543708402 2764943893700648 1274599406387485468 n 1230x767

INTERVISTË ME VLADIMIR GJORGJEVSKI: KRIJIMI I ZGJIDHJEVE EVROPIANE PËR NJË CILËSI MË TË MIRË TË JETESËS

Intervistoi: Enis Shaqiri

BIRC Institute

Vladimir Gjorgjevski është drejtor i zyrës lokale të RYCO në Shkup. Në këtë intervistë për Institutin BIRC, ai flet për rolin e të rinjve në procesin e integrimit evropian, sfidat me të cilat përballen dhe mënyrat se si mund të forcohet bashkëpunimi rajonal.

BIRC: A kanë të rinjtë mjaftueshëm informacione për procesin e integrimit evropian?

Vladimir Gjorgjevski: Mendoj se jo. Ata tregojnë gjithnjë e më pak interes për këtë proces dhe shumë prej tyre mendojnë se është i paarritshëm në një kohë të shpejtë. Pra, nuk besojnë se integrimi ynë në BE do të ndodhë ndërkohë që ata janë ende të rinj.

BIRC: Cilat janë pengesat kryesore që i ndalojnë të rinjtë të përfshihen në proceset e evropeizimit dhe demokratizimit?

Vladimir Gjorgjevski: Motivimi dhe hapja e institucioneve janë kyçe. Duhet të krijohen procese gjithëpërfshirëse në të cilat të rinjtë jo vetëm të jenë të pranishëm në tryezë, por edhe të konsultohen seriozisht. Rekomandimet e tyre duhet të merren parasysh dhe ata të përfshihen në zbatimin e zgjidhjeve të qëndrueshme.

BIRC: Si mund të përmirësohet bashkëpunimi rajonal mes të rinjve në kontekstin e integrimit evropian?

Vladimir Gjorgjevski: Me krijimin e përbashkët të zgjidhjeve evropiane që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe standardin e jetesës: me heqjen ose uljen e barrierave kufitare, njohjen reciproke të diplomave, krijimin e mundësive të barabarta për punë dhe jetë, qarkullimin e lehtë të mallrave, më shumë mundësi për bashkëpunim rajonal dhe ndërkulturor, si dhe mundësi për krijimin e ndërmarrjeve dhe bizneseve rajonale. Me një evropeizim të vërtetë para se të bëhemi anëtarë të BE-së.

BIRC: A janë të mjaftueshme programet ekzistuese të BE-së për të rinjtë (si Erasmus+) për të promovuar evropeizimin e Ballkanit?

Vladimir Gjorgjevski: Jo. Nevojiten më shumë programe lokale dhe rajonale, sepse Ballkani ka specifikat dhe sfidat e veta. Të rinjtë duhet të kenë mundësi të mësojnë, të diskutojnë dhe të krijojnë zgjidhje afatgjata pikërisht në këtë kontekst. Përndryshe, euroskepticizmi dhe emigrimi i të rinjve do të vazhdojnë të rriten.

BIRC: Si mund t’i kundërvihemi me efikasitet dezinformimit dhe propagandës antievropiane që ndikon tek të rinjtë?

Vladimir Gjorgjevski: Para së gjithash, duke krijuar burime të besueshme informimi dhe duke mbështetur mediat profesionale që nuk kanë interesa të fshehura. Është e nevojshme edhe më shumë mbështetje për gazetarët e rinj, krijimi i hapësirës për qytetarët që të komentojnë dhe raportojnë në mënyrë anonime, si dhe format moderne të komunikimit – rrjetet sociale, imazhet kreative, videot, intervistat, podcast-et dhe influencuesit që promovojnë vlera pozitive.

BIRC: Mendoni se ekziston euroskepticizëm tek të rinjtë dhe çfarë e nxit atë?

Vladimir Gjorgjevski: Po, dhe ai po rritet gjithnjë e më shumë. Arsyet janë disa: bllokada nga Bullgaria menjëherë pas Marrëveshjes së Prespës, mungesa e koordinimit të mjaftueshëm të lidershipit të BE-së rreth agresionit ndaj Ukrainës, si dhe procesi i ngadalshëm i reformave në vend dhe dukshmëria e dobët e mbështetjes nga BE-ja. Të gjithë këta faktorë ushqejnë mosbesimin tek të rinjtë.

Kjo intervistë është përgatitur në kuadër të projektit “Përfshirja e të rinjve për evropeizimin e Ballkanit”, i zbatuar nga BIRC Institute nga Maqedonia e Veriut, NVO GLAS nga Mali i Zi dhe CFID nga Kosova, me mbështetje nga Fondi për Ballkanin Perëndimor dhe kofinancim nga Bashkimi Evropian.

Intervista është përgatitur me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtja është përgjegjësi ekskluzive e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk pasqyron qëndrimet e Bashkimit Evropian.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.