ЕПИ

Renome-ja Suedeze dhe sfidat e kryesimit me BE-në

Prioritetet e kryesimit Suedez nuk janë befasi. Ato janë vazhdimësi e prioriteteve të kryesimit Çek, sigurisht me ngjyrë të theksuar Suedeze. Programi konciz paralajmëron një angazhim të fokusuar të aparatit administrativ dhe diplomacisë me përvojë të këtij vendi nordik. Megjithatë, nuk pritet që kryesimi të kalojë pa sfida. Disa nga ato vijnë nga vetë konstelacioni politik brenda Suedisë, ndërsa më së shumti – nga konstelacionet ndërkombëtare dhe gjendjet në BE.

Qeveria minoritare e të djathtës qendrore Suedeze e ka mbështetjen e demokratëve Suedez të djathtë të skajshëm, kështu që analistët parashtrojnë pyetjen se në çfarë mase kjo do të ketë ndikim mbi presidencën, kundrejt garancive të Kryeministrit Kristerson se ndikimi i kësaj partie do të mbetet në kuadër të çështjeve të brendshme politike suedeze.

Sfida më e madhe sigurisht është lufta në Ukrainë dhe prej aty prioriteti i parë i programit është “Siguri-unitet”. Vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën, duke përfshirë edhe mbështetjen financiare prej 18 miliardë eurosh, është një nga detyrat e para. Nga ana tjetër, çështja e konfiskimit të mjeteve të ngrira ruse do të jetë një “gështenjë e nxehtë”. Edhe vetë Kryeministri suedez e pranon se disa aspekte të këtij prioriteti janë të paparashikueshme, por disa të tjera – si vetë rrjedha e luftës – nuk janë. Kështu, Suedia paralajmëron gatishmëri edhe për menaxhimin me kriza të cilat mund të imponohen nga lufta. Duhet të merret parasysh edhe se në tryezë është e kandidatura e Suedisë për anëtare të NATO-s, e cila ende është nën bllokadën turke. E dukshme është se Programi ka edhe një shikim para mbi krizën në Ukrainë, përgatitje për periudhën e pasluftës drejt “rikonstruimit dhe reformës për eurointegrim”, duke e theksuar nevojën e një platforme ndërkombëtare për koordinim të rikonstruimit.

Sfida kyçe për prioritetin e dytë “Konkurenca” janë këndvështrimet e ndryshme brenda Unionit, posaçërisht në drejtim të përgjigjeve të mundshme ndaj mbështetjes së fuqishme buxhetore amerikane ndaj kompanive të tyre, me pasoja të të mundshme të fuqishme mbi tregtinë me BE-në. Presidenca suedeze do të vendoset para kërkimit të kompromiseve midis qasjes suedeze në tregun e hapur, forcimit të konkurencës dhe risive kundrejt përpjekjeve franceze dhe italiane që ndaj sfidës amerikane të përgjigjen me masa adekuate (mbrojtëse).

Prioriteti i tretë është tranzicioni i gjelbërt dhe energjetik. Nga Suedia, si lider në këtë fushë, pritet një angazhim i fortë dhe kredibil. Edhepse nuk parashihen gjendje të reja urgjente në fushën e energjetikës, realizimi i këtij prioriteti nuk do të jetë i lehtë, sepse në këtë periudhë gjashtë mujore duhet të përfundojnë negociatat ndërinstitucionale për paketën e masave legjislative të Programit “Të gatshëm për 55”.

Së fundi, prioriteti i katërt dhe i pritshëm, janë vlerat demokratike dhe sundimi i të drejtës. Është theksuar lufta kundër krimit të organizuar, por edhe çështja e imigracionit.

Me siguri që nëpërmjet prizmës të këtij prioriteti të fundit do të vlerësohen edhe marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor, siç është shënuar dhe në program. Përndryshe, Programi është relativisht koprrac në fjalë në lidhje me zgjerimin dhe Ballkanin Perëndimor, duke thënë se do ta vazhdojë “procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, me mbështetje ndaj reformave  në procesin e qasjes, sigurisht duke i dhënë prioritet gjyqësisë dhe sundimit të së drejtës. Mirëpo, si edhe shumë herë deri tani, aktiviteti i ardhshëm i kryesuesit nuk mund të parashihet vetëm nëpërmjet koprracisë ose pasurisë së premtimeve, por edhe nëpërmjet hapave konkretë. Kështu që, mund të pritet kujdes, por edhe qëndrueshmëri. Suedia ka strategji të qartë për mbështetjen e reformave në rajon dhe është fuqishëm e pranishme nëpërmjet përfaqësive të saj diplomatike dhe implementimit të Programit të veçantë për mbështetjen e reformave – SIDA. Kështu, presidenca aktuale me BE-në është edhe njohëse e mirë e gjendjeve në Ballkan. Edhe në makinerinë e saj profesionale të angazhuar për Presidencës ka diplomatë me përvojë që e njohin Ballkanin, e midis tyre edhe sekretari shtetëror për çështjet evropiane Kristian Danielson, midis tjerash, edhe si drejtor i mëparshëm gjeneral në Direktoratin Gjeneral për zgjerim.

Edhe pse analistët vlerësojnë se Ballkani Perëndimor do të jetë në hije të luftës së Ukrainës edhe këto gjashtë muajt në vijim, Suedia do të duhet të përballet edhe me krizat që vazhdojnë të digjen në Ballkan, ndërsa  BE-ja tashmë më gjatë kohë është në atë modusin e “fikjes së zjarreve”, para së gjithash – gjendjeve në veriun e Kosovës dhe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.  

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.