цивил

Ngjarje onlajn e CIVILit: Ekonomia qarkulluese – potencialet dhe sfidat për gjeneratat e ardhshme

CIVILi organizon ngjarje online me temë “Ekonomia qarkulluese: Potencialet dhe sfidat për gjeneratat e ardhshme” më 26 maj 2022, me fillim nga ora 12:00. Në këtë ngjarje do të flasin kryetarja e partisë DOM, Maja Moraçanin, përfaqësuesja e komunitetit të ekspertëve, dr. Ivana Llozanovska dhe presidenti i Civilit, Xhabir Deralla.

Çfarë është ekonomia qarkulluese, sa e zbatueshme është në ekonomitë kombëtare dhe lokale, veçanërisht në rastin e vendeve të varfra, sa është e mundur në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kushteve të tjera ekonomike, ushtarake, politike dhe të tjera – janë disa nga pyetjet lidhur me këtë temë, thonë organizatorët e manifestimit që është pjesë e Javës së Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor, e cila mbahet nga 23 deri më 27 maj në  gjithë Ballkanin Perëndimor.

Java e Ekonomisë qarkulluese e Ballkanit Perëndimor është nisma e parë rajonale që bashkon aktorë të ndryshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Fokusi i kësaj nisme është ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm, dhe organizohet nga anëtarë të komunitetit Logex nga i gjithë rajoni, me iniciativë të Forumit Ballkanik nga Kosova.

Komuniteti LogEx u themelua në dhjetor të vitit 2021. Është një partneritet ndërmjet universiteteve dhe akademikëve, organizatave të shoqërisë civile dhe aktorëve të biznesit nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe diaspora e rajonit. Si një komunitet i diversitetit, LogEx punon tejkalimin e hendekut midis arsimit të lartë dhe tregut të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. LogEx lehtëson mësimin dhe bashkëpunimin dhe punon për ndërtimin e kapitalit njerëzor, forcimin e ekonomisë qarkulluese, reduktimin e papunësisë dhe të migracionit.

Vegëza: Facebook ngjarje 

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.