ЕПИ

Përkrahja për organizatat lokale të shoqërisë civile – nismat e drejtësisë tranzicionale dhe ndërtimi i besimit në Ballkanin Perëndimor – Rrjeti i pajtimit KOMRA

Rrjeti i Pajtimit të KOMRA fton organizatat e shoqërisë civile nga Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova që të paraqesin/dërgojnë propozime iniciativa, e cila i kontribuon zgjerimit të njohurive mbi faktet gjyqësore dhe përforcimit të zërit të viktimave, pranimit dhe zbulimit të fakteve dhe të krimeve të luftës në bashkësinë lokale, ndërtimit të kulturës së përkujtimit dhe pajtimit rajonal.

Afati për paraqitje të aplikimit dhe të projektit është 30.4.2023.

Rrjeti i pajtimit KOMRA (RRPK), ish Koalicioni për KOMRA-n, i tubon organizatat e shoqërisë civile, artistët, shkrimtarët, historianët, juristët de individë të tjerë, të cilët me aktivitetet dhe me angazhimin e tyre publik e mbështesin regjistrin emër për emër të të gjitha viktimave të luftërave të viteve 1991-2001 në hapësirën e ish Jugosllavisë. Përkrahjen për regjistrin rajonal të viktimave të luftës e kanë dhënë 580.000 qytetarë të vendeve post-jugosllave, të cilët në vitin 2011 e kanë nënshkruar peticionin për themelimin e KOMRA-s.

Deri në vitin 2015, liderët e Kroacisë, Serbisë, të Malit të Zi, Kosovës, dhe të Maqedonisë (Maqedonisë Veriore të tashme) si dhe dy anëtarë të Presidencës së B dhe H, e kanë mbështetur nismën qytetare që shtetet bashkërisht të regjistrojnë të gjitha viktimat e luftës. Koalicioni për KOMRA-n, në muajin dhjetor të vitit 2014 e ka miratuar Projekt Statutin e KOMRA-s, të cilin paraprakisht e kanë harmonizuar të dërguarit e liderëve të vendeve të cekura dhe ekspertët e Koalicionit për KOMRA-n si dokument për fillimin e procedurës për themelimin e KOMRA-s. Megjithëkëtë, ndryshimet politike në Kroaci, në muajin shkurt të vitit 2015, kanë çuar deri te kthesa e madhe e këtij vendi në ballafaqimin me të kaluarën – Kroacia është përcaktuar për ballafaqimin kombëtar me të kaluarën, me çka përkrahja politike nismës për KOMRA-n dukshëm është dobësuar. Në pajtim me marrëveshjen me liderët e vendeve të tjera post-jugosllave, Koalicioni e ka përgatitur Deklaratën për themelimin e KOMRA-s, me propozimin që në samitin e Procesit të Berlinit në Londër në vitin 2018 ta nënshkruajnë ministrat e punëve të jashtme të Ballkanit Perëndimor, duke shpresuar që Kroacia, si anëtare e BE-së, do të inkuadrohet më vonë.

Megjithëkëtë, vendimin e qeverisë për nënshkrimin e Deklaratës e ka sjellë vetëm Mali i Zi, arsye kjo përse nënshkrimi i Deklaratës është hequr nga rendi i ditës së samitit të Procesit të Berlinit në vitin 2018. Pastaj ka rezultuar mbështetja e dukshme e Drejtorisë së BE-së për politikën e fqinjësisë dhe të zgjerimit të BE-së. Në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit në vitin 2019, drejtori gjeneral i nderit i KE, Pierre Mirel, në emër të Drejtorisë së BE-së për politikën e fqinjësisë e ka vizituar Sarajevën ku është informuar nga këshilltarët e anëtarëve të Presidencës së B dhe H se anëtari boshnjak dhe kroat i Presidencës kanë prioritete të reja – sigurimin e stabilitetit dhe të sigurisë rajonale për B dhe H dhe se Republika Srpska nuk e mbështet pajtimin në bazë të fakteve gjyqësore, për të cilat angazhohet Koalicioni për KOMRA-n.

I ballafaquar me ndërprerjen e mbështetjes politike, Kuvendi i Koalicionit në muajin dhjetor të vitit 2019, në mbledhjen e tij të XII-të, e ka sjellë vendimin mbi rekonstruktimin e Nismës KOMRA – marrjen përsipër të brengës për hartimin e regjistrit rajonal të viktimave (130.000), me anë të rritjes së kapaciteteve hulumtuese përmes përfshirjes së fakulteteve të shkencave shoqërore nga Kroacia dhe B dhe H, dhe me sigurimin për mjetet përkatëse financiare. Sipas të dhënave të RrPK, identiteti i së paku 27.500 viktimave të luftës tashmë është vërtetuar: identiteti i rreth 7.000 viktimave të luftës është vërtetuar me anë të aktgjykimeve gjyqësore, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH) dhe Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) nga shumë burime e kanë konstatuar identitetin e 13.500 viktimave civile e ushtarake në lidhje me luftën në Kosovë, kurse Documenta dhe FHP identitetin e rreth 7.000 viktima civile e ushtarake në luftën në Kroaci.

Një pjesë e madhe e punës është kryer, por është më se e nevojshme që sa të jetë e mundur më parë të kryhet regjistrimi i të gjitha viktimave dhe që të dhënat të jenë publikisht të qasshme për verifikim. Për një punë të këtillë të rëndësishme është thelbësore një mbështetje më e fuqishme për nismat në nivel lokal, të cilat e promovojnë perspektivën e viktimave dhe të drejtësisë, pajtimin rajonal, respektimin e viktimave pa marrë parasysh përkatësinë etnike, i nxisin të rinjtë që të mësojnë, të mbajnë mend dhe të mendojnë në mënyrë kritike për të kaluarën.

Prej këndej rezulton projekti i granteve të vogla, që i kanë menduar anëtaret e RrPK-së, të cilat marrin pjesë në hulumtimin e humbjeve njerëzore dhe të vendeve të ngujimit – Fondi për të Drejtën Humanitare (Serbi), Fond për të Drejtën Humanitare Kosovë (Kosovë), Shoqata për Drejtësinë Tranzicionale, Pajtimin dhe Përkujtimin në B dhe H, dhe Qendra për Demokraci dhe Drejtësi Tranzicionale (B dhe H), Qendra për Edukim Qytetar (Mali i Zi) dhe Instituti për Politikë Evropiane (Maqedonia e Veriut).

Udhëzues për paraqitjen e propozimeve për projekte

Продолжи со читање

  • Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij

    Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij nëpër 20 qytete në gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, nga shtatori deri në nëntor të vitit 2025. Ndalesa e parë është në Prizren, Kosovë, më 8 shtator, e ndjekur nga Mitrovica më 9 […]
    The post Kamioni Mediatik Ballkanik po e nis udhëtimin e tij first appeared on Metamorphosis.

  • RAPORT I BIRC: PERSPEKTIVA E REFORMAVE TË QËNDRUESHME NË KUADËR TË KLASTERIT 3 DHE KLASTERIT 1

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Në këtë kuadër, tashmë nga ekspertët është vënë në dukje se harmonizimi i konceptit evropian, gjegjësisht ligjeve europiane në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut mbetet një imperative jetik për të krijuar dinamika tjera në arsimin e lartë në drejtim të përmirësimit të cilësisë.
    Klasteri 3 që do të hapet me BE-në e vendos fokusin në konkurrencën dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pikërisht, në sinkron me këtë klaster, shtetet anëtare duhet të kenë kornizën ligjore, administrative dhe financiare  si dhe kapacitetet e nevojshme zbatuese për të siguruar menaxhimin e shëndoshë financiar të programeve të arsimit, trajnimit dhe komunitetit rinor. Për të siguruar përfshirje të plotë dhe të suksesshme në programet kornizë, vendet anëtare duhet të sigurojnë kapacitetet e nevojshme zbatuese në fushën e kërkimit dhe zhvillimit teknologjik, pa anashkaluar stafin adekuat.
    Në këtë kuadër, reformat në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor nuk janë vetëm një përparësi sektoriale, por një domosdoshmëri strategjike që ndërlidhet drejtpërdrejt me cilësinë e kapitalit njerëzor dhe aftësinë e vendit për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme dhe konkurruese. Klasteri 3 përfshin kapitujt që lidhen me arsimin, kërkimin shkencor dhe kulturën (25 dhe 26), ndërsa Klasteri 1 përqendrohet në sundimin e ligjit, etikën dhe funksionimin demokratik të institucioneve. Të gjitha këto dimensione mbeten me ndikim të drejtpërdrejtë në sistemin arsimor.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU

  • RAPORT I BIRC: ARSIMI NË KRIZË, EKSPERTËT KËRKOJNË DEPOLITIZIM DHE REFORMA TË THELLA

    Autor: M-r Bardhyl Zaimi
    Sistemi arsimor në Maqedoninë e Veriut në asnjë rast duket se nuk ka arritur t’u rezistojë turbulencave të shumta politike të periudhës së tranzicionit, ndikimeve partiake dhe ndikimeve tjera që në masë të madhe kanë ulur nivelin e cilësisë. Në Maqedoninë e Veriut, nuk është arritur të krijohet një sistem koherent në fushën e arsimit që do t’i përgjigjej profesionalizimit dhe përkushtimit maksimal që e kërkon kjo fushë kaq e rëndësishme e shoqërisë. Përkundrazi, gjatë tërë kohës janë vërejtur eksperimente në politikat arsimore, zgjidhje të çastit, zgjidhje që më tepër kanë qenë improvizime se sa realisht të hyhet në një transformim cilësor të gjithanshëm që nënkupton suazë ligjore të mirëmenduar, dokumente të përpiluara nga profesionistë të fushës dhe strategji afatgjate që hapin dhe mbindërtojnë një vizion që do të ishte në përputhje me zhvillimet globale.
    Pas më shumë se tridhjetë vjetësh nga fillimi i tranzicionit , Maqedonia e Veriut akoma përballet me sfida të thella që lidhen me kalimin nga reforma të bazuara kryesisht në interesat politike afatshkurtra, drejt reformave të qëndrueshme dhe profesionale, të bazuara në ekspertizë. Ky proces është veçanërisht i rëndësishëm në sektorin e arsimit të lartë, ku ndikimet e politizimit dhe mungesa e vazhdimësisë kanë minuar besueshmërinë, cilësinë dhe efikasitetin e sistemit arsimor.
    Ekspertë nga fusha e arsimit kanë vënë në dukje se një nga pengesat kryesore në rrugën drejt reformave substanciale në arsimin e lartë është mungesa e një konsensusi politik të gjerë dhe të qëndrueshëm që mund të mbrojë dhe implementojë strategji afatgjata pa ndërhyrje të politikave ditore. Përvojat rajonale, siç përmendet nga ekspertët modeli i Sllovenisë, tregon se sukseset e reformave strukturore vijnë nga politikat me vazhdimësi, përfshirja e komunitetit akademik dhe mbështetja e institucioneve shtetërore gjatë një periudhe të gjatë kohore.
    Në përputhje me këto nevoja, Maqedonia e Veriut ka bërë hapa konkretë duke themeluar më 6 nëntor 2024 Trupin Nacional Koordinues për Reforma në Arsimin e Lartë, një entitet gjithëpërfshirës që bashkon përfaqësues të institucioneve shtetërore, universiteteve, biznesit dhe shoqërisë civile, me mandatin për të rikthyer cilësinë, standardizimin dhe investimet në shkencë dhe kërkim. Ky trup synon të nisë një reformë strukturore të thellë, duke përgatitur propozime konkrete për përmirësimin e sistemit arsimor gjatë 18 muajve të ardhshëm.
    Megjithatë, sfidat mbeten të mëdha. Raportet e Komisionit Evropian për vitet 2023 dhe 2024, si dhe analizat e organizatave ndërkombëtare si UNDP dhe OECD/SIGMA, evidentojnë mungesën e kapaciteteve teknike dhe njerëzore, politizimin e universiteteve dhe fragmentimin e legjislacionit, si faktorë që pengojnë konsolidimin e reformave në arsimin e lartë. Pa i tejkaluar këto barriera, vënë në pah ekspertët, Maqedonia e Veriut, do të vazhdojë të përballet me sfida në ndërtimin e institucioneve të depolitizuara, të pavarura dhe të përgjegjshme ndaj komunitetit akademik dhe shoqërisë.
    RAPORTIN E PLOTË E GJENI KËTU