me shumë efekte negative për shëndetin e qytetarëve; mirëmbajtja e dobët e gjelbërimit publik; shërbime të dobëta publike në fushën e higjienës; jo funksionimi i shërbimeve të inspektimit; hedhja e pakontrolluar e mbeturinave të plastikës dhe mbeturinat tjera të patretshme në Liqenin e Dibrës; bashkëpunimi i pamjaftueshëm mes qytetarëve – institucionet dhe vetëqeverisja lokale; angazhim i dobët i bashkësive lokale dhe qytetarëve në mirëmbajtjen e higjienës në vendbanime; mungesë e programeve cilësore dhe strategji për trajtimin e problemit me ndotjen; informim i ulët i qytetarëve me problemet ekologjike në komunë; mungesë e punës vullnetare me karakter ekologjik; mungesë e diskutimeve qytetare për probleme të nxehta ekologjike; si dhe mungesë e aksioneve ekologjike për shënimin e datave të rëndësishme ekologjike.
QËLLIMET DHE REZULTATET
Qëllimi i përgjithshëm-: Shndërrimi i Dibrës në qytet të pastër i denjë për jetë cilësore dhe të shëndetshme
Qëllimet specifike:
- Ngritja e vetëdijes dhe ndërgjegjësimi i autoriteteve lokale, institucioneve shtetërore dhe qytetarëve për sjellje me përgjegjësi dhe kontribut për mjedis të pastër ekologjik.
- Ngritja e bashkëpunimit mes qytetarëve dhe institucioneve lokale
- Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve publike në nivel lokal përmes zvogëlimit të shkallës së ndotjes të komunës të shkaktuar nga një numër i madh i faktorëveRezultatet
- Sjellje e ndryshuar e qytetarëve ndaj mjedisit jetësor në qytet.
- Komunikim i vendosur i rregullt përmes instrumenteve të ndërtuara mes qytetarëve dhe institucioneve lokale për mjedis të shëndetshëm jetësor.
- Efikasitet i rritur i punës së institucioneve lokale për menaxhimi me mbeturinat urbane dhe mirëmbajtja e higjienës urbane.
- Numri i deponive jolegale i zvogëluar.
- Problemi me mbeturinat e plastikës dhe mbeturinat e forta që derdhen në ujërat e Liqenit të Dibrës është zgjidhur.
- Metodologji e vendosur për trajtimin e qëndrueshëm me problemet ekologjike në komunë.
Rezultatet

Aktivitetet
- Krijimi i aplikacionit për celular për informim, alarmim të pikave të nxehta ekologjike në qytet dhe rrethinë.
- Aksione guerile për ngritjen e vetëdijes publike dhe nxitjen e organeve kompetente për zgjidhjen e problemeve të detektuar.
- Aksione vullnetare për pastrimin e lokacioneve të caktuara në qytet sipas nevojës.
- Vendosja e kamerave në pikat e nxehta përmes të cilave do të mbikëqyret situata.
- Publikimi i informatave rreth planeve për veprim të komunës dhe orari për mirëmbajtjen e higjienës publike.
- Tribuna publike për problemet aktuale dhe sfidat për menaxhim me higjienën në Dibër.