Arsimi Rrjet.jpg

FORMOHET RRJETI PËR REFORMA NË ARSIMIN E LARTË

Në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit CIVIKA Mobilitas, është formuar një rrjet joformal ekspertësh, i quajtur „KLASTER 3 dhe reformat në arsimin e lartë“.

Forumi për Politika të Arsyeshme (FRP), së bashku me Institutin për Shkenca Sociale dhe Humane – Shkup (ISHSH-S) dhe Institutin Ballkanik për Bashkëpunim Rajonal (BIRC), që e realizojnë këtë projekt, informojnë se Rrjeti do të punojë në përgatitjen e analizave, raporteve monitoruese dhe politikave të propozuara, me fokus në lidhjen ndërsektoriale midis ekonomisë dhe arsimit.

Rrjeti përfaqëson një ndërthurje të përfaqësuesve nga sektorët e arsimit të lartë, shkencës, komunitetit start-up dhe komunitetit sipërmarrës, dhomat e tregtisë, si dhe sektori i kulturës në fushën e industrive kreative, vendimmarrës në sektorët përkatës të politikave të Klasterit 3 për reforma.
Në takimin themelues, anëtarët e rrjetit u pajtuan për nevojën e reformave gjithëpërfshirëse në arsim dhe u angazhuan që në mënyrë vullnetare të mbështesin qëndrimet dhe rekomandimet e sjella brenda rrjetit dhe projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, nëse ato janë në përputhje me qëndrimet e tyre.

Gjatë takimit u përcaktuan gjithashtu objektivat e rrjetit, parimet e punës, mënyra e rrjetëzimit dhe e vendimmarrjes. Po ashtu, u miratua edhe rregullorja dhe udhëzimet e punës, me të cilat përcaktohen parimet dhe mënyrat e rrjetëzimit.

Siç informojnë organizatat partnere që e realizojnë projektin “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, qëllimi i Rrjetit është avokimi për politika që do të çojnë në harmonizim thelbësor të politikave arsimore dhe shkencore-kërkimore të Maqedonisë së Veriut me parimet e Procesit të Bolonjës.

“Në kuadër të objektivave të Rrjetit janë paraparë hartimi i politikave të propozuara për decentralizimin e sferës akademike, nga përmbajtjet dhe stilet mësimore, deri te eksperimentimi me forma dhe mundësi të internacionalizimit, përmes të drejtës për të njohur dhe mos njohur diplomat dhe për të vendosur kritere të veta për përzgjedhje në tituj. Detaji tekniko-burokratik nuk duhet të jetë mbi thelbin dhe vlerat, dhe këto nuk duhet të sakrifikohen në emër të mekanizmave të menaxhimit që gjithmonë janë subjekt i adaptimit,” thuhet në njoftimin e organizatave.

Gjithashtu, përmes Rrjetit promovohen përkushtimi ndaj vlerës themelore nga e cila ka dalë Procesi i Bolonjës përmes Konventës së Lisbonës për njohjen e diplomave.
“Rrjeti duhet të hartojë politika për lidhjen e të gjitha fushave dhe disiplinave akademike me ekonominë, nga zhvillimi teknologjik deri te kultura si industri kreative, si dhe të ndërtojë lidhje të ngushta midis komunitetit akademik dhe biznesit, ndër të tjera përmes projekteve pilot si iniciativa start-up që dalin nga punëtori apo takime të organizuara nga Rrjeti, e të ngjashme,” informojnë organizatat.

Përndryshe, qëllimi kryesor i projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës” është të kontribuojë në një arsim të lartë më të mirë dhe më cilësor, të integruar thellësisht në rrjedhat ekonomike në shtet dhe jashtë tij, ku kërkimi dhe shkenca do të shndërrohen në sektorin real dhe do të jenë pjesë e pandashme e ndërtimit të politikave publike në shtet, ku të rinjtë studentë të suksesshëm do të gjejnë strehë të sigurt akademiko-ekonomike, dhe në këtë mënyrë të ulet largimi i trurit.

Teksti është zhvilluar në kuadër të projektit “Përfaqësim për zhvillim gjithëpërfshirës”, i mbështetur financiarisht nga Qeveria e Zvicrës përmes programit Civica Mobilitas.

Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e vetme e Forumit për Politika të Arsyeshme, IOHN dhe BIRC dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet se pasqyron pikëpamjet e Qeverisë së Zvicrës, Civica Mobilitas ose organizatave të saj zbatuese.

This post was originally published on this site

Продолжи со читање

  • Video: Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter)

    Në kuadër të projektit Gratë e reja kundër dhunës online (Young Women Counter), së bashku me ekspertë, flasim për njohjen dhe parandalimin e dhunës online të bazuar në gjini. 🌐💪 Ky video është pjesë e përpjekjeve tona për t’i inkurajuar gratë e reja të ndihen më të fuqishme, të informuara…

  • Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit

    Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit shpreh shqetësim serioz lidhur me procesin e ngadalshëm të miratimit të Propozim Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve. Megjithëse Platforma mori pjesë në mënyrë aktive […]
    The post Platforma e organizatave të shoqërisë civile për luftë kundër korrupsionit kërkon miratimin e menjëhershëm të Propozimit të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, si një hap kyç kundër korrupsionit first appeared on Metamorphosis.

  • FTESË PËR EKSPOZITE

    LAJMËRIM / FTESË PËR EKSPOZITE Qendra për Zhvillim të Qëndrueshëm të Komunitetit – Dibër ka kënaqësinë të ftojë nxënësit, prindërit, […]

  • Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike

    Më 10 dhjetor 2025, në kuadër të konferencës ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk në Shkup, Fondacioni Metamorfozis organizoi një punëtori. “Aftësi të buta dhe perspektiva karriere në sigurinë kibernetike”, për pjesëmarrëset e programit rajonal CybHER! Punëtoria u organizua në bashkëpunim me Këshillin Britanik, me mbështetjen profesionale të Ljubica Pendaroskës, eksperte e sigurisë kibernetike. Photo credits: Vanço Xhambaski Përmes […]
    The post Aftësi të buta dhe perspektiva karriere për ekspertet e ardhshme të sigurisë kibernetike first appeared on Metamorphosis.

  • “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb

    Vesna Kolovska dhe Ubavka Janevska. Foto nga Vanço Xhambaski. Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” për punimin më të mirë gazetaresk, përkatësisht punimin ekspert të përgatitur nga organizata të shoqërisë civile dhe individë, të cilin Fondacioni “Metamorfozis” e ndau për herë të dytë në Konferencën e-Shoqëri.mk. Punimi i tyre “Konti […]
    The post “Ubavka Janevska dhe Vesna Kollovska janë fituese të çmimit “Ilija Zhupanoski” të Metamorfozis” – Portalb first appeared on Metamorphosis.

  • „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb

    Edicioni i 21-të i Konferencës Ndërkombëtare e-Shoqëri.Mk nga Fondacioni Metamorfozis/ Paneli: Demokratizimi i të dhënave – Fuqia, qasja dhe përgjegjësia Në një kohë kur të dhënat janë shndërruar në pasurinë më të rëndësishme të shoqërisë digjitale, mbetet ende e hapur dilema se kush i kontrollon ato, kush përfiton prej tyre dhe si përdoren. Inteligjenca artificiale […]
    The post „E-Shoqëri: Institucionet duhet të heqin dorë nga “xhelozia” ndaj të dhënave“ – Portalb first appeared on Metamorphosis.