Ahmed qazimi 2.jpg

TRANSFORMIMI I UNIVERSITETEVE DHE SFIDAT E TYRE NË EPOKËN MODERNE

Teknologjia e formëson mënyrën e të menduarit dhe kjo kërkon jo vetëm ndryshimin e metodës së mësimdhënies, por edhe të vetë qasjes ndaj arsimit. Universiteti duhet të transformohet nga një vend që shpërndan dije në një laborator ku kuptimi ndërtohet bashkërisht. Në të kundërt, njohuria rrezikon të bjerë në nivele që nuk i shërbejnë më as konkurrencës në shoqëri. Wesch gjithashtu kritikon përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, duke thënë se shpesh e shpërqendron studentin dhe e largon nga problemet thelbësore

Shkruan: Ahmed Qazimi

Michael Wesch (2008), ka analizuar sfidat e arsimit të lartë në epokën moderne dhe ka vërejtur se brezi i sotëm është ndryshe – mbështetet fuqimisht në teknologji dhe për këtë arsye e percepton njohurinë në mënyrë tjetër.

Sipas tij, arsimi i lartë nuk mund të jetë i shkëputur nga jeta dhe puna e përditshme e të rinjve. Teknologjia e formëson mënyrën e të menduarit dhe kjo kërkon jo vetëm ndryshimin e metodës së mësimdhënies, por edhe të vetë qasjes ndaj arsimit. Universiteti duhet të transformohet nga një vend që shpërndan dije në një laborator ku kuptimi ndërtohet bashkërisht. Në të kundërt, njohuria rrezikon të bjerë në nivele që nuk i shërbejnë më as konkurrencës në shoqëri. Wesch gjithashtu kritikon përdorimin e teknologjisë në mësimdhënie, duke thënë se shpesh e shpërqendron studentin dhe e largon nga problemet thelbësore.

Arsimi gjithnjë e më shumë perceptohet si një produkt i tregut.

Në fokus është dimensioni ekonomik, ku arsimi trajtohet si “mall” që rrit efikasitetin e ekonomisë në kushtet e konkurrencës globale. Në këtë kontekst, reformat synojnë ndërtimin e një “tregu të përbashkët të arsimit”. Kjo logjikë ka çuar që universitetet të sillen si organizata të orientuara nga tregu, njësoj si çdo shërbim tjetër publik.

Por a mund të krahasohet universiteti me një linjë prodhimi të një fabrike?**

Edhe në sistemin universitar, kemi “input” (profesorë, studentë, ambiente dhe kushte pune), dhe pritet një “output” cilësor (diploma, dije). Por, a është kjo mënyrë e të menduarit e duhura? A është klienti (studenti që paguan) gjithmonë “në të drejtë”? A mund të menaxhohet cilësia në këtë mënyrë?

Zbatimi i parimeve neoliberale në arsimin e lartë ka sjellë pasoja të dukshme:

* rënie të cilësisë së shërbimeve,

* reduktim të vendeve të punës,

* rritje të tarifave për studime (vetëfinancim),

* rritje të raportit studentë–profesor,

* ngarkesë më të madhe për mësimdhënësit, shpesh në dëm të punës kërkimore.

Universitetet garojnë për më shumë studentë, sepse kjo sjell më shumë fonde.

Vodičar (2013) pyet: A duhet të jetë universiteti vend ku formohet një person i suksesshëm ekonomikisht apo një person që di të mendojë?

Ekspertët amerikanë nuk janë të habitur që shumë të rinj të suksesshëm në fushën e teknologjisë nuk kanë qenë studentë të suksesshëm.

Kjo ngre pyetje serioze për atë çfarë është realisht “suksesi” dhe si e konceptojmë arsimin në një botë të ndikuar nga teknologjia dhe tregu.

Pjesëmarrja globale në arsim është në rritje dhe nxitet nga rritja demografike dhe ekonomike, si dhe nga ndryshimet në politikat publike. Njëkohësisht, popullsia jonë po pëson ndryshime dhe po plaket. Me rritjen e lëvizshmërisë globale, po ndodhin ndryshime dramatike në gjeografinë e burimeve globale të talenteve. Ky është një ndërmarrje globale e formësuar nga faktorë gjeopolitikë. Suksesi (ose dështimi) i saj është tregues i kapacitetit për të prodhuar dije dhe për të tërhequr talente. Tensionet gjeopolitike shoqërohen me konkurrencë (dhe bashkëpunim) në fushën e dijes dhe shkencës – që përbën themelin e ekonomive të shekullit XXI. Industria 4.0 dhe 5.0 po e transformojnë punën dhe tregun e punës. Shumica e vendeve të reja të punës janë në sektorë globalë me kualifikime të larta, por ekziston një nevojë e vazhdueshme për punësim me kualifikim të mesëm dhe të ulët (Hazelkorn, 2023).

Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU