Qytetarët për ndryshim #1

JANAR - QERSHOR 2019

Të nderuar lexues, Para jush gjendet numri i parë i revistës “Qytetarët për ndryshime”, revistë e Civika mobilitas, program për përkrahje të shoqërisë civile i Agjencionit Zviceran për bashkëpunim dhe zhvillim (SDC), por edhe revistë e gjithë shoqërisë civile. Emri i revistës është marrë nga slogani i programit, i cili, besojmë se qartë paraqet angazhimin jo vetëm të Civika mobilitas, por edhe më gjerë. Qytetarët janë ata të cilët do jenë në fokus të interesit, qytetarët si shfrytëzues të shërbimeve të organizatave civile, por gjithashtu edhe si iniciatorë dhe pjesëmarrës në ndryshimet shoqerore.

Civika mobilitas i përkrahë organizatat qytetare dhe zhvillimin e tyre. Si rezultat i kësaj janë organizata të fuqizuara, jo vetëm financiarisht, por edhe në njohuritë dhe shkathtësitë e tyre, në zhurmimin dhe betejën e tyre që të pyeten dhe të dëgjohen, të jenë pjesë thelbësore e diskutimeve dhe krijimin e politikave në shtet.

Cm Cover Sq

Civika mobilitas ishte dhe është një nga programet më të rëndësishme për këtë mbështetje. Pothuaj 200 organizata qytetare nga faza paraprake e programit u bënë pjesë e familjes së madhe të grantistëve.

Por, Civika mobilitas nuk do të ishte ajo që është nëse bashkësinë e vet e bënë ekskluzive dhe nëse informatat dhe njohuritë që i posedon i kufizon vetëm te anëtarët e vet. Prandaj jemi të hapur për të gjitha organizatat, përtë gjithë aktorët e shoqërisë civile të cilët do të mundësojnë ta fuqizojmë shoqërinë civile, ta përmirësojmë bashkëpunimin, t’i ndërtojmë lidhjet me konstituentët tanë që ta bëjmë ambientin ku veprojmë më të mirë për punë.

Revista “Qytetarët për ndryshime” e Civika mobilitas duhet të jetë pikë e re ku do të tubohemi dhe prej ku do të distribuohen informatat për shoqërinë civile dhe për temat të cilat janë relevante për atë, vend ku do t’i ndajmë analizat, dilemat dhe diskutimet për çështje të rëndësishme për funksionimin e shoqërisë civile.

Kjo revistë është edhe një pjesë tjetër e mozaikut të Civika mobilitas, me të cilën Agjencioni Zviceran për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC) për 10 vite jep përkrahje për sektorin civil dhe jo vetëm financiare, por edhe përmbajtësore dhe thelbësore, dhe kjo përkrahje jo vetëm e forcoi sektorin, por edhe e bëri më të zëshëm dhe më të dukshëm.

Ky është një lajmërim por edhe thirrje deri te të gjithë kolegët, për të qenë pjesë e Qytetarët për ndryshime. T’i ndajmë informatat sepse ato vlejnë atëherë kur do të arrijnë atje ku janë të nevojshme.

Продолжи со читање

  • Qytetarët për ndryshim nr. 21

    PRILL-QERSHOR 2025 Numri i ri i revistës Qytetarët për ndryshim #21 i është kushtuar mjedisit mundësues. Organizatat e shoqërisë civile dhe kontributi i tyre në programet e kandidatëve në zgjedhjet lokale “Na duhet një kulturë institucionale për të dëgjuar zërat e të gjithë qytetarëve dhe të të gjitha grupeve të…

  • Qytetarët për ndryshim #20

    JANAR-MARS 2025 Qytetarët që marrin iniciativën në komunitetet e tyre, ndërtojnë shpresën nga poshtë Në këtë numër kushtuar pjesëmarrjes qytetare, sjellim tregimet e atyre që nuk pajtohen me status quo. Nga Manastiri deri në Shkup, përmes konferencave, trajnimeve, marshimeve dhe analizave lokale, sektori civil udhëheq betejën e vet dhe të…

  • Qytetarët për ndryshim #19

    TETOR-DHJETOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarëve për Ndryshim #19, me fokus në Angazhimin Qytetar. “Jam i bindur se në dialog me organizatat joqeveritare do të mund të ndërtojmë politika më të mira, do të mund të marrim vendime më cilësore për sfera të caktuara të…

  • Qytetarët për ndryshim #18

    KORRIK – SHTATOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #18, me fokus në ambientin mundësues. “Nuk ka progres në reformën gjithëpërfshirëse të kornizës për financimin shtetëror të organizatave të shoqërisë civile” – ky është konstatimi i vjetër – i ri i Raportit për mjedisin…

  • Qytetarët për ndryshim #17

    PRILL – QERSHOR 2024 Mirë se vini në numrin e ri të Qytetarët për ndryshim #17. Mesazhi i parë për mjedisin që mbaj mend më është drejtuar nga një kalendar i “Bota jonë”, një botim interesant, informues dhe edukativ për nxënësit e fillores. Në secilën anë kishte foto të zogjve…

  • Qytetarët për ndryshim #16

    JANAR – MARS 2024 Mirëserdhët në numrin e ri të revistës Civica mobilitas, “Qytetarët për ndryshim #16”, lajmëtar i programit për mbështetjen e shoqërisë civile të mbështetur nga Qeveria e Zvicrës, por edhe lajmëtar i gjithë shoqërisë civile. Pas një pauze gati një vjeçare, po i rikthehemi temave dhe nismave…