Lorik idrizi 1536x1024 1 1230x767

RRËFIME URBANE: NDËRGJEGJJA SHOQËRORE DHE KULTURA E PUNËS

Për shkak të mungesës së mundësive për të dalë jashtë vendit, por edhe për shumë rrethana të tjera, bizneset tona ndër vite janë përballur me një grup njerëzish që nuk kanë pasur shumë kërkesa në vendin e punës sepse nuk kanë  pasur rugëdalje. Madje, në shumë kompani mund të thuhet lirisht se është cenuar dinjiteti njerëzor. Por sot kemi një gjeneratë të re që nuk pranon në asnjë mënyrë, madje as në grimcën më të vogël, që të cenohet dinjiteti i tyre. Përkundrazi, ata kanë kërkesa që shpesh perceptohen si “luksoze”  ata duan që puna të jetë një përvojë atraktive, e jo vetëm një mjet mbijetese.

Shkruan: Lorik Idrizi

Nëse bisedon me gjeneratat e reja, tek një pjesë  vëren se ata nuk e kanë çështjen e punësimit në nivel mbijetese, ashtu siç është imponuar kulturorisht në vendet e Ballkanit Perëndimor nga shumë biznese, ku shpesh dëgjohej naracion që u drejtohej punëtorëve: “Unë të ushqej.”
Pjesa interesante është se të rinjtë, nga dimensioni i konceptit të mbijetesës, e kanë kaluar tashmë atë stad të ri  ku mbi gjithçka qëndron ruajtja e dinjitetit njerëzor dhe kërkesa që puna të jetë atraktive dhe kuptimplotë.

Për shkak të mungesës së mundësive për të dalë jashtë vendit, por edhe për shumë rrethana të tjera, bizneset tona ndër vite janë përballur me një grup njerëzish që nuk kanë pasur shumë kërkesa në vendin e punës sepse nuk kanë  pasur rugëdalje. Madje, në shumë kompani mund të thuhet lirisht se është cenuar dinjiteti njerëzor. Por sot kemi një gjeneratë të re që nuk pranon në asnjë mënyrë, madje as në grimcën më të vogël, që të cenohet dinjiteti i tyre. Përkundrazi, ata kanë kërkesa që shpesh perceptohen si “luksoze”  ata duan që puna të jetë një përvojë atraktive, e jo vetëm një mjet mbijetese.

Ky impuls është jashtëzakonisht pozitiv dhe do të ketë një impakt të madh shoqëror. Më në fund, dimensioni i dinjitetit në vendin e punës do të bëhet i pakontestueshëm, dhe do të mund të kalohet në faza të tjera emancipuese, ku kompanitë dhe bizneset do ta manifestojnë realisht atë që quhet përgjegjësi shoqërore.

Edhe qeveria, ndoshta, duhet të krijojë politika që ta nxisin biznesin të ketë më shumë përgjegjësi shoqërore në këtë dimension, duke i stimuluar përmes lehtësirave tatimore apo programeve të ndryshme qeveritare. Kjo është e nevojshme sepse ekziston ende një mungesë vullneti nga shumë biznese që zgjedhin të qëndrojnë apatike ndaj përgjegjësisë shoqërore që e kanë ndaj komunitetit.

Në një bisedë me një mik që jeton në një vend skandinav, ai më tregoi se kompania e tij, përveç pagës, ofron tre vauçerë, një për fitnes, një për teatër dhe një për kinema. Ai pranoi se këta vauçerë janë bërë arsye që ai të krijojë zakone të reja:të shkojë rregullisht në palestër dhe të ndjekë filma bashkë me familjen.

Pra, në këtë kontekst kohor, në shumë vende të botës jo vetëm që ruhet integriteti i plotë i punëtorëve, por edhe stimulohen virtytet njerëzore dhe edukative. Kështu manifestohet përgjegjësia shoqërore sepse nga ai komunitet biznesi funksionon. Dhe jo vetëm kaq: çdo individ që arrin sukses, me automatizëm gjeneron impulse pozitive për shoqërinë, qoftë përmes vauçerëve të tillë, bursave për studentët ekselentë apo mbështetjes së klubeve lokale dhe jetës shoqërore.

 

Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.