Ins4

U ZGJODHËN 15 GRANTISTËT INSTITUCIONAL TË CIVIKA MOBILITAS

Komisioni për zgjedhje të granteve i vlerësoi aplikimet e organizatave të cilat i parashtruan në thirrjen e parë për grantet institucionale në fazën e re të Civika mobilitas (PCM-INS-04).

Fitues të grantit institucional janë 15 organizata dhe atë:

  • Asociacioni Iniciativa për ndryshime sociale – INSOK, Shkup
  • Polio Plus – post polio grupi për mbështetje
  • Shoqata e qytetarëve Qendra për komunikime qytetare CGK Shkup
  • “Shoqata e lezbianeve, gejve, biseksualëve dhe transeksualëve LGBT Junajted Tetovë”
  • Shoqata Forum – Qendra për hulumtime strategjike dhe dokumentim Shkup
  • Koalicioni i shoqatave të qytetarëve “Të gjithë për gjykim të drejt”
  • Shoqata ekologjike Vila Zora Veles
  • Instituti për politikë evropiane Shkup
  • Instituti për hulumtime të zhvillimit shoqëror RESIS Shkup
  • Shoqata e qytetarëve CIVIL – Qendra për liri Shkup
  • Shoqata Këshilli për etikë në mediat e Maqedonisë ETIKA PRES Shkup
  • Shoqata për zhvillim ë mediave Onlimit – Shkup
  • Shoqata Ambasada e parë e fëmijëve në botë MEGJASHI – Republika e Maqedonisë Shkup
  • Shoqata për zhvillim “Qendra  për menaxhim me ndryshime” Shkup
  • Shoqata e qytetarëve për ndihmë të pastrehëve, familjeve të rrezikuara sociale dhe individëve LUBEZNOST Shkup

Grantistë e ri veprojnë në 10 sektorë të ndryshëm dhe atë më së shumti në sektorin e informatave, komunikimeve dhe mediave; por edhe në sektorët për të drejtat e njeriut; zhvillimi i shoqërisë civile; sundimi i të drejtës; anti-korrupsioni; LGBTI; qeverisja e mirë; mjedisi jetësor; dhe fëmijët, të rinjtë dhe studentët.

Pjesa më e madhe e grantistëve (12) veprojnë në nivel kombëtar, dy regjional në vend, ndërsa një[ vepron në Ballkan.

Në thirrjen që ishte e hapur deri më 3 qershor 2019 u parashtruan 144 aplikime për grantet institucionale. Pjesa më e madhe e aplikuesve veprojnë në fushat si, fëmijë, të rinj dhe studentët (18%) dhe të drejtat e njeriut (10%), ndërsa më së paku nga një aplikues, merret me tolerancën, transparencën, emigrimin dhe decentralizimin.

Продолжи со читање