Shkenca arsimi shkolla universiteti 1230x767

RRUGA E VËSHTIRË DREJT SHKENCËS DHE INOVACIONIT

Në një kohë kur zhvillimi ekonomik dhe shoqëror i një shteti është gjithnjë e më shumë i lidhur me kapacitetin e tij për të investuar në dije dhe inovacion, Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me sfida të konsiderueshme në fushën e kërkimit dhe zhvillimit . Sipas të dhënave më të fundit, vendi ndan më pak se 1% të Bruto Prodhimit të Brendshëm (PBB) për shkencën dhe zhvillimin inovativ, një shifër që është dukshëm më e ulët se mesatarja e Bashkimit Evropian dhe shumë shtete të tjera të zhvilluara.

Sipas Raportit të Komisionit Evropian për vitin 2024, Maqedonia e Veriut ka bërë përpjekje për përafrim me standardet evropiane, por investimet mbeten në nivele shumë të ulëta. Në vitin 2022, thuhet në raport, fondet e dedikuara për kërkimin dhe inovacionin arritën vetëm 0.38% të BPB-së, ndërsa sektori privat kontribuoi me 0.1% të BPB-së, duke treguar stagnim krahasuar me vitet e kaluara.

Në Raportin e Komisionit Evropian gjithashtu theksohet se pjesëmarrja në programin “Horizon Europe” ka vazhduar, megjithatë në vitin 2023 vetëm 17 projekte siguruan financim prej 3.4 milionë eurosh, që shënon një rënie prej 30 përqind krahasuar me vitin 2022.

Sa i përket inovacionit, sipas “European Innovation Scoreboard 2024”, Maqedonia e Veriut klasifikohet si një “inovatorе në zhvillim”, me rezultat 45.1% të mesatares së BE-së, duke shënuar rënie prej 4.5% krahasuar me një vit më parë.

Në këtë kontekst, ekspertë të ndryshëm theksojnë rëndësinë e rritjes së investimeve në shkencë dhe zhvillim për të arritur një zhvillim të qëndrueshëm dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë e vendit. Ata theksojnë se mungesa e investimeve në arsim dhe zhvillim shkencor ndikon negativisht në përparimin e përgjithshëm shoqëror, veçanërisht në epokën e dijes dhe inovacionit .

Ndërkohë, në qershor të këtij viti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka theksuar se buxheti për shkencën dhe kërkimin është dyfishuar. “Dua të theksoj se buxheti i përgjithshëm për shkencën është rritur nga rreth 5.5 milionë euro në vitin 2024 në 670 ose 680 milionë denarë, pothuajse dyfish në vitin 2025. Sigurisht, kjo ende nuk është e mjaftueshme”, ka theksuar kryeministri Mickoski. Ai ka paralajmëruar se në vitet që vijnë, qeveria do të jetë në gjendje të ofrojë edhe më shumë mbështetje për shkencën, pasi siç ka theksuar ai, shkenca është forca lëvizëse pas zhvillimit të një vendi.

Pavarësisht nga kjo rritje e buxhetit, vendi akoma mbetet larg investimeve substanciale në sferën e kërkimit shkencor dhe inovacionit. Eskpertë të shumtë gjithnjë e më tepër theksojnë nevojën për dinamika të reja që do t’iu jepnin një impuls shumë më të fuqishëm kërkimeve shkencore dhe inovacionit si dy dimensione tepër të rëndësishme të progresit shoqëror përgjithësisht.

Ish-punëtorja tekstile nga Shtipi, aktualisht aktiviste në hulumtimin dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve tekstilë në qytetet më të vogla të Maqedonisë së Veriut përmes shoqatës “Glasen Tekstil”, Kristina Ampeva thekson se kjo mungesë investimesh nuk ka ndikuar pozitivisht në zhvillimin e përgjithshëm. “Nëse nuk investohet në kërkim, inovacion dhe zhvillim, nuk mund të presim përparim në asnjë fushë”, thekson ajo. Ampeva e krahasoi situatën me qytetin suedez Borås, i njohur për zhvillimin e industrisë së tekstilit, inovacionet e gjelbra dhe ciklin e materialeve të qëndrueshme. Aty, qeveria, komuna dhe sektori privat bashkëpunojnë për të investuar në arsimin dhe inovacionin e qëndrueshëm. “Në vendin tonë, mungesa e investimeve pengon progresin në të gjitha fushat. Për të arritur zhvillim të qëndrueshëm, duhet të përmirësojmë kapacitetet kërkimore dhe të përdorim burimet në mënyrë strategjike”, vë në dukje Ampeva.

Ndërkohë, në një intervistë për BIRC, udhëheqësi i Sektorit për Arsimin e Lartë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Ahmed Qazimi thekson se buxheti i vitit 2025 për shkencën arrin në 680 milionë denarë, krahasuar me 380 milionë denarë të vitit të kaluar. “Ky trend i rritjes do të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme”, thekson Qazimi, duke nënvizuar angazhimin e qeverisë për të përmirësuar veprimtarinë kërkimore-shkencore dhe zhvillimin inovativ. Megjithatë, ai pranon se niveli aktual mbetet i ulët krahasuar me standardet ndërkombëtare dhe kërkon një strategji më të integruar për mobilizimin e burimeve ekzistuese.

Profesori në Universitetin e Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë, Ali Pajaziti,  shpjegon se më pak se 1 përqind e BPB-së për shkencë reflekton negativisht në të gjithë shoqërinë. “Jetojmë në një shoqëri të dijes dhe të shkencës, ku avancimi në shkencë është shtylla kryesore e zhvillimit të përgjithshëm shoqëror. Shtetet që prijnë në këtë fushë investojnë shumë më shumë: Izraeli 5.56%, Koreja e Jugut 4.93%, SHBA dhe Suedia 3.46%, Zvicra 3.36%, Mbretëria e Bashkuar 2.91%, Slovenia 2.13%. Kur krahasojmë me vendin tonë, kuptojmë përse inovacioni është i kufizuar dhe avancimi teknologjik i mangët”, thekson Pajaziti.  Sipas tij, kjo situatë ndikon drejtpërdrejt në produktivitet, konkurrueshmëri dhe aftësinë për të zgjidhur sfida moderne në sektorë kyç si shëndetësia, arsimi, energjia dhe mjedisi. Ai paralajmëron për fenomenin e “brain drain” dhe humbjen e talenteve të reja, duke krijuar një mjedis ku universitetet shndërrohen më shumë në institucione ligjërimi sesa kërkimi inovativ.

Profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Sociale pranë Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë,Veli Kreci thekson se pa investime të mjaftueshme në hulumtim, nuk mund të kemi kapacitete konkurruese kërkimore. “Përqindja e investimeve duhet të rritet, dhe duhet inkurajuar bashkëpunimi midis institucioneve kryesore kërkimore për të mobilizuar më me efikasitet burimet”, thekson ai.  Kreci sugjeron rrjetëzimin ndërinstitucional si praktikë e suksesshme, e cila mund të sjellë rezultate konkrete edhe me burime të kufizuara. Ai nënvizon se kjo qasje mund të maksimalizojë efikasitetin dhe të krijojë përparim në shkencë.

Profesori universitar, Petar Atanasov, thekson rëndësinë e tre fjalëve kyçe: “kërkimi, zhvillimi dhe inovacioni”. Ai nënvizon se vendet që përparojnë kanë nivele investimesh në kërkim dhe inovacion mbi 3 përqind të BPB-së. “Ne kemi stagnuar për një kohë të gjatë në një përqindje të vogël, ndërkohë që investimi në këtë sektor sjell përfitime afatgjata për ekonominë dhe shoqërinë. Është e domosdoshme të brendësojmë investimin në kapitalin akademik dhe njerëzor, të harmonizojmë aktivitetet me hapësirën shkencore evropiane dhe të përmirësojmë politikat e arsimit dhe trajnimit sipas standardeve ndërkombëtare”, thotë ai.  Atanasov paralajmëron se pa këto ndryshime, vendi nuk mund të konkurrojë në arenën globale të inovacionit dhe kërkimit shkencor.

Maqedonia e Veriut mbetet larg vendeve të zhvilluara sa i përket investimeve në shkencë dhe inovacion. Edhe pse buxheti për vitin 2025 është rritur pothuajse dyfish, vendi shpenzon ende më pak se 1 përqind të BPB-së për kërkim shkencor, duke qëndruar shumë pas standardeve evropiane dhe botërore. Ekspertët paralajmërojnë se kjo mungesë investimesh ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, inovacionin dhe konkurrueshmërinë e vendit.

Ata theksojnë se rritja e financimeve duhet të shoqërohet me bashkëpunim mes universiteteve, biznesit dhe institucioneve shtetërore, për të krijuar një ekosistem të fortë kërkimor dhe inovativ. Pa këto masa, Maqedonia e Veriut rrezikon të humbasë talente dhe të ngecë pas vendeve që investojnë shumë herë më shumë në dijen dhe teknologjinë.

Në esencë, investimi në shkencë dhe inovacion nuk është vetëm një shpenzim, por një mundësi për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe konkurruese për gjithë vendin.

 

Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

 

 

 

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb

    Konferenca e 21-të Ndërkombëtare e-Shoqëri. Foto: Vanço Xhambaski Zbatimi i inteligjencës artificiale po ndodh me ritme më të shpejta sesa krijimi i kornizave rregullatore ose miratimi i standardeve minimale për krijimin dhe përdorimin e saj të përgjegjshëm. Ekspertët e kësaj lëmie gjatë diskutimit në kuadër të konferencës vjetore ‘E-shoqëri’ nxorën në pah rreziqet e “rregullimit […]
    The post “E-shoqëri: Integriteti njerëzor përballë dilemave në epokën e IA-së, si t’u përgjigjemi sfidave të reja dhe cilat janë zgjidhjet?” – Portalb first appeared on Metamorphosis.